Më 16 shkurt mbushen 120 vjet nga dalja e buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare /BTA/, të shkruar personalisht nga drejtori i agjencisë Oskar Iskander-doktor në filozofi, redaktor dhe botues. Në buletinin e parë prej 4 faqeve, janë mbledhur 7 informacione. Këtë datë e pranojmë për datëlindjen e Agjencisë Telegrafike Bullgare. Për agjencinë dhe për rolin e saj publik tregon drejtori i saj dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Agjencive të Lajmeve Maksim Minçev:
"Është mirë të themi se në këto 120 vjet ka disa gjëra të rëndësishme. Njëra është se institucioni kombëtar informativ "ka shkelur" në 3 shekuj. E dyta është se tanimë 120 vjet BTA nuk e ka ndryshuar emrin e vet dhe nuk ka pushuar së punuari, por vazhdon edhe sot të informojë shoqërinë bullgare. Këto janë 3 momente të rëndësishme nga historia jonë, të cilat duhet të nënvizohen. Veprimtaria kryesore e BTA-së është të informojë - të prodhojë informacion dhe ta ritransmetojë, të kënaqë nevojat si të institucioneve shtetërore, kështu dhe të medieve, të përfaqësive diplomatike, të organizatave joqeveritare, të gjithë shoqërisë. Por, kjo në asnjë rast nuk do të thotë se BTA-ja nuk ka dhe një funksion publik. Përkundrazi. Gjatë të gjitha këtyre viteve agjencia gjithmonë ka qenë shkollë për gazetari. Ajo është vendi, ku gjithmonë është praktikuar gjuha e drejtë dhe e pastër bullgare. Është një normë për ndershmëri në zanatin tonë të ndërlikuar. Sa i përket vendit të BTA-së në realitetin bullgar - në periudha të ndryshme ajo ka pasur funksione të ndryshme. Në kohën e socializmit rrjeti i gjerë i korrespondentëve i BTA-së jepte mundësi që Bullgaria të merrte informacion nga të gjitha skajet e botës. Kishte periudha, kur gazetat emblematike të agjencisë - “Paraleli” /paralele/, “LIK” /letërsi, art, kulturë/ dhe “Po sveta” /nëpër botë/, ishin dritare të hapura drejt botës. Bullgarët kishin mundësi të merrnin informacion në një kohë, kur ai ishte shumë i pakët ose me një censurë të madhe.”
BTA organizon dhe disa forume, të cilat gjatë viteve provuan domosdoshmërinë e tyre.
"Do të përmendja Takimet botërore të medieve bullgare. Tanimë 13 vjet me radhë me shumë entuziazëm, dëshirë dhe dashuri mbledhim që të gjitha mediet bullgare nga bota. Ato janë shumë, sepse në vendet ku ka medie bullgare ka edhe shumë bullgarë. Fakti se ne i mbledhim këto media, të cilat punojnë në më shumë se 40 shtete në të gjitha kontinentet, është një nismë shumë e mirë. Kështu i japim mundësi çdo ditë Bullgarisë të marrë informacion të dyanshëm duke bashkëpunuar me mediet bullgare jashtë shtetit dhe me komunitetet bullgare në shumë shtete. E dimë se çfarë rastis në Argjentinë, çfarë bëjnë bashkatdhetarët tanë në Australi. E dimë se cilat janë problemet e bullgarëve në Qipro, në Serbinë Lindore, në Moldavi, në Shtetet e Bashkuara. Sigurojmë korrespondentë dhe lidhje të drejtpërdrejtë. Çdo ditë nëpër botë flitet dhe shkruhet në një gjuhë të pastër bullgare. Kjo është shumë e rëndësishme dhe unë mendoj se kjo iniciativë do të vazhdojë edhe në të ardhmen."
BTA ka gazetarë të vet në15 qytete bullgare dhe rrjeti i korrespondentëve vazhdimisht zgjerohet. Po përgatitet hapja e zyrave tona në qytetet Ruse, Tërgovishte, Jamboll, Dobriç, Kërxhali. Vetëm përpara 4 muajve, gjatë kohës së takimit të 13 botëror të medieve bullgare, i cili u zhvillua në Moldavi, ishte hapur zyra jonë në Taraklia - qyteti, i populluar me më shumë njerëz me prejardhje bullgare. Jo më pak e rëndësishme është dhe veprimtaria ndërkombëtare e Agjencisë:
"BTA është një nga 10 agjencitë e para, të krijuara në botë - nënvizon Maksim Minçev. Gjatë të gjitha viteve të ekzistencës së vet agjencia është partnere e gjigantëve në këtë profesion dhe tani kemi një monopol kë konsiderueshëm në vend - 80% e informacionit kalon përmes nesh. Ne kemi marrëveshje me më të mëdhenjtë - Reuters, France-Presse, TASS, Sinhua e të tjera. Paralelisht me këtë kemi dhe marrëveshje bilaterale me mbi 60 shtete. Me fqinjët tanë në Ballkan ne kemi marrëdhënie miqësie, këmbejmë informacione, fotografi dhe delegacione. Kjo na jep mundësi të jemi jashtëzakonisht të shpejtë dhe aktual. Në të njëjtën kohë BTA është dhe anëtare e pothuajse të gjitha organizatave ndërkombëtare që bashkojnë agjencitë e lajmeve si Asociacioni i agjencive ballkanike dhe Asociacioni i agjencive të Detit të Zi. Lajmi më interesant është se gjatë vitit 2019, Sofja dhe respektivisht BTA do të jenë mikpritës të forumit më të madh të medieve në historinë e Bullgarisë - Kongresit të katërt botëror të agjencive informative. Në të presim delegacione prej më shumë se 150 shteteve. Në fokus do të jenë çështjet më të rëndësishme përpara gazetarisë. Për ne është një nder se Bullgaria do të jetë mikpritëse e kësaj ngjarjeje të madhe", tha përpara Radio Bullgarisë drejtori i Agjencisë Telegrafike Bullgare Maksim Minçev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..