Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërcënimi nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike bashkoi biznesin dhe sindikatat

Çmimi i korrentit për biznesin rritet nga 30 deri në 60 për qind alarmuan në fund të vitit të kaluar firmat në Bullgari. Sindikatat shtuan, se çmimet për konsumatorët e zakonshëm gjithashtu do të rriten që këtu edhe çmimet e të gjitha mallrave. Në fillim të këtij viti parashikimet apokaliptike u zvogëluan deri në shtimin më të pranueshëm nga 15 derri në 30 për qind.

Janari tashmë po përfundon pa të ketë ndonjë ndryshim të çmimeve. Mirëpo, pakënaqësia dhe frika e biznesit dhe sindikatave mbetet, sepse sipas kryetarit ekzekutiv të Dhomës Ekonomike Bullgare Bozhidar Danev “shizofrenia ekonomike, e cila i detyrohet keqadministrimit” po vazhdon. Tensioni ishte aq i lartë, që ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova dhe kryetari i rregullatorit energjetik Ivan Ivanov jo një herë ftuan punëdhënësit dhe punëtorët për të biseduar, sepse sipas tyre shkaqe për një rritje të tillë drastike të çmimeve të rrymës elektrike tani nuk ka. Mirëpo, biznesi dhe sindikatat mbetën në pozitat e tyre dhe vetëm shtynë rritjen e pritur të çmimeve për fillimin e shkurtit.

Në Bullgari çmimet e rrymës elektrike janë dy lloje – të rregulluara dhe të tregut. Çmimet e rregulluara caktohen nga Komisioni i Rregullimit Energjetik dhe Ujor dhe sipas rregullës ndryshohen dy herë në vit. Nga viti 2015 në vend ka edhe një bursë e pavarur energjetike, e cila në praktik ndërhyri në tregun e shitjes së korrentit vjet. Në teori të gjithë e kanë të drejtën të tregtojnë në këtë bursë, por në fakt vetëm biznesi ka akses. Rryma e shitur elektrike me çmime të lira të tregut sigurohet vetëm nga dy centrale shtetërore elektrike – centrali “Kozlloduj” dhe një termocentral në Bullgarinë Jugore. Liberalizimi formal i tregut të energjisë elektrike tani për tani nuk ka pasoja për konsumatorët – as çmimet në treg janë më të larta, as tregu është i hapur për shtetasit e zakonshëm. Edhe ministri i energjetikës pranoi, se në tregun energjetik ka disa probleme.

Biznesi dhe sindikatat mbeten në gatishmëri të organizojnë protesta kundër rritjes së prognozuar të çmimeve të rrymës elektrike. Parashikohen protesta në masë, në se edhe pas takimit të kërkuar me kryeministrin Bojko Borisov çështjet e diskutueshme nuk do të zgjidhen. Biznesi dyshon se ka kartel në treg, spekulime, mashtrime të furnizuesve të korrentit dhe në fund të fundit rritja e madhe e energjisë elektrike. Sindikatat nga ana e vet shikojnë një kërcënim për interesat e nëpunësve, si dhe një rrezik për rritjen drastike të të gjitha çmimeve. Ato paralajmërojnë, se firmat do të jenë të detyruar të ulin shpenzimet e prodhimit, dhe në radhë të parë do të kufizohen mjetet për rrogat e punës. Çmimet e rrymës elektrike në Bullgari janë më të ulëtat në Evropë – 1 megavat orë kushton 38 euro, ndërsa në shtetet e zhvilluara evropiane minimum 65 euro. Mirëpo, gjithashtu është fakt, se për nga të ardhurat e ulëta të popullsisë Bullgaria nuk e ka shokun në Evropë. Pikërisht kjo e përcakton domosdoshmërinë e tolerancës sociale të çmimeve të rrymës elektrike. Kjo supozon, se çmimi i energjisë elektrike në Bullgari duhet të jetë i durueshëm dhe se nuk duhet të jetë i tregut. Kërkesat e tregut nuk mund të kalohen anash, sepse kjo provokon shtrembërime në mbarë ekonominë. Ndërsa ekonomia në Bullgari si vend anëtar i BE-së është e hapur për çdo ndikim nga jashtë. Domethënë presioni për rritjen e çmimit të energjisë elektrike vjen kryesisht nga jashtë, nga shtetet me ekonomi të zhvilluara, ku ato çmime janë shumë më të larta se sa ato në Bullgari. Kështu që nga ky këndvështrim rritja e çmimit të energjisë elektrike është e paevitueshme në afat të shkurtër. Mirëpo, çështja është që deri atëherë edhe të ardhurat të arrijnë nivele më të pranueshme dhe më të krahasueshme me të ardhurat evropiane, ndërsa firmat të bëhen më të zhdërvjellëta dhe me aftësi më të mira konkurruese. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD

Fluksi më i madh i investimeve drejt Bullgarisë është nga Holanda

Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...

botuar më 24-09-20 6.31.MD