A mund të matet jeta me kilogramë? Del se mundet – pasi imazhi në pasqyrë dhe pesha e matur nga kandari nuk i përgjigjen modelit në masë.
Prapa çdo një çrregullimi ushqimor fshihet ndonjë problem emocional. Ndërsa kur të bëhet fjalë për adoleshentë, zakonisht bëhet fjalë për mungesë sedre. Në qoftë se shtojmë këtu edhe vështirësitë në familje, ndarjet, dështimet në adaptim, është pothuajse e sigurt se të rinjtë do të kërkojnë shpëtim në ushqim si një kënaqësi e lehtë.
Çrregullimet ushqimore ndër të rinjtë bëhen gjithnjë e më shumë, prandaj gjatë vitit 2016 psikoterapeutet Milena Tashkova dhe Sofia Ferdinandova krijuan projektin “Jeta në kilogramë”. Që t’i ndihmojnë adoleshentët për ta përballuar problemin dy specialistet vizituan shumë shkolla në tërë vendin dhe punonin me nxënës nga klasa e pestë deri në klasën e dymbëdhjetë.
“I vendosim në situata të ndryshme imagjinare, për të cilat duhet të mendojnë, pasi mishërohen në ndonjë rol – na tregon dr. Milena Tashkova. – Ata kërkojnë strategji konstruktive për zgjidhjen e situatës, të cilat nuk kanë lidhje me ushqimin.”
Tri janë çrregullimet ushqimore, nga të cilat zakonisht vuajnë të rinjtë.
“Anoreksia ka të bëjë me mospëlqimin, mospranimin e vetvetes – na shpjegon psikoterapeutja. – Të rinjtë nuk hanë dhe po të hanë madje ndonjë mollë ata ndihen fajtorë. Kështu ata dobësohen shumë dhe mund të arrihet madje deri në vdekje. Sa për buliminë atëherë ka periudha kur i sëmuri ha shumë dhe pastaj vjell, dhe të tilla kur ai nuk ha. Shpeshherë anoreksia dhe bulimia janë lidhur njëra me tjetrën dhe nga njëra gjendje mund të ndodhesh në gjendjen tjetër. Kurse ortoreksia është çrregullimi modern ushqimor dhe përbën përqendrimin e tepërt te ushqimi shëndetësor. Gjatë tërë ditës ortoreksikët mendojnë se çfarë të hanë dhe a mund të prishet shëndeti i tyre. Prandaj ata humbasin shumë kohë për përgatitjen e ushqimit dhe kur fokusi mbi ushqim zëvendëson gjithçka tjetër – atëherë mund të thuhet se kjo është bërë problem.”
Për fat të keq çrregullimet ushqimore mbeten të fshehta shumë kohë dhe zakonisht specialistët përfshihen diku në mes të rrugës. Prandaj është rëndësishëm që prindërit t’i vëzhgojnë fëmijët e tyre – nëse janë të pasigurt dhe kërkojnë vazhdimisht komplimente për pamjen e tyre të jashtme, nëse janë tepër kritikë për veten, nëse nuk duan të ushqehen bashkë me familjen.
“Gjëja e parë e rëndësishme është që prindërit të jenë afër fëmijëve të veta dhe të komunikojnë me ta, që të kuptojnë se çfarë janë problemet e tyre – na këshillon dr. Milena Tashkova. – Ata duhet t’i inkurajojnë që të shprehin dhe të ndajnë emocionet e tyre – shpeshherë në momenet kur aoleshentët janë të trishtuar ata zemërohen dhe e kundërta – kur janë të zemëruara ata qajnë. Kështu qe është mirë të flasim me fëmijët tanë dhe në qoftë se na bën përshtypje ndonjë problem të mos e fshehim, por të flasim haptazi me fëmijët dhe të kërkojmë ndihmën e specialistit. Është me rëndësi puna me psikologun, kurse në fazën përfundimtare mund të ketë nevojë edhe për konsultim me psikiatër, por kjo nuk duhet të na shqetëson. E rëndësishmja është që të merren masat e domosdoshme.”
Mirëpo, abuzimi me ushqimin nuk i prek vetëm të rinjtë. Më të rriturit gjithashtu e përdorin këtë “ilaç”, po të mos arrijnë t’i përballojnë emocionet e veta.
“Është vështirë të luftojmë kundër trishtimit dhe mospëlqimit të vetvetes – thotë psikoterapeutja. – Nuk mund të pëlqehemi, nuk ndihemi të suksesshëm dhe të rëndësishëm – pikërisht ky është një prej problemeve më të mëdha i shumë njerëzve, se duam të jemi të suksesshëm për dikë. Dhe në qoftë se kjo nuk ndodh, atëherë fillojmë të mendojmë se nuk jemi të denjë, nuk jemi të bukur, nuk jemi të përsosur dhe duhet të bëjmë diçka në këtë drejtim.”
Mirëpo, po të gjejmë miq, me të cilët të bisedojmë dhe t’i ndajmë emocionet tona, atëherë do të ndihemi më të rëndësishëm, sepse do të jemi në një mjedis që na trajton mirë. Më e rëndësishmja është që të jemi autentikë, të mos kemi frikë, të tregojmë vetveten dhe të flasim atë, të cilën e mendojmë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..