Më 11 janar me një ceremoni solemne në Teatrin Popullore në Sofje u hap zyrtarisht Presidenca e parë Bullgare e Këshillit të BE-së. Dita kaloi nën shenjen e shumë takimeve dhe veprimtarive. Njëri prej aktiviteteve ishte hapja e ekspozitës interaktive “Bullgaria është...” e cila prezanton alfabetin bullgar, traditat, artin dhe kulturën bullgare. Veprat janë të rregulluara në një çadër speciale në Lulishten e Kryeqytetit. Kështu të gjithë mysafirët e koncertit solemn në Teatrin Popullor , si dhe përfaqësuesit e mediave të huaja dhe bullgare, patën mundësinë të bëjnë një shëtitje virtuale nëpër këndet më piktoreske të Bullgarisë. Duke qëndruar në mes të ekspozitës secili sikur mbetej vet, ndërsa koha sikur ndalonte ecjen.
Ndjenja se janë në ndonjë subjekt përrallorë, forcohej me interpretimet e grupit “Oratnica” dhe këngëtares popullore Valja Ballkanska dhe ekzekutimet e gajdexhiut Petër Janev. Fotografitë prezantojnë shenjtërore të lashta dhe kështjella, kisha dhe manastire.
Natyra bullgare me bukurinë e saj gjithashtu gjeti vend në videot, peizazhe nga malet Rilla, Pirin, Stranxha, Rodopet, të gërshetuara me rite tradicionale si vallëzimi mbi prush – nestinarstvo, vallet e burrave të maskuar – kukeri, djemtë e Krishtlindjes, të cilët shkojnë shtëpi më shtëpi për të përgëzuar familjet.
Kështu në mënyrë të papërsëritshme prezantohet pamja mistike e vendit tonë. Kishte kuadro kushtuara piktorëve bullgarë, krijimtaria e të cilëve lëri gjurmë në artin figurativ. Ministrja e Presidencës Bullgare Liljana Pavllova tha, se ekspozita prezanton vendin tonë në mënyrë të papërsëritshme dhe shtoi:
Në ekspozitë gjetën vend tetë tema, dhe secila prej tyre është një vazhdim i motos së saj “Bullgaria është...”. Kështu secili prej vizituesve duhet të formojë një fjali të tërë duke vazhduar ato fjalë.
Përveç turistëve të zakonshëm në kuadrin e Presidencës pritet, që Bullgaria të vizitohet nga më se 25 mijë mysafirë, disa prej të cilëve do të vijnë për herë të parë. Një ekspozitë e tillë mund të ndihmojë njerëz të tillë që më shpejtë dhe më lehtë të njihen me atdheun dhe të shikojnë kënde të ndryshme prej tij, të cilët ndoshta nuk do të disponojnë kohë të vizitojnë. Mirëpo, ato vise të zgjedhura mund të bëjnë, që ata prapë të rikthehen pas kohe.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNë mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..