Megjithë situatën e ndërlikuar politike në Gjermani rreth formimit të koalicionit të ri qeverisës, ditën e shtune kancelarja federale Angella Merkell bëri një vizitë në Bullgari. Kjo me qëllim të informohet për prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Ditën tjetër – ditën e diele, socialdemokratët gjermanë vendosën të përkrahin bisedimet për një koalicion të gjerë qeverisës. Kështu që në se ndonjëri kishte frikë, se përkrahja e shprehur nga zonja Merkell për presidencën bullgare mund të paracaktojë një zhvillim jo të mirë të situatës në Gjermani, tani nuk ka bazë për këtë.
Përkrahja për presidencën bullgare shprehu edhe ministrja franceze e çështjeve evropiane Natali Loazo gjatë vizitës në Sofje ditën e premte. Përderisa në Paris kancelarja gjermane Angella Merkel bisedonte me presidentin francez Emanjuell Makron, në Sofje ministrja Loazo shpalli, se në prioritetet e presidentes bullgare për një bashkim më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më solidar, gjejnë reflektim propozimet e Francës për një Evropë sovrane, unike dhe demokratike. Mirëpo, çfarë do të thotë në praktikë përkrahja e të dy fuqive të mëdha të BE-së për presidencën bullgare?
Duket, se botimet javën e fundit për korrupsion në etazhet e larta të pushtetit në Bullgari, për varfërinë e madhe, për shkeljen e normave ekologjike e kështu me radhë, nuk u bënë përshtypje miqve të lartë nga Gjermania dhe Franca, kështu që të bëhen pengesë të pranojnë pushtetarët në Sofje si partnerë legjitim.
Si në deklaratat e palës gjermane, ashtu edhe në to të palës franceze, u duk përkrahja për prioritetet kryesore të presidencës – të tilla siç u formuluan në forume dhe nivele të ndryshe që në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas deklaratave, presidenca do të punojë për më shumë vende të punës; për rritje dhe për aftësi konkurruese; për një BE-në, i cili do të mbrojë të gjitha shtetasit e vet; për një bashkim energjetik orientuar te politika e ardhshme në fushën e klimës; për një bashkim të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.
Mirëpo, kancelarja Merkell mirëpriti jo vetëm prioritetet kryesore, por edhe iniciativën suplementare të kryeministrit Bojko Borisov për takim të Komisionit Evropian me presidentin e Turqisë Rexhep Erdogan, me qëllim të normalizohen marrëdhëniet midis BE-së dhe fqinjës më të madhe të Bullgarisë. Duke falënderuar për përpjekjet e Bullgarisë për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së, zonja Merkell sugjeroi, se presidenca bullgare mund t’i shpresojë përkrahjes gjermane për një politikë edhe më të fortë ndaj migracionit. Pikërisht për këtë prej kohe kryeministri Bojko Borisov bën apel, por nuk has mjaftë kuptim dhe përkrahje. Pala gjermane shprehu solidaritet edhe për shpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, gjë që është një nga prioritetet e presidencës bullgare. Përkrahjen e Berlinit për dëshirën e BE-së të financojë ndërtimin e autostradave, hekurudhave dhe porteve në Ballkan, kryeministri Borisov e caktoi si një kontribut i rëndësishëm në bashkëlidhjen, zhvillimin e turizmit dhe lëvizjen e mallrave dhe ngarkesave në regjion. Qëndrimi i Parisit, se në prioritetet e presidencës bullgare gjetën pasqyrim disa prej propozimeve të tij, supozon përkrahje për çdo përpjekje të presidencës t’i jepet një dinamike të re projektit evropian. Pozita që përputhen në ato drejtime midis të dy vendeve ka, sidomos për reformat e tregut të punës, për politikën e mbrojtjes evropiane dhe të industrisë mbrojtjes, si dhe për reformën në politikën evropiane të strehimit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..