Po t’i besojmë “profecitë” e industrisë kinematografike, do të vijë dita, kur robotët do të kthehen kundër krijuesit të tyre dhe do ta nënshtrojnë atë. Dhe nuk është e rastit se shkencëtari i shquar Stephen Hawking paralajmëroi se intelekti artificial do të vetëriprodhohet vetëm dhe ndoshta do të kërkojë të zërë vendin e njeriut. Është mirë se tani për tani robotët me bindje zbatojnë urdhrat dhe intelekti artificial akoma nuk ka marrë një shpirt.
Docenti Ivan Çavdarov është një nga shkencëtarët, të cilët krijojnë robotë, që kanë sjellje miqësore ndaj njeriut. Ai beson se kontrolli i tyre edhe në të ardhmen do të mbetet në duart e njerëzve. Para disa vitesh ai krijoi një protezë për dorë, drejtimi i së cilës bëhet nëpërmjet sinjaleve të ashtuquajtura “bioelektrike” (shkurtime të vogla të muskujve në pjesën e mbrojtur të gjymtyrës). Për përpunimin e tij të fundit, i cili nuk ka analog në botë – një dorë të robotizuar humanoide, ai mori dekoratën “Shpikësi i vitit 2017” të Bashkimit të Shpikësve në Bullgari. Dora e krijuar nga ai përdor elemente me intelekt artificial, drejtohet me anë të një doreze me sensorë. Ajo mund të përdoret me vete ose si pjesë e ndonjë roboti humanoid. Përveç kësaj punon me gjashtë motorë dhe secili gisht mund të lëvizet pavarësisht nga të tjerët.
“Ideja është që kjo dorë të imitojë gjeste – tregoi docenti Ivan Çavdarov. Në një projekt për fëmijë me autizëm ne e vendosëm atë mbi një kukull Minion dhe me ndihmën e saj fëmijët mësonin gjuhën e gjesteve, numërimin me gishtat, etj. Kështu ata mësuan shumë gjëra lehtësisht. Këta fëmijë kanë një sjellje shumë interesante dhe në disa aspekte janë më të zhvilluar sesa janë njerëzit e tjerë. Shumë prej tyre komunikojnë më lehtë me mjete teknike dhe prandaj shpikja është tepër e dobishme për ta – ata parapëlqejnë komunikimin me dorën e robotizuar, jo atë me pedagogët.”
Një gjë interesante është se dora humanoide është ndërtuar krejtësisht me ndihmën e printerit 3 dimensional – kjo është një teknologji e së ardhmes, e lidhur me shumë shpresa në fushën e mjekësisë dhe biologjisë.
“Teknologjia e printimit 3D më dha një përparësi të madhe – shpjegoi shpikësi. Në këtë projekt tërë gishtat janë printuar, kështu që s’patëm nevojë për një operacion të tërë teknologjik, siç është montimi. Gishtat nuk kanë boshte, të cilat janë karakteristike për elementet standarde makinerike. Boshti printohet drejtpërsëdrejti nga plastmasa e njëjtë, prej së cilës është printuar tërë gishti. Dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet printimit 3 dimensional.”
Ivan Çavdarov shpjegon se është e vështirë që të parashikohet deri ku mund të arrijë në zhvillimin e vet kjo teknologji. Sipas tij është e mundshme që në të ardhmen të krijohen objekte me dendësi të ndryshme, duke përdorur materiale të ndryshme, kështu që të prodhohen objekte me karakteristika dhe cilësi të reja. Dhe më shumë – proteza individuale të përpunuara sipas nevojës konkrete të pacientit, bile mund të mendojmë për kthimin e të parit.
Docenti Ivan Çavdarov është autor i dhjetëra shpikjeve, mirëpo projekti pas të cilit është i dhënë me gjithë shpirt është roboti, i cili eci me hapa.
“Ekziston një mendim i arkitektit Ludwig Mies van der Rohe – “E vogla është më shumë”, dhe ai më frymëzoi të kërkoj zgjidhje me mjete minimaliste - shpjegoi shpikësi. Kështu krijova robotin, i cili eci me hapa, dhe për këtë ai përdor vetëm me dy motorë. Përveç hapave, ai mund të kryejë edhe lëvizje të tjera – të kthehet rreth një aksi afër qendrës së gravitetit, të kapërcejë pengesa të ndryshme, të ngjitë shkalla (kjo e fundit është një detyrë shumë e komplikuar), d.m.th. ai është jashtëzakonisht manovrues. Natyrisht ekzistojnë edhe robotë, të tjerë që ngjitin shkalla, mirëpo konstruksioni dhe mënyra e drejtimit të tyre janë shumë të ndërlikuar.”
Roboti në fjalë është me lartësi vetëm 15 centimetra dhe ka ai një potencial të madh. Mund të përdoret bile në fushën e luftimit të terrorizmit – mund të lëvizet në terrene të rrezikshme, të reagojë në kushtet e ndotjes kimike, apo në vende ku ka rrezik të lartë të sulmeve – mendon krijuesi i tij.
Në vitin 1991 docenti Ivan Çavdarov ka mbaruar Universitetin Teknik në Sofje në specialitetin e inxhinierisë mekanike. Përsëri atje specializon në fushën e robotikës, kurse sot punon në Institutin e Robotikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Është detyruar të punojë në dy vende për të siguruar bukën e gojës, mirëpo mendon për veten si për një njeri me fat, sepse të dyja vendet e punës janë lidhur me shkencë. Prej disa muajsh ai drejton gjithashtu “Robo Akademinë”, ku zbulon të fshehtat bashkëkohore të botës së teknologjive të larta para nxënësve të talentuar nga shkolla të ndryshme të mesme. Bashkë me dy prej këtyre nxënësve – Radosllav Iliev dhe Ivelin Stojanov, ai pranoi dekoratën për shpikjen e dorës humanoide.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..