Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolina Angellkova: Bashkëpunimi në fushën e turizmit do t’i rregullojë mosmarrëveshjet në Ballkan

БНР Новини
Nikolina Angellkova, Elzhbeta Benkovska dhe Zurab Pololikashvili
Foto: BTA

Pallati Kombëtar i Kulturës u bë mikpritës i akoma një ngjarjeje nga kalendari i Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Fokusi këtë herë ishte mbi problemet dhe perspektivat për zhvillimin e sektorit turistik. Samiti kishte karakter joformal dhe në të morën pjesë ministrat e turizmit të shteteve-anëtare të BE-së, zëvendëskryeministri Valeri Simeonov, komisionerja evropiane për tregun e brendshëm, industrinë, sipërmarrjen dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme  Elzhbeta Benkovska (Elżbieta Bieńkowskа) dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili. Shtetet e regjionit të Ballkanit gjithashtu kishin përfaqësues të vet në forum.

Gjatë tij u diskutuan tri tema kryesore. E para ishte lidhur me rolin e turizmit si faktor për rritjen ekonomike dhe integrimin. Sipas fjalëve të ministres bullgare të turizmit Nikolina Angellkova, turizmi krijon më se 10% prej Produktit të Brendshëm Bruto të BE-së. Për Bullgarinë kjo përqindje është 13. Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar në shtetet anëtare të bashkimit janë më se 341 miliardë euro për vitin 2016. Pritet se statistika do të tregojë të ardhura më të larta për 2017-ën.

Një diskutim tjetër i rëndësishëm ishte ai për sigurinë e destinacioneve dhe reklamën më të mirë për shtetet mikpritëse. Potenciali i stërmadh i tregut kinez dhe mundësitë për tërheqjen e turistëve kinezë tek ne gjithashtu u përfshinë në bisedimet. Në lidhje me këtë Ministrja Angellkova informoi kolegët e saj  se po kërkohen mundësi për hapjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore mes Sofjes dhe Pekinit. Ajo shpreson se deri në pjesën e dytë të vitit, kur është planifikuar takimi i formatit “16 plus 1”, do të disponojë me më shumë informacion për këtë çështje. Ministrat e turizmit të shteteve të BE-së janë kategorikë se për Kinë ka nevojë për punë për reklamë të përbashkët të Evropës si një vend i parapëlqyer për pushim dhe investime. Kjo mund të bëhet nëpërmjet produkteve të përbashkëta turistike, të cilat shtetet mundt t’i bëjnë në bashkëpunim. Angellkova tha se shteti ynë tashmë ka marrë ftesë për bashkëpunim në këtë drejtim nga ana e Kroacisë dhe të do përfshihet në projektin e saj të përbashkët me Slloveninë.

Këto objektiva në fushën e turizmit, të cilat i përkasin tërë rajonit, mund të përdoren për përmirësimin dhe lehtësimin e marrëdhënieve në Ballkan. Bullgaria po punon aktivisht në këtë drejtim. Një dëshmi e mirë për këtë janë iniciativat e planifikuara të shtetit tonë me Turqinë. Do të organizohen ditë të Bullgarisë në Turqi dhe të Turqisë tek ne, kështu edhe fushata për reklamimin e Bullgarisë si një destinacion i përshtatshëm për pushime të qeta dhe të këndshme familjare për fqinjët tanë jugorë. 

Turqia ndodhet në vend të katërt për nga numri i turistëve, të cilët kanë vizituar Bullgarinë gjatë vitit të kaluar. Numri i bullgarëve që kanë zgjedhur vendpushimet turke gjithashtu është në rritje – 7.5%, nënvizoi Ministrja Angellkova dhe shtoi:

Turqia është një treg me rëndësi të madhe për Bullgarinë në fushën e turizmit. Më se 636 000 turistë turke kanë ardhur tek ne. Turqia është partnere e rëndësishme – si për ekonominë, ashtu edhe për politikat e tjera, që po i zhvillon qeveria.

Duke folur për mundësinë për anëtarësi të vendit në BE, ministrja deklaroi:

Për të aderuar një shtet në Bashkimin Evropian duhet të plotësojë një sërë kushtesh. Më 26 mars në qytetin bregdetar Varna nën egjidën e kryeministrit Bojko Borisov do të organizohet një takim me pjesëmarrjen e Jean-Claude Juncker, Donald Tusk, Antonio Tajani dhe Rexhep Erdogan. Në të do të diskutohen shumë kushte dhe politika, të cilat Turqia duhet t’i plotësojë për vazhdimin e negociatave.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD