Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koleksionuesi Konstantin Penkov dhe pullat e postës si pasion, hobi dhe profesion

БНР Новини
Foto: личен архив

Sot do t’ju tregojmë historinë interesante të Konstantin Penkovit, arkeolog dhe koleksionues, i cili ecën nëpër gjurmët e pullave më të vjetra, më të shtrenjta dhe më të vlefshme në botë. Konstantini ka arritur të realizojë ëndrrën e shumë njerëzve dhe të kthejë hobin e vet në profesion. Fillon të mbledh pulla, kur është vetëm 4 vjeç, kurse sot është kryetar i shoqatës të filatelistëve të Sofjes “Petko Karaivanov”. Shoqata mbledh koleksionues nga e gjithë Bullgaria.

Снимка"Pulla ime më e preferuar dhe e dashur është nga Kanadaja. Gjatë viteve 90 për herë të parë pash një pullë të tillë, ajo më qe e dërguar nga kushërira ime, e cila jeton aty. Imazhi qe holografik dhe përbënte një stacion kozmik. Fakti se disa pulla janë të dashura për një njeri të caktuar, nuk do të thotë se, janë të shtrenjta, thjesht ato kanë një vlerë sentimentale. Dhe anasjelltas, njerëzit mendojnë se në qoftë se pulla postare është nga shekulli i kaluar, ajo është shumë e shtrenjtë. Kjo aspak nuk është e vërtetë" thotë Konstantin.

Снимка

Princi Aleksandër Batenberg, shkrimtari Elin Pelin, teatrali Matjo Maqedonski, veprimtari sportiv Ivan Sllavkov, mbreti Simeon Sakskoburgotski janë vetëm një pjesë nga filatelistët e njohur tek ne. Enco Ferariështë i njohur jo vetëm për kompaninë e vet për automobila, por dhe për koleksionin e tij të madh prej pullave të shtrenjta postare. Por, ja se cila është historia e Qindarka e zezë” pulla e parë postare në botë, e krijuar gjatë vitit 1840.

Снимка

Rolland Hill është krijuesi i pullës së parë postare. Kuptohet se posta nuk është krijuar që atëherë, ajo ka funksionuar që më përpara. Hillit i bëri përshtypje se postieri mbante një hartë postare të cilën ia dha vajzës – marrëse. Ajo e pa dërgesën dhe ia ktheu postierit. I tha se nuk ka para ta paguajë dhe prandaj do ta refuzojë. Atëherë taksa paguhej pas marrjes së dërgesës. Hill e pyeti vajzën se përse vepronte në këtë mënyrë, kurse ajo iu përgjigj se me të dashurin e saj i dërgojnë njëri-tjetrit letra, i lexojnë në moment dhe në këtë mënyrë ju shmangen pagimit të shërbimit postar. Kështu Ronalld Hill mori vendimin të ndreqë këtë padrejtësi dhe krijoi pullën, e cila të ngjitet në zarf gjatë dërgimit të letrës ose pakos. Kështu u ndërpre kjo praktikë e keqe.

Снимка

Faktorët të cilët e caktojnë çmimin janë të shumtë – ai është i lartë, në qoftë se numri i pullave të prodhuara prej një tipi të caktuar janë shumë pak dhe pjesa më e madhe prej tyre janë asgjësuar. Për shembull pullat kineze, të asgjësuara gjatë Revolucionit Kulturor.

Снимка

Pullat e bëra me raste të ngjarjeve të veçanta po kështu mbajnë çmime të larta /për shembull ndonjë dasmë mbretërore/, kurse pikturat e krijuesve të njohur janë të preferuara mes koleksionuesve.

Снимка

Koleksionet e filatelistëve mund të shkaktojnë një admirim të vërtetë tek ne. Por a është i përhapur ky interes mes të rinjve në Bullgari sot?

Ka të rinj të cilët interesohen për filatelinë. Por duhet të rivendosim lidhjen midis të rinjve dhe më të moshuarve, sepse ajo është disi e humbur. Ka të rinj të cilët thjesht blejnë pulla nga posta, por ka dhe të tillë të cilët janë kapur seriozisht me koleksionimin” – thotë Konstantini.

Снимка

Dhe pavarësisht se në ditët e sotme pjesa më e madhe e njerëzve i dërgojnë letrat e veta online, gjithsesi disa prej nesh akoma  lëshojnë zarfe në kutitë postare  dhe me padurim presin të marrin përgjigje. Filatelia po kështu e ruan popullaritetin e vet, si në Bullgari ashtu dhe jashtë shtetit. Dhe pavarësisht se për vlerësuesit kjo hobi “nuk është për secilin”, asnjëherë nuk është vonë të zbulojmë pasionin tonë për mbledhjen e pullave postare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD