Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Është me rëndësi të punojmë për Bullgarinë” – projektet bullgaro-çeke të docentes doktore Vesellka Tonçeva

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Vesellka Tonçeva është ndër shkencëtarët më të njohur, të cilët punojnë në fushën e etnologjisë, riteve tradicionale, antropologjisë muzikore. Punon në Institutin Etnografik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Është autor i një sërë artikujsh, monografish, skenarësh të filmave televizivë kushtuar folklorit. Ajo studion traditat muzikore të pakicave tek ne, dhe të bullgarëve jashtë shtetit. Para nja dhjetë vitesh, kur bënte specializim në Institutin e Studimeve Muzikore-Folklorike pranë Universitetit të Muzikës dhe të Artit në Vjenë të Austrisë, ajo punonte mbi projektin “Bullgarët në Vjenë – folklor muzikor dhe identitet kombëtar”. Më se një dekade ia kushtoi bashkësisë bullgare në Shqipëri. Në serinë e librave “Bullgarët në Golloborda të Shqipërisë” prezantoi historinë, fenë, identitetin muzikor të bashkatdhetarëve që popullojnë ato treva. Punimet shkencore të docentes Vesellka Tonçeva u kthyen në një faktor për njohjen zyrtare të pakicës bullgare në Republikën e Shqipërisë. Vitet e fundit, me ndihmën e institucioneve çeke, ajo botoi libra dygjuhësore, kushtuara folklorit bullgar.

СнимкаVjet doli nga shtypi “Dialekte muzikore-folklorike bullgare” me autore docentja Tonçeva. Për këtë botim vet ajo rrëfen:

Ky libër u krijua me iniciativë të Shoqatës Çeke “Së bashku” e cila bashkon bullgarët me banim në Çeki. Ideja i përket piktores Sevda – një bullgare e re e martuar me një çek. Dëshira e saj ishte, që fëmijët e saj të mësojnë më shumë për folklorin bullgar. Kjo nuk ishte iniciativa jonë e parë e përbashkët. Para dy vitesh, prapë me ide të saj realizuam një vëllim të revistës çeke për fëmijë “Kamaradi” në dy gjuhët – bullgare dhe çeke. Atëherë prezantuam këngë popullore humoriste bullgare. Unë i shkrova shpjegimet pranë secilës prej tyre. Pësoi botimi “Festa tradicionale bullgare”. Ideja e Sevdasë ishte, që prindërit me prejardhje bullgare të hapin librin muaj pas muajit dhe të lexojnë bashkë me fëmijët.”







Libri “Dialekte muzikore-folklorike bullgare” u krijua me idenë, që si të moshuarit, ashtu edhe fëmijët të njihen me pasurinë e folklorit bullgar. Në të prezantohen rajonet e ndryshme folklorike në Bullgari njëkohësisht në gjuhën bullgare dhe në të çeke. Ai përmban 24 këngë popullore me tekstin letrat dhe të notave. Kështu fëmijët e martesave të përziera do të mësojnë më shumë për prejardhjen e tyre, sidomos sot, kur jetojnë në një mjedis global shumëgjuhësh. Botimet janë me ilustrime të bukura të krijuara nga Sevda, ndërsa tekstet përgjithësojnë punën shkencore të një sërë shkencëtarësh bullgarë. Në librin kushtuar krahinave folklorike ka një bibliografi të pasur, pra një informacion të paçmueshëm për të gjithë ata, të cilët do të shfaqin interes prej studiuesi.






Njeri prej folkloristëve të parë muzikorë bullgarë Vasill Stoin mblodhi në libra mijëra këngë që në fillim të shekullit XX – vazhdon docentja Tonçeva. – Në vitin 1981 e bija e tij Elena Stoin botoi veprën e vet “Dialekte muzikore-folklorike në Bullgari”. Në këtë fushë punuan edhe shkencëtarë të tillë të mëdhenj si Nikollaj Kaufman, Stojan Xhuxhev, Todor Xhixhev. Këtu është vendi të shpjegojmë, se sipas analogjisë së dialekteve gjuhësore shfrytëzojmë edhe termin dialekte muzikore-folklorike. Ndarja e tyre themeltare është në perëndimore dhe lindore. Kolegët e huaj çuditen se si është e mundshme që në territorin tonë të vogël të kemi kryevepra muzikore të cilat dallohen aq shumë nga njëra tjetra. Kështu që kjo pasuri prezantuar në libër patjetër provokon interes. Botimi është falas dhe tashmë në Çeki u sos. Realizimi i këtij libri u bë i mundshëm në sajë të financimit të Ministrisë së Kulturës së Çekisë. Një aktivitet i tillë jep mundësi ,që pakicat të krijojnë një produkt të vet kulturor, me të cilin të popullarizojnë pasurinë kombëtare dhe të punojnë për ruajtjen e identitetit. Megjithëqë nuk përhapet në Bullgari, secili që shfaq interes mund të marrë një variant elektronik. Jam e bindur, se është me rëndësi të punojmë për Bullgarinë si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë kufijve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD