Nxënësit e talentuar nga Shkolla muzikore “Ljubomir Pipkov” kanë përgatitur një program interesant me veprat e profesorit Dobri Paliev. Koncerti i tyre do të zhvillohet më 18 shkurt në sallën “Bullgaria”. Kjo është ngjarja e parë, kushtuar përvjetorit të 90-të nga lindja e profesorit Paliev, i cili është themeluesi i shkollës bullgare të perkusioneve. Bashkë me veprimtarinë e tij si kompozitor dhe pedagog, gjatë karrierës së tij gjithmonë ka punuar për zhvillimin e nxënësve me përfshirjen e tyre në ansamble të ndryshme. Në vitin 1976 Dobri Paliev themeloi ansamblin “Poliritmi” , udhëheqësi i të cilit artistik ishte vetë ai. Ndër muzikantët e ansamblit ishin dy vajzat e profesorit – Maria dhe Iskra, të cilat sot vazhdojnë rrugën e nisur nga ai. Pjesëmarrësit në koncert janë nxënësit e tyre.
“Dëshiroj ta falënderoj Filarmoninë e Sofjes, e cila është bashkë organizatorja e koncerteve – tha Iskra Palieva. Njëri prej tyre (ai i së djelës në orën 17.00) është me program për fëmijë në ekzekutim të fëmijëve. Do të marrë pjesë grupi “Paliev’s sparkles”, i cili është fryti i punës sime në Shkollën muzikore, ku jam pedagoge e muzikës së dhomës. Në ansambël ka fëmijë të mrekullueshëm dhe shumë të talentuar. Ata arritën të përgatitnin veprën “Udhëtimi muzikor”të kompozuar nga Dobri Palievi – kjo është një përrallë muzikore, të cilën dikur e ekzekutonim në “Poliritmin”. Shpresoj se publiku do t’i vlerësojë përpjekjet e tyre të shumta. Në program janë përfshirë gjithashtu pjesë, të cilat do të prezantohen nga fëmijët në shoqërim të Orkestrës harkore pranë Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Ljubomir Denev. Puna me fëmijët gjithmonë më kthen në fëmijëri. Me motrën time kishim një ambient të mirë, i cili na ndihmoi të zhvillonim ndjenjën tonë ndaj perkusioneve. Traditën e vazhdonin fëmijët tanë. Kur ishin të vegjël gjyshi i tyre i çonte në vilën e tij dhe atje ata ekzekutonin në ansamble të improvizuara. Ai bënte kështu që fëmijët të zbavitenshin shumë dhe kështu ata mësonin lehtësisht. Tani fëmijët fillojnë të merren me muzikë në moshën parashkollore dhe kjo është diçka e dobishme. Ata zhvillojnë qëndrimin e tyre ndaj muzikës dhe në të njëjtën kohë nuk janë të mbingarkuar me detyra dhe angazhime. Me ta unë ndihem mirë dhe gjithashtu zbavitem. Këtë aftësi për punë me fëmijët e kam trashëguar nga babai. Përveç pedagog, në shumë raste për fëmijët ai ishte si baba. Punonte dhe me nxënës që nuk kishin talent. Për mua kjo ishte e çuditshme në fillim, por më vënë kuptoja se e ka pasur të drejtën – ata e përballonin mirë vështirësitë e jetës dhe ishin të suksesshëm në profesion.”
Dobri Paliev ka lindur më 20 prill të vitit 1928. Koncerti i dytë, me të cilin do të shënojnë përvjetorin e tij është planifikuar për datën 22 prill.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...