Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev deklaruan pas bisedës së tyre 3-orëshe në Davos se ka ardhur koha për zgjidhjen e çështjes me emrin e Maqedonisë. Ndërmjetësuesi ndërkombëtar në këtë dialog Matthew Nimetz vizitoi Athinën dhe Shkupin, për të zhvilluar bisedime me elitat politike të të dyja shteteve. E gjithë kjo tregon dinamikën e re të negociatave.
“Procesi përshpejtohet ndjeshëm dhe bindja ime personale është se për këtë kontest që po vazhdon më se një çerek shekulli në të vërtetë ka ardhur koha për të gjetur rrugëdalje nga kjo rrugë pa krye, tha ish-korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Shkup Martin Minkov. Aq më shumë se për njerëzit në BE dhe NATO ky problem është i pakuptueshëm. Ne në regjion e kemi ndjeshmërinë tonë ballkanike, njohim historinë tonë dhe e kuptojmë. Mirëpo është e dukshme se gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu. Nga kjo pikëpamje – po, ka vend për optimizëm tani, por jo për eufori.”
Për Radio Bullgarinë Martin Minkov e cilësoi si optimiste kornizën kohore prej disa javësh apo disa muajsh, për të cilën foli Matthew Nimetz.
“Ndaj kësaj, që ishte thënë dje në Shkup, unë doja të shtoja një intervistë interesante të dhënë nga shefi i diplomacisë greke Nikos Kodzias për Reuters. Në të ai kategorikisht angazhohet me një afat deri në qershor, brenda të cilit do të ketë zgjidhje. Pyetjes se çfarë do të bëhet, po të mos arrihet kjo zgjidhje, përgjigja e tij ishte “Do të arrihet!”. Kjo do të thotë se të dy qeveritë kanë një qëndrim pozitiv për kërkimin e kompromisit për emrin e shtetit, i cili do të zëvendësojë shkurtesën FYROM /The former Yugoslav Republic of Macedonia/. Mirëpo këtu procesi nuk do të përfundojë. Pastaj fillon pjesa më e vështirë – rregullimi i marrëdhënieve, interpretimet për këtë se si do të përdoret emri, a do të ketë nevojë për amendamente në Kushtetutën e Maqedonisë, a do të ketë nevojë për garanci se Shkupi do të heqë dorë nga irredentizmi. Sepse ky është momenti kyç për Greqinë – sipas saj deri tani Maqedonia ka pasur një politikë të irredentizmit, kryesisht gjatë qeverisjes së kryeministrit të mëparshëm Gruevski dhe VMRO-DPMNE-së. Maqedonia, nga ana e saj, duhet të lërë të kuptohet qartë se në asnjë mënyrë nuk mund të flitet për negociata, të lidhura me identitetin e kombit në Republikën e Maqedonisë.”
Analizatori ndërkombëtar Martin Minkov shpjegoi se në interes të Maqedonisë është që ajo të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe të realizojë perspektivën e saj euro-atlantike.
“Hapi i parë dhe i rëndësishëm ishte Traktati i Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Nga kjo pikëpamje mendoj se ne si partnere me Republikën e Maqedonisë dhamë një shembull të mirë se si mund të përparohet në bazën e kompromisit të ndërsjellë. Shpresoj se shembulli i Bullgarisë dhe Maqedonisë do të jetë “infektues”. Duke folur për pozitën e Greqisë do të citoj një politik të respektuar dhe shumë pragmatik, që tani është kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris. Ai thotë: “Se çfarë bëjmë? Nuk mund të vazhdojmë t’i fyejmë këta njerëz. Kështu po komprometohemi para partnerëve tanë ndërkombëtarë, humbim shumë nga pikëpamja politike”. Kështu që ka ardhur koha për më shumë pragmatizëm dhe unë mendoj se nga situata do të fitojë tërë regjioni. Përfundimi i këtij kontesti do të jetë edhe në interes të Bullgarisë.”
A do të jetë e suksesshme Presidenca Bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian për sa i përket Ballkanit Perëndimor, po të arrihet deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje?
“Me siguri. Dhe duhet të nënvizoj se përcaktimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor si prioritet i shtetit tonë është gjëja më logjike. Mirëpo kjo nuk do të thotë se pranimi do të bëhet menjëherë. Secili shtet – duke filluar nga fqinjat tona të drejtpërdrejta – Maqedonia dhe Serbia, pastaj -Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova – duhet të ecë në rrugën e tij. Duhet të kenë një hartë rrugore dhe të dinë se po ta ndjekin atë, do të bëhen pjesë e bashkimit Evropian. Dhe siç dimë procesi i aderimit vazhdon 7-10 vjet. Mirëpo zgjidhja e kontestit për emrin e Maqedonisë është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Sepse pas tij mbetet një problem tjetër i madh – ai për përcaktimin e marrëdhënieve dhe kufijve mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Dhe po të ketë një perspektivë për më shumë qëndrueshmëri (me anë të anëtarësisë në NATO dhe perspektivës për aderim në BE) situata do të jetë më e qetë dhe mundësitë për konflikte të ardhshme do të jenë më pak.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..