Sot do t’ju tregojmë historinë interesante të Konstantin Penkovit, arkeolog dhe koleksionues, i cili ecën nëpër gjurmët e pullave më të vjetra, më të shtrenjta dhe më të vlefshme në botë. Konstantini ka arritur të realizojë ëndrrën e shumë njerëzve dhe të kthejë hobin e vet në profesion. Fillon të mbledh pulla, kur është vetëm 4 vjeç, kurse sot është kryetar i shoqatës të filatelistëve të Sofjes “Petko Karaivanov”. Shoqata mbledh koleksionues nga e gjithë Bullgaria.
"Pulla ime më e preferuar dhe e dashur është nga Kanadaja. Gjatë viteve 90 për herë të parë pash një pullë të tillë, ajo më qe e dërguar nga kushërira ime, e cila jeton aty. Imazhi qe holografik dhe përbënte një stacion kozmik. Fakti se disa pulla janë të dashura për një njeri të caktuar, nuk do të thotë se, janë të shtrenjta, thjesht ato kanë një vlerë sentimentale. Dhe anasjelltas, njerëzit mendojnë se në qoftë se pulla postare është nga shekulli i kaluar, ajo është shumë e shtrenjtë. Kjo aspak nuk është e vërtetë" – thotë Konstantin.
Princi Aleksandër Batenberg, shkrimtari Elin Pelin, teatrali Matjo Maqedonski, veprimtari sportiv Ivan Sllavkov, mbreti Simeon Sakskoburgotski janë vetëm një pjesë nga filatelistët e njohur tek ne. Enco Ferariështë i njohur jo vetëm për kompaninë e vet për automobila, por dhe për koleksionin e tij të madh prej pullave të shtrenjta postare. Por, ja se cila është historia e Qindarka e zezë” – pulla e parë postare në botë, e krijuar gjatë vitit 1840.
“Rolland Hill është krijuesi i pullës së parë postare. Kuptohet se posta nuk është krijuar që atëherë, ajo ka funksionuar që më përpara. Hillit i bëri përshtypje se postieri mbante një hartë postare të cilën ia dha vajzës – marrëse. Ajo e pa dërgesën dhe ia ktheu postierit. I tha se nuk ka para ta paguajë dhe prandaj do ta refuzojë. Atëherë taksa paguhej pas marrjes së dërgesës. Hill e pyeti vajzën se përse vepronte në këtë mënyrë, kurse ajo iu përgjigj se me të dashurin e saj i dërgojnë njëri-tjetrit letra, i lexojnë në moment dhe në këtë mënyrë ju shmangen pagimit të shërbimit postar. Kështu Ronalld Hill mori vendimin të ndreqë këtë padrejtësi dhe krijoi pullën, e cila të ngjitet në zarf gjatë dërgimit të letrës ose pakos. Kështu u ndërpre kjo praktikë e keqe.”
Faktorët të cilët e caktojnë çmimin janë të shumtë – ai është i lartë, në qoftë se numri i pullave të prodhuara prej një tipi të caktuar janë shumë pak dhe pjesa më e madhe prej tyre janë asgjësuar. Për shembull pullat kineze, të asgjësuara gjatë Revolucionit Kulturor.
Pullat e bëra me raste të ngjarjeve të veçanta po kështu mbajnë çmime të larta /për shembull ndonjë dasmë mbretërore/, kurse pikturat e krijuesve të njohur janë të preferuara mes koleksionuesve.
Koleksionet e filatelistëve mund të shkaktojnë një admirim të vërtetë tek ne. Por a është i përhapur ky interes mes të rinjve në Bullgari sot?
“Ka të rinj të cilët interesohen për filatelinë. Por duhet të rivendosim lidhjen midis të rinjve dhe më të moshuarve, sepse ajo është disi e humbur. Ka të rinj të cilët thjesht blejnë pulla nga posta, por ka dhe të tillë të cilët janë kapur seriozisht me koleksionimin” – thotë Konstantini.
Dhe pavarësisht se në ditët e sotme pjesa më e madhe e njerëzve i dërgojnë letrat e veta online, gjithsesi disa prej nesh akoma lëshojnë zarfe në kutitë postare dhe me padurim presin të marrin përgjigje. Filatelia po kështu e ruan popullaritetin e vet, si në Bullgari ashtu dhe jashtë shtetit. Dhe pavarësisht se për vlerësuesit kjo hobi “nuk është për secilin”, asnjëherë nuk është vonë të zbulojmë pasionin tonë për mbledhjen e pullave postare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..