Ballkani Perëndimor mund të mbështetet tek përkrahja e PE-së
Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani tha në Beograd, se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë evropiane dhe mund të mbështeten tek përkrahja e Parlamentit Evropian në këtë proces. Sipas sajtit “European Western Balkans” Tajani nënvizoi se Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë gati për anëtarësi në vitin 2025, mirëpo në të dyja vendet ka nevojë për përparim të konsiderueshëm në fushën e epërsisë së ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore”. Kryetari i Parlamentit Evropian vizitoi Serbinë pak para shpalljes së strategjisë së re të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që pritet se do të bëhet më 6 shkurt.
Maqedonia ndërron emrat e një aeroporti dhe një autostrade në shenjë të vullnetit të mirë ndaj Greqisë
Zëdhënësi i qeverisë maqedonase Mile Boshnjakovski pohoi se aeroporti në Shkup dhe një nga autostradat së shpejti do të kenë emra të rinj. Para një jave në Davos Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i tha homologut të tij grek Aleksis Cipras, se aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” dhe autostradës ndërkombëtare “Aleksandri i Maqedonisë” do t’u jepen emra të rinj në shenjë të vullnetit të mirë dhe të përmirësimit të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë. Lidhur me vizitën në Shkup të ndërmjetësuesit në negociatat për emrin e Maqedonisë Matthew Nimetz, Boshnjakovski komentoi se vullneti për zgjidhjen e problemit me emrin shtetëror është më i fortë se kurdoherë tjetër.
NATO-ja e fton Maqedoninë menjëherë pas zgjidhjes së kontestit për emrin
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg pohoi para medias serbe “Politika” se do të dërgojë në Maqedoni ftesë për anëtarësi menjëherë pas zgjidhjes së problemit me emrin e shtetit në kuadrin e OKB-së. Sekretari i përgjithshëm tha se “Ballkani është një rajon strategjik për NATO dhe pakti mbetet krejtësisht i angazhuar me stabilitetin e tij. Njëkohësisht Stoltenberg nënvizoi se zgjerimi i NATO-së nuk është kundër Rusisë.
Opozita në Shqipëri do të protestojë deri në rrëzimin e qeverisë
Pas protestës së madhe të së shtunës me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë Rama 2, opozita deklaroi se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë. Lëvizja Socialiste për Integrim e, cila i shpalli Ramës “luftë ” akuzon kabinetin për lidhjet e tij me kriminalitetin e organizuar dhe bëri thirrje për një “qeveri kundër mafies”, që do të kryejë reformën e gjyqësorit në përputhje me Kushtetutën dhe do të përgatisë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Serbia ka parashikuar 300 miliona dollarë për lobim kundër Kosovës?
Ministri i jashtëm Behgjet Pacolli shpalli se shteti serb ka ndarë më se 300 milionë dollarë dhe ka angazhuar një ekip prej 20 vetash, i cili ka për qëllim pengimin e integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Ky lobim do të zhvillohet në shtetet, të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Nuk ka shtet në kontinentin e Afrikës, ku Serbia nuk ka delegacion të lobojë kundër shtetit të Kosovës” – ka deklaruar Pacolli, i cituar nga RTK.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..