Përpara rreth 2 vjetëve një grup studentësh të drejtësisë nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” vendosën të krijojnë “Akademinë për edukim civil” – diçka që bëhet për herë të parë tek ne. Përmes saj ata duan të risin kulturën juridike të nxënësve dhe t’i inkurajojnë të dinë dhe të mbrojnë të drejtat dhe liritë e veta, me qenë se sipas tyre kjo është një nga hapat e rëndësishme në rrugën drejt formimit të një shoqërie më të drejtë.
Që të mund ta arrijnë këtë, ata zhvillojnë krejtësisht falas diskutime mbi tema të ndryshme në lidhje me shtetin dhe të drejtën për nxënësit nga klasat e 11 dhe e 12, duke përdorur një gjuhë të kuptueshme për të rinjtë. Si zhvillohen ato na tregoi Vasill Llozanov – një nga themeluesit e Akademisë, i cili është diplomuar në Universitetin e Sofjes në degën e drejtësisë dhe aktualisht është mësues i “Etikës dhe ligjit” në gjimnazin e gjuhës spanjolle në Sofje:
“Për ne është me rëndësi që i gjithë procesi të jetë i dyanshëm – jo rastësisht përdorim termin “diskutime” dhe jo “leksione” ose “mësime”. Kur i prezantojmë temat, shpesh drejtojmë pyetje të shumta ndaj nxënësve me qëllim të provokojmë mendimin dhe reagimin e tyre. Kjo metodë doli se është shumë efektive – ata ose tanimë e dinë përgjigjen, ose përmes diskutimit arrijnë deri në të. Shumica e nxënësve janë të motivuar. Ne i qortojmë kur bëjnë gabim, por dhe u shpjegojmë se përse nuk është kështu, cila ka është logjika e ligjvënësit. Ka dhe diçka, të cilën në mënyrë shakaje me kolegë e quajmë “ortek” – në minutat e para të diskutimeve për nxënësit është e vështirë ta marrin guximin dhe të marrin pjesë në diskutim, por pasi një ose dy prej tyre vetë drejtojnë pyetje - përfshihen që të gjithë. Marrim dhe pyetje të shumta gjatë kohës së pushimeve dhe fill pas leksioneve, si dhe mesazhe në rrjetet sociale. Gjithmonë ndajmë vëmendje personale të gjithë atyre, të cilët e kërkojnë.“
Projekti përfshin dhe vargun e videove “300 sekonda drejtësi”.
“Gjatë këtij viti shkollor, Akademia do të zhvillohet në 7 qytete bullgare. Gjatë vitit 2018 duam të arrijmë deri tek nxënësit nga vendbanimet më të vogla. Një interes ndaj iniciativës tregojnë nxënësit në Velingrad, Vidin, Haskovo, Gorna Malina, Dolna Malina dhe Kostenec.”
Aspekti i dytë i Akademisë është lidhur me edukimin civil, e pikërisht – të provokohen nxënësit të mendojnë dhe të shprehin pozitën e vet. Diskutojmë çështje të rëndësishme për çdo një qytetar, të cilat në pjesën e vet më të madhe nuk janë përfshirë në programin e detyrueshëm shkollor – tema si institucionet shtetërore, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, liria e fjalës, krimet dhe dënimet. Ekipi i akademisë e përkrah fortë idenë që edukimi civil të përfshihet të programin e detyrueshëm shkollor:
"Një nga motorët e veprimeve tona akoma qe në vet fillimin ishte ideja jonë e përbashkët se arsimi juridik është rruga drejt përfshirjes së suksesshme të të rinjve në shoqërinë tonë dhe ai nuk gjen vendin e vet të duhur në shkollën bullgare. Aktualisht pyetjet e këtij cikli tematik janë përfshirë në programet për klasën e 10 dhe të 12, që le një “vrimë të hapur” prej një viti të tërë midis tyre. 16 vjeçët kanë interesa të tjera të shumta dhe emocione, kurse shumë prej tyre nuk janë pjekur mjaftë, që të tregojnë kureshtje ndaj temave juridike, me qenë se sistemi i arsimit deri në këtë moment nuk ju ka treguar në asnjë mënyrë sesa shumë drejtësia në fakt ndikon mbi jetën e tyre të përditshme. Nga ana tjetër, në klasën e 7 janë në prag të një zgjedhje vendimtare për jetën e tyre se në çfarë drejtim do të zhvillohen dhe sikurse temat në lëndën “Bota dhe personaliteti” vetëm “kalojnë” rreth tyre. Shkathtësia dhe dija juridike është larg si nga nxënësit, ashtu dhe nga qytetarët e rritur. Ne sinqerisht besojmë se farat e dijes duhet të mbillen mundësisht më herët, kështu që prej tyre të lind jo thjeshtë një informacion, por një mënyrë e të menduarit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: ago-academy.org
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..