Protestat dhe kundra protestat në lidhje me synimet për ndërtim të teleferikut të dytë në vendpushimin Bansko, të vendosur në Bullgarinë Jugore, dje jo vetëm se vazhduan, por u zgjeruan dhe u politizuan. Një javë pasi qeveria pranoi ndryshime në Planin për Menaxhimin e Parkut Kombëtar “Pirin” në dhjetë qytete, përfshi dhe në zona të larguara nga problemi, u zhvilluan aksione në mbrojtje të Pirinit. Sipas ambientalistëve, të cilët protestojnë, ndryshimet japin mundësi për ndërtime në zona, që përbëjnë 48% nga territori i parkut. Ministri i mjedisit Neno Dimov pohon se, do të ndërtohen vetëm 2,6% prej parkut dhe bëhet fjalë vetëm për zgjerimin e infrastrukturës sportive.
Protestat po zgjerohen dhe kërkesat politizohen akoma më shumë. Të pakënaqurit këmbëngullin për “një ligjshmëri në Bullgari”, kurse 5 parti jashtëparlamentare kërkuan që ministri i mjedisit Neno Dimov të japë dorëheqjen e tij. Në një deklaratë të përbashkët “Demokratët për një Bullgari të Fortë”, “Da Bullgaria”, “Të gjelbërit”, Bashkimi Popullor Agrar Bullgar dhe Lëvizja për Bashkim Evropian dhe Solidaritet, përcaktuan ndryshimet në planin për menaxhimin e parkut “Pirin” si një zhvatje politike dhe paralajmëruan se, ato nuk do të çojnë deri në ndërtimin e premtuar të shpejtë të teleferikut të dytë në Bansko, por shumë shpejt do të shkallëzojnë nga planet për pista dhe pajisje të reja, deri në prerje dhe erozion të mijëra akrave të pyjeve shekullore dhe deri në një bum të ri të ndërtimit jo vetëm në Bansko, por dhe në të gjithë malin Pirin.
Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov i akuzoi protestuesit se, kërkojnë dividendë zgjedhore. “Demokratët për një Bullgari të Fortë”, “Da Bullgaria”, “Të gjelbrit”, Bashkimi Popullor Agrar Bullgar dhe Lëvizja për bashkim evropian dhe solidaritet kanë një peshë jo shumë të madhe elektorale, por kauza, e cila i bashkon në këtë rast, ka simpatizantë të mjaftueshëm në shoqëri dhe me të vërtetë është në gjendje të risë popullaritetin e tyre. Me përkrahës të shumtë në shoqëri disponon dhe teza e drejtuesve, se midis ruajtjes dhe mbrojtjes të mjedisit dhe zhvillimit ekonomik duhet të ketë balancë. Me këtë kuptim, njëkohësisht me protestat kundra synimeve të qeverisë, përkrahësit e ndërtimit të teleferikut të dytë në qytetin Bansko zhvilluan një kundra demonstratë, duke bllokuar rrugën ndërkombëtare rreth qytetit Simitli për rreth një orë e gjysmë. Mes parullave u pa dhe një apel “Jashtë parazitët e gjelbër nga Bullgaria”. Për shkak të kundërshtimeve të ashpra dhjetëra policë mbronin veprimet e protestës, që të mund të evitojnë incidente.
Ashpërsia midis protestuesve dhe kundra protestuesve u transferua dhe në faqet e shtypit. Deri ku ka arritur grada e tensionit duket në mënyrë të qartë në faqet e sotme të gazetës “Trud”, ku botuesi i njohur dhe gazetar Petjo Bllëskov paralajmëron se, protesta gjatë kësaj jave nuk është kundra zhvillimit të turizmit dimëror, as dhe për ruajtjen e natyrës në Pirin, por kundra Bullgarisë. Dhe paralajmëron se, tanimë 5 vjet me radhë një bandë renegatësh sabotojnë çdo lloj iniciativash kombëtare.
Është më se e dukshme se në situatën e kundërvënieve të tilla të ashpra nuk mund të flitet për dëshirë nga ana e qeveritarëve për një balancë midis ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë sfond lind pyetja se deri kur do të vazhdojë të jetë kështu.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..