Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

300 mijë automobila të blerë gjatë vitit 2017

Çdo një bullgar i dytë ka automjet të vet (të dorës së dytë)

БНР Новини
Foto: arkiv

Popullsia e Bullgarisë është 7.2 mln veta, kurse automjetet e regjistruara janë 3.6 mln. Kjo do të thotë se dy bullgarëve u bie një automjet, përfshi këtu fëmijët dhe të vjetrit. Prej këtyre automjeteve veturat janë pothuajse 2.7 mln. Vetëm vitin e kaluar automjetet e blera janë mbi 300 mijë. Me një statistikë të tillë nuk mund të lavdërohen madje vendet më të zhvilluara në Evropë, ku popullsia është e madhe.E gjithë kjo duket shumë mirë nga pikëpamja ekonomike, por kur të bëhet fjalë për ekologjinë situata është e ndryshme.

Parimisht kudo në botën e zhvilluara ndërmerren masa për kufizimin e automobilave që lëvizin me benzinë dhe dizel dhe u jepet prioritet automjeteve hibride dhe atyre elektrike. Tani për tani Bullgaria mbetet anas kësaj tendence. Nga të gjitha 2.7 mln veturat e regjistruara në vend, ato elektrike janë mbi 300, tregojnë të dhënat zyrtare. Janë regjistruar rreth 3000 automjete hibride, me motorë elektrikë dhe me motor benzine, dhe rreth qindra të tjera, të cilat e kombinojnë lëvizjen nëpërmjet energjisë elektrike dhe agregatit të dizelit. Ky është një numër jashtëzakonisht i vogël, që është pothuaj 0 për qind në sfondin e sasisë së përgjithshme. Nga ana tjetër raporti në shitjen e automjeteve të reja kundrejt  veturave të dorës së dytë në Bullgari është 1 : 10, kurse mosha mestarë e autoparkut është mbi 18 vjeç – këta janë tregues pa analog ndër vendet e BE-së. Nga automobilat e regjistruar vitin e kaluar, pak mbi 300 mijë, ata të rinj janë vetëm 43 mijë, ata të moshës deri në 5 vjet janë afro 13 mijë, kurse veturat më të vjetra, autobusët dhe kamionët janë afro 230 mijë. Vetura më e preferuar nga bullgari është ajo që lëviz me benzinë. Të tillë janë gjithsej 1.6 mln prej automobilave në vend. 15 000 prej tyre mund të lëvizin edhe me metan, kurse rreth 170 000 – edhe me gaz. Në fakt numri i fundit mund të jetë më i lartë, sepse jo të gjithë pronarët e kanë regjistruar lëndën e dytë djegëse të veturës së tyre. Veturat me motorë dizeli janë 1.5 mln. Fakti se shitjet e automobilave të rinj është rritur me 23 për qind na jep shpresë se veturat e vjetra në rrugët e Sofjes do të pakësohen.

Në fund të fundit gjithçka varet nga të ardhurat e bullgarit, sepse sa u përket automobilave arsyet ekonomike dalin përpara arsyeve ekologjike. Veturat e vjetra e ndotin ajrin më shumë me gaz dhe me grimca pluhuri. Në përgjithësi veturat që lëvizin me benzinë dhe dizel janë një armik i madh i natyrës dhe i shkaktojnë asaj dëme të mëdha. Çështja është se shumë pak bullgarë kanë mundësi të blejnë veturë të re, ose të tillë që do ta ndotë më pak ajrin. Një automobil i tillë kushton mbi 10 mijë euro, kurse paga mesatare në vend është afro 500 euro në muaj. Edhe më pak janë ata, të cilët mund të kenë veturë hibride, ose automobil krejtësisht elektrik. Çmimi i tyre është fantastik për bullgarin e zakonshëm. Akoma më tepër se në fushën e transportit automobilistik aktualisht Bullgaria është në etapën e zhvillimit të shteteve industriale evropiane të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, kur ishte bumi i ndërtimit të autostradave. Aktualisht Bullgaria bën shumë përpjekje në këtë drejtim dhe ajo nuk disponon resursin e domosdoshëm për ndërtimin e pikave të mbushjes së akumulatorëve të automobilave hibridë dhe elektrikë, të cilat tani për tani nuk disponojnë autonomi të madhe. Ajo nuk ka mundësi gjithashtu për subvencionime financiare për pronarët e automjeteve ekologjike. Ata tani për tani kanë një stimul të siguruar nga autoritetet. Të gjithë pronarët e automjeteve ekologjike mund të përdorin falas zonat e parkimit në qytete. Kurse ndërtimi i pikave të mbushjes mbetet kryesisht në duart e vetë pikave të karburantit, të cilët e ndërmorën sfidën dhe tashmë në shumë vende është instaluar teknika e domosdoshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD