Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristian Vigenin: Procesi i bashkimit të Evropës do të përfundojë kur Ballkani Perëndimor bëhet pjesë e BE-së

БНР Новини
Foto: Joan Kolev

Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje ishte mikpritës i Takimit të Kryetarëve të Komisioneve të Çështjeve Evropiane të parlamenteve  të Bashkimit Evropian /KOSAK/. Ai u zhvillua nën moton “E ardhmja e Bashkimit Evropian – forcë në unitet”. Forumi u hap nga kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva, e cila deklaroi sepërmes këtij formati parlamentet kombëtare me sukses marrin pjesë në marrjen e vendimeve për çështje, të cilat kanë të bëjnë me axhendën aktuale të Bashkimit Evropian.

Përveç sfidave, përpara të cilave ndodhet bashkimi, delegatët shqyrtuan dhe u dhanë një vlerësim të lartë prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit  të Bashkimit Evropian për 6 muajt e ardhshëm, të cilat u prezantuan nga Ministrja e Presidencës evropiane Liljana Pavllova. Sipas saj, një nga detyrat e rëndësishme për Bullgarinë gjatë kohës së presidencës do të jetë pranimi i kornizës financiaretë Bashkimit për periudhën 2020-2027, dhe po kështu dhe reformimi i Rregullores së Dublinit, e cila rregullon kushtet për pranimin e refugjatëve në Bashkimin Evropian. Pavllova shprehu shpresën se liderët evropian do të arrijnë pajtim dhe gjatë këtij viti Rregullorja do të ndryshohet.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor po kështu qe diskutuar gjatë kohës së forumit. Kryetari i komisionit mbi çështjet evropiane  dhe kontroll të fondeve evropiane pranë Kuvendit Popullor, Kristian Vigenin deklaroi se, Bullgaria ka mundur ta imponojë këtë temë dhe ajo shqyrtohet vazhdimisht, si në kuadrin e Këshillit Evropian , ashtu dhe në Komisionin Evropian. “Kjo është një sukses i madh”, shtoi ai dhe vazhdoi:

"Në një sërë fjalimesh qe konstatuar se, siguria në regjionin e Ballkanit Perëndimor  do të thotë një stabilitet për të gjithë Bashkimin Evropian. Diskutimi  tregoi se, pritjet ndaj Presidencës Bullgare janë të mëdha. Ka shpresë për një përparim real në procesin e integrimit. Bashkimi i Evropës nuk do të jetë i përfunduar, derisa regjioni i Ballkanit Perëndimor nuk bëhet pjesë е Bashkimi Evropian."

Pyetjes se çfarë mund të presim nga Samiti i udhëheqësve të vendeve nga Bashkimi Evropian dhe nga Ballkani Perëndimor më 17 maj, kushtuar së ardhmes evropiane të k;tij regjioni, deputeti vuri në dukje:

"Ne po mundohemi të moskrijojmë pritje të tepërta, sepse këtu nuk bëhet fjalë për një anëtarësi të shpejtë, por më tepër për këtë të mund të ketë një vullnet politik nga ana e Bashkimit Evropian dhe e këtyre vendeve. Ndërkohë, derisa të vijë momenti për aderimin e tyre real, ne do të mundohemi të bëjmë kështu që ato të mund të ndihen si një pjesë nga bashkimi. Prandaj flasim kaq shumë për lidhjen – pp;r komunikacione, për transport, përenergjetikë – të gjitha, që mund ti bëj një pjesë reale nga Bashkimi Evropian përpara anëtarësisë politike."

Vigenin njoftoi një vendim tjetër, të marrë në takimin e Kryetarëve të Komisioneve të Çështjeve Evropiane të parlamenteve  të Bashkimit Evropian – të krijohet një grup pune, nën drejtimin e zëvendës-kryetarit të Komisionit Evropian Franc Timermans. Në të do të marrin pjesë nga 3 përfaqësues të parlamenteve kombëtare , nga 3 të Komitetit të regjioneve, i cili përfaqëson autoritetet lokale të 28 shteteve-anëtare, dhe nga 3 deputetë të Parlamentit Evropian. Qëllimi i tij do të jetë ti bëhet një pasqyrë politikave të ndryshme dhe të mund të llogarisë se çfarë mund të arrihet në nivel evropian, regjional dhe lokal.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD
Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD