Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia e edukimit civil ndihmon edukimin ligjor të nxënësve në Bullgari

БНР Новини

Përpara rreth 2 vjetëve një grup studentësh të drejtësisë nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” vendosën të krijojnë “Akademinë për edukim civil” – diçka që bëhet për herë të parë tek ne. Përmes saj ata duan të risin kulturën juridike të nxënësve dhe t’i inkurajojnë të dinë dhe të mbrojnë të drejtat dhe liritë e veta, me qenë se sipas tyre kjo është një nga hapat e rëndësishme në rrugën drejt formimit të një shoqërie më të drejtë.

Që të mund ta arrijnë këtë, ata zhvillojnë krejtësisht falas diskutime mbi tema të ndryshme në lidhje me shtetin dhe të drejtën për nxënësit nga klasat e 11 dhe e 12, duke përdorur një gjuhë të kuptueshme për të rinjtë. Si zhvillohen ato na tregoi Vasill Llozanov – një nga themeluesit e Akademisë, i cili është  diplomuar në Universitetin e Sofjes në degën e drejtësisë dhe aktualisht është mësues i “Etikës dhe ligjit” në gjimnazin e gjuhës spanjolle në Sofje:

СнимкаPër ne është me rëndësi që i gjithë procesi të jetë i dyanshëm – jo rastësisht përdorim termin “diskutime” dhe jo “leksione” ose “mësime”. Kur i prezantojmë temat, shpesh drejtojmë pyetje të shumta ndaj nxënësve me qëllim të provokojmë mendimin dhe reagimin e tyre. Kjo metodë doli se është shumë efektive – ata ose tanimë e dinë përgjigjen, ose përmes diskutimit arrijnë deri në të. Shumica e nxënësve janë të motivuar. Ne i qortojmë kur bëjnë gabim, por dhe u shpjegojmë se përse nuk është kështu, cila ka është logjika e ligjvënësit. Ka dhe diçka, të cilën në mënyrë shakaje me kolegë e quajmë “ortek” – në  minutat e para të diskutimeve për nxënësit është e vështirë ta marrin guximin dhe të marrin pjesë në diskutim, por pasi një ose dy prej tyre vetë drejtojnë pyetje - përfshihen që të gjithë. Marrim dhe pyetje të shumta gjatë kohës së pushimeve dhe fill pas leksioneve, si dhe mesazhe në rrjetet sociale. Gjithmonë ndajmë vëmendje personale të gjithë atyre, të cilët e kërkojnë.

Projekti përfshin dhe vargun e videove “300 sekonda drejtësi”.


Tanimë mbi 230 nxënës nga qytetet Sofja dhe Goce Dellçev kanë marrë pjesë në kurs, por interesi ndaj tij po rritet, shton Vasill Llozanov:

Gjatë këtij viti shkollor, Akademia do të zhvillohet në  7 qytete bullgare. Gjatë vitit 2018 duam të arrijmë deri tek nxënësit nga vendbanimet më të vogla. Një interes ndaj iniciativës tregojnë nxënësit në Velingrad, Vidin, Haskovo, Gorna Malina, Dolna Malina dhe Kostenec.”

Снимка

Aspekti i dytë i Akademisë është lidhur me edukimin civil, e pikërisht – të  provokohen nxënësit të mendojnë dhe të shprehin pozitën e vet. Diskutojmë çështje të rëndësishme për çdo një qytetar, të cilat në pjesën e vet më të madhe nuk janë përfshirë në programin e detyrueshëm shkollor – tema si institucionet shtetërore, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, liria e fjalës, krimet dhe dënimet. Ekipi i akademisë e përkrah fortë idenë që edukimi civil të përfshihet të programin e detyrueshëm shkollor:

Снимка"Një nga motorët e veprimeve tona akoma qe në vet fillimin ishte ideja jonë e përbashkët se arsimi juridik është  rruga drejt përfshirjes së suksesshme të të rinjve në shoqërinë tonë dhe ai nuk gjen vendin e vet të duhur në shkollën bullgare. Aktualisht pyetjet e këtij cikli tematik janë përfshirë në programet për klasën e 10 dhe të 12, që le një “vrimë të hapur” prej një viti të tërë midis tyre. 16 vjeçët kanë  interesa të tjera të shumta dhe emocione, kurse shumë prej tyre nuk janë pjekur mjaftë, që të tregojnë kureshtje ndaj temave juridike, me qenë se sistemi i arsimit deri në këtë moment nuk ju ka treguar në asnjë mënyrë sesa shumë drejtësia në fakt ndikon mbi jetën e tyre të përditshme. Nga ana tjetër, në klasën e 7 janë në prag të një zgjedhje vendimtare për jetën e tyre se në çfarë drejtim do të zhvillohen dhe sikurse temat në lëndën “Bota dhe personaliteti” vetëm “kalojnë” rreth tyre. Shkathtësia dhe dija juridike është larg si nga nxënësit, ashtu dhe nga qytetarët e rritur. Ne sinqerisht besojmë se farat e dijes duhet të mbillen mundësisht më herët, kështu që prej tyre të lind jo thjeshtë një informacion, por një mënyrë e të  menduarit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ago-academy.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD