Nuk është i dashuruar pas krahinës së qytetit Trën vetëm ai i cili nuk ka qenë aty. Për të kaluarën dhe për të tanishmen e këtij “diamanti të papërpunuar” të Bullgarisë flasim me Asen Mlladenovin, një banues vendës prej nëntë brezave dhe atdhedashës i flaktë. 30 vjet me radhë ai mbledh fjalë dhe shprehi nga e folura regjionale dhe krijon fjalorin unik “Fjalët e krahinës së qytetit Trën” që përmban 8 300 fjalë nga fushat e ndryshme të jetës:
“Duke filluar nga fusha, pylli, inventari , demonologjia, bota shtazore dhe bimore, kam mbledhur çdo gjë – thotë Asen Mlladenov dhe përmes gjuhës na fut në psikologjinë popullore të banuesit të kësaj krahine: – Duke grumbulluar fjalët për fjalorin, arrita deri tek parmenda. Pyeta një kushëririn tim i cili është 94 vjeç për emërtimin e njërës prej pjesëve të saj. Ai më pa dhe më tha: “O, unë këtë e dija, por tani e kam harruar. Duhet të pyesim ndonjë njeri plakë!” E, ky është optimizmi i banuesit të Trënit."
Mbase ky optimizëm u lejon banuesve të mund të përjetojnë periudhat e rënda në historinë e Bullgarisë, të cilat kanë reflektuar mbi këtë krahinë. Në hartën e krahinës së Trënit, Mlladenov më tregon se ku kaloi kufiri i ri midis Serbisë dhe Bullgarisë gjatë vitit 1919 sipas Traktatit të Nejit (Neuilly) arritur pas Luftës së Parë Botërore. Atëherë Bullgaria humbi një pjesë të konsiderueshme nga territoret e veta, mes tyre dhe 10-12 fshatra nga krahina e Trënit, të cilët mbeten në territorin Serb. Ja se çfarë tregon për vendosjen e kufirit Asen Mlladenov:
“Atëherë kanë kaluar përmes kreshtës tonë. Një prej tyre francez i hipur në kalë dhe me bastun ka thënë “Atje ku do të trokas me bastunin tim aty do të kalojë kufiri”. Kështu e kanë shënuar. Në fshatin Strezimirovci, ku tani është pika kufitare e kufirit me Serbinë, ka një shtëpi, të ndarë më dysh. E njëjta gjë rastis dhe në fshatra të tjera. E përfytyroj sesi e kanë përjetuar. Atëherë nuk kam qenë i lindur. Por kam marrë pjesë në takimet e para të përbashkëta, të cilat u lejuan në kufi gjatë vitit 1956. Momente shumë të rënda kur takoheshin familje të ndara.”
Sot në qytetin Trën jetojnë rreth 4 400 veta. Në kohërat më të mira situata ka qenë e ndryshme, tregon bashkëbiseduesi im:
“Midis luftërave kanë qenë 56 000 veta. Përpara se të bëjnë Ekonomitë Kooperative të Punës Bujqësore kanë qenë rreth 50 000. Në Kraishten e Trënit-Dollna Mellna dhe në akoma 4 fshatra ka pasur 3 500 veta. Tani ka 12 të moshuar të cilët e kalojnë dimrin aty. Por ajri në këtë krahinë , siç thotë shkrimtari Elin Pelin - është “të hahet me bukë”.
Në sajë të natyrës, të ushqimit të pastër, të ajrit dhe të qetësisë, këtu njerëzit jetojnë gjatë. Pavarësisht nga pasuritë e natyrës dhe nga trashëgimia arkeologjike e rrethit të Trënit, nga koha e socializmit deri vonë kjo krahinë rinte anës planeve për zhvillimin e vendit.
“Ju jeni të harruar nga Zoti dhe nga qeveria! Kështu thoshte Todor Zhivkovi. Ai kishte frikë nga gjeneralët e kësaj krahine Sllavço Trënski dhe Denço Znepollski që të mos e heqin nga posti – më sqaroi Asen Mlladenovi. – Dy gjëra i dëbuan banuesit. Fillimisht Ekonomitë Kooperative të Punës Bujqësore – kur u bënë gjatë viteve 1954-1956. Njerëzit nuk mundën të pajtohen me faktin se e gjithë prona e tyre bëhet në një moment e përbashkët. Shumë njerëz ikën atëherë. Një valë e madhe njerëzish ikën për në Sofje. Në lagjet “Bëkston”, “Krasno sello” dhe “Krasna Poljana” është plotë banues të krahinës sonë. Goditja e dytë qe kur brezi tjetër, të tillë si unë, shkuan nëpër qytete dhe u bënë punonjës industrial. Pas kësaj erdhi demokracia e madhe. Presidenti Zheljo Zhelev shkon dhe thotë: “Tani do të bëheni të pasur!”. “Si do të bëhemi të pasur, zoti president?” – “Ju kthejmë tokën”. Kurse ata të lodhur dhe me paterica, të mbështetur mbi shata thonë: ”Faleminderit”.
Njerëzit këtu janë shumë punëtor. Dikur në periudhën e verës burrat kanë shkuar në kurbet, por janë kthyer te familjet e veta për të kaluar dimrin. Midis luftërave në çdo një shtëpi janë lindur mesatarisht nga 7-8 fëmijë. Gjatë verës gratë janë kujdesur për fëmijët dhe kafshët, kanë shkuar në arë për të punuar, kurse gjatë periudhës së dimrit kanë punuar qilima. Këtu është shumë aktuale motoja ”Uniteti e bën forcën”. “Banuesi i kësaj krahine pëlqen të ndihmojë, bind Asen Mlladenov. – Kur fillon të ndërtohet shtëpi ose ndonjë gjë tjetër, që të mund të përfundohet puna shpejt, mblidhet e gjithë mëhalla dhe ndihmon. Pas luftërave më përpara u kanë ndihmuar vejushave.”
"Në rrethin e qytetit Trën çdo fshat lëvdohet me mjeshtrit e vet, specialistë në një zanat të caktuar, tregon Asen Mlladenov. Në fshatin Vidrar janë specialistë në rregullimin e çative, në Gllavanovci janë punonjësit e gjipsit, në Businci është qeramika, në Gorna Mellna janë pastruesit e oxhaqeve, në Shipkovica – ndërtuesit. Kur është formuar brigadë janë mbledhur. ”Kështu në kohën e kaluar banuesit e krahinës së Trënit kanë ndërtuar godinën e Gjykatës, Pallatin Mbretëror”, tregon Asen Mlladenov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Miglena Ivanova dhe Asen Mlladenov - arkiv personal
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..