Ministrja për Presidencën bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian Liljana Pavllova në ditën e çeljes zyrtare të Kryesisë dha një intervistë posaçërisht për Radio Bullgarinë:
Ajo e cilësoi datën 11 janar si historike dhe u argumentua kështu: Kjo datë është historike, sepse 11 vjet pas aderimit tonë në BE (diçka, e cila ishte ëndërr dhe kauzë e të gjithë bullgarëve), tani e kemi mundësinë të marrim timonin e drejtimit të anijes së quajtur Bashkim Evropian dhe të familjes së madhe evropiane, në detin e turbullt të sfidave të mëdha. Detyrat kryesore janë në disa drejtime. Më e rëndësishmja është tema për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Evropës. Ky qëllim mund të arrihet vetëm po të arrijmë mirëkuptim mbi temën për përforcimin e kufijve të jashtme, mbi çështjen për zhvendosjen e refugjatëve dhe po të punojmë në mënyrë më efektive për këtë proces. E ardhmja e Evropës, buxheti i ardhshëm i përbashkët i Evropës – shumë janë temat që do t’i diskutojnë gjatë ditëve të ardhshme.
Motoja e bashkimit Evropian është “Të bashkuar në diversitet”. Sa reprezentative mund të jetë Bullgaria në pasqyrimin e këtij apeli? Liljana Pavllova është e sigurt se shteti ynë mund të jetë shembull për tolerancë në rajon.
Bullgaria dhe qeveria bullgare e Kryeministrit Bojko Borisov (në kuadrin e mandatit të vet të tretë) punojmë në të vërtetë në përputhje me mesazhin për tolerancë etnike dhe religjioze. Mendoj se këtë e kemi provuar shumë herë. Përpiqemi të tregojmë në të gjitha mënyrat - të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, se Bullgaria si një shtet në udhëkryq mes Lindjes së Perëndimit, si një shtet me tradita, me komunitetettë ndryshme religjioze dhe etnike, jeton në fqinjësi të mirë dhe në tolerancë. Ky është mesazhi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor – vetëm me tolerancë dhe së bashku mund të arrijmë unitet.
Pritet se në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Bullgari do të vijnë mijëra mysafirë, për të cilët shteti ynë është i panjohur. Bullgaria është një thesar, i cili duhet zbuluar – një shtet me histori dhe kulturë të pasur dhe njerëz të mirë. Bullgaria është një vend shumë i përshtatshëm për investime. Kështu që po prezantojmë shtetin tonë edhe si një destinacion për turizëm dhe për investime, edhe si një partner i besueshëm për partnerët tonë nga Ballkani dhe nga Evropa – nënvizoi në intervistën e saj për Radio Bullgarinë Liljana Pavllova, ministrja e Presidencës bullgare të këshillit të bashkimit Evropian.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..