Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kukullat e Marias – tradita dhe magjia, që të sjellin buzëqeshje

БНР Новини

Frymëzimi, puna e përditshme dhe dashuria e madhe ndaj çdo gjëje bullgare janë   përbërësit e recetës së Maria Robevës nga qyteti Gorna Orjahovica për punimin e kukullave prej leckash, të cilat gëzojnë bullgarët tek ne dhe jashtë shtetit. Artet e aplikuara e tërheqin dhe ajo merret me to në vazhdim të disa vjetëve, por pasi bën kukullën e vet të parë prej leckash, kjo kthehet në pasionin e saj, kurse më vonë dhe në profesion:

"Kukullat, të cilat dua t’i punoj janë më shumë, sesa mund t’i bëj dhe unë vazhdimisht bëj një garë me kohën. Frymëzohem shumë lehtë dhe çdo gjë e thjeshtë mund të bëhet muzë për mua. I dua shumë që të gjitha kukullat, të cilat i kam krijuar, që të gjitha janë shumë të shtrenjta për mua. Kam futur aty të gjithë zemrën time dhe dashurinë që kam. Në qoftë se në moment ndonjë prej tyre më duket më e bukur, e shkëlqyer, e suksesshme, tjetra duhet të jetë edhe më e mirë", tregon mjeshtrja.

Снимка

Projektet e saj për kukulla janë mbajtëse të dekoratave, kurse për heronjtë e vegjël përdoren materiale natyrale, si stof i punuar në dorë, fije prej leshi dhe dantella prej pambuku. Adhurues të tyre janë si të mëdhenjtë ashtu dhe të vegjlit, tregon Maria:

Снимка"Kukullat e mia nuk janë vetëm me veshje popullore. Kam punuar kukulla për shkaqe të ndryshme. Mund t’i ndaj në bazë të kategorive – për shembull nuse dhe dhëndër për dasmë, një dyshe romantike për përvjetor nga dasma, në një kategori tjetër – peshkatar, gjuetar, futbollist... Në të tretën bien krijimet përrallore si Zana e dhëmbëve, engjëjt, shtojzovallet, shtrigat dhe akoma shumë të tjera. E përbashkëta midis tyre është misioni i tyre. Kukullat e mia janë lutja ime për të mirën, për lumturi dhe dashuri për njerëzit. Misioni i tyre është të sjellin buzëqeshje, sepse mendoj se bota ka shumë nevojë prej tyre. Edhe fëmijët edhe të moshuarit u gëzohen shumë, secili në mënyrën e vet. Të rriturit vlerësojnë më tepër mjeshtërinë time, kurse fëmijët shikojnë në to magjinë. Për vogëlushët, kukullat janë njerëz të vegjël magjik, të cilët i shikojnë në mënyrë tërheqëse, u buzëqeshin dhe janë një lodër shumë e ndryshme."

Me siguri njerëzit ndiejnë tërë energjinë pozitive të Marias, prandaj dhe porositë nuk ndërpriten, kurse kukullat e punuara prej saj ngrohin zemrat e njerëzve të shumtë nëpër të gjithë botën:

СнимкаNjerëzit” e mi të vegjël janë udhëtues të mëdhenj. Tani nuk më kujtohen për të gjitha vendet, por më duket se kam kukulla në Zvicër, Suedi, Poloni, Sllovaki, Itali, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe në akoma shumë e shumë vende të tjera. Disa njerëz nuk më thonë gjatë porosisë për kukull se për ku do të niset. Por në pjesën më të madhe të rasteve e di shkakun me të cilin ato porositen dhe në këtë mënyrë e di, se do të udhëtojnë të lumtura nëpër botë dhe se do të gëzojnë dikë larg atdheut."

Duke e përcaktuar veten si një mbrojtëse e frymës bullgare Maria Robeva i uron vetes një jetë të gjatë dhe shëndet, që të mund të krijojë kukulla të shumta dhe t’ua transmetojë mjeshtërinë e saj brezave të ardhshëm:

"Prej disa vjetëve i mësoj fëmijët e vegjël t’i punojnë vetë lodrat prej stofi apo prej leshi. I mësoj të qepin, por më e rëndësishmja është se i mësoj të krijojnë. Për fëmijën, kukulla e punuar prej tij është shumë më e ndryshme sesa janë ato, të cilat i ka në shtëpi. Ajo është e re, shumë e veçantë, e punuar në bazë të shijes së tij dhe është e paçmueshme. Derisa qepim, zakonisht iu tregoj për traditat bullgare dhe për zanatet, për kukullat e punuara, për ritet e posaçme dhe për krijesat magjepsëse në folklorin bullgar. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë dhe të mbajnë mend rrënjët e veta dhe të mund të ruajnë frymën bullgare. Pjesa më e madhe e kukullave të mia janë në veshje popullore, sepse unë dua që të dihet, të ruhet dhe të nderohet Bullgaria. Dua të punoj dhe kukulla me veshje popullore nga çdo një krahinë folklorike. Tani për tani kam vetëm përfaqësuese të krahinave Rodopa dhe Trakia. Por ëndrrat nuk mund të realizohen vetë. Duhet t’i ndjekësh në mënyrë të palodhur, pavarësisht nga rrethanat. Unë nuk pushoj së ëndërruari çdo ditë, që të mund të rastisë çudia."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD