Bullgarët, të cilët janë larguar nga atdheu, janë mbi 2 mln veta. Çdo një prej tyre e ka fatin e vet dhe shkakun për të filluar një jetë të re përtej kufirit. Disa prej tyre e kanë bërë këtë që para viti 1989, që t’u shmangen represioneve të regjimit komunist, disa të tjerë – që të marrin një arsim më të mirë, kurse disa të tjerë – për të marrë një pagë më të madhe. Mirëpo, edhe tri llojet e njerëzve kanë diçka të përbashkët – kjo është shpresa se një ditë përsëri do të kthehen në atdhe dhe do ta ndryshojnë Bullgarinë. Disa prej tyre e deklarojnë këtë vetëm me fjalë, por ka dhe të tillë, të cilët tashmë kanë plane konkrete për ta realizuar këtë.
Daniell Bogdansi është në kursin e dytë në degën e biznesit ndërkombëtar në Universitetin e Maastrihtit dhe vazhdimisht interesohet për ngjarjet në Bullgari. Ai ka krijuar një blog të vet, ku publikon mendimet e veta për problemet aktuale, para të cilave gjendemi, dhe zgjidhjet e tyre të mundshme. Atje Daniell përshkruan përjetimet e veta, si dhe të personave të veçantë, të cilët banojnë përtej kufirit, misioni i të cilëve është që të ndihmojnë kauza të ndryshme. Çfarë është auditori i blogut të tij? Për këtë na tregoi vetë Daniell:
“Qëllimi i tij kryesor është që të ndikojë pozitivisht mbi të rinjtë dhe mbi ndryshimin e mënyrës së të menduarit. Në qoftë se çdo një prej nesh bën diçka të vogël për Bullgarinë sot, ajo nesër do të jetë një vend më i mirë për të jetuar.”
Videoja e parë e xhiruar nga ai për sajtin e ka titullin “Rruga bullgare”. Ideja ka lindur pas pjesëmarrjes së tij në një konkurs për ese filozofike, organizuar nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Tema është “Rruga bullgare – potencial, probleme dhe perspektiva”. E ka mbaruar me pyetjen: “Po ti çfarë bëre sot për Bullgarinë?” Kjo pyetje mbetet edhe në film, po çfarë na fakt na inspiron ai?
“Ideja është se në qoftë se çdo një prej nesh fillon të mendojë për Bullgarinë, për të ardhmen e qytetit, ku banon, dhe pushojmë të ndahemi, vendi ynë do të ketë potencialin për t’u ndryshuar, por ne e kemi humbur shpresën dhe jemi apatikë.”
Ndryshimi i mjedisit tonë varet vetëm nga ne. Hapi i parë është përballimi i pesimizmit tipik bullgar, që ne zakonisht e maskojmë me disa nocione të tjera si realizëm, apo interes. Kjo është pengesa më e madhe para zhvillimit të njeriut. Më lehtë është që të thuash se diçka nuk mund, ose nuk duhet të ndodhë. Kështu do të bëjë çdonjëri, i cili ka frikë nga e reja dhe e panjohura. Kjo ndjenjë fshihet te çdo një prej nesh, por ne duhet të mësohemi për ta kontrolluar.
Duhet të mos kthehemi më në histori dhe të kërkojmë raste për krenari vetëm në të kaluarën. Edhe sot ka personalitete, me të cilat të krenohemi. Që të shënojnë sukses në punën e tyre ata kanë bërë shumë përpjekje dhe kanë pasur shumë probleme. Zakonisht ata i arrijnë sukseset e tyre vetëm me fuqitë e veta dhe pa përkrahjen e shtetit. Prandaj shpeshherë përpjekjet e tyre mbeten në hije dhe shkaku kryesor për këtë është mungesa e informacionit. Duke treguar historitë e bashkatdhetarëve tanë në blogun e vet Daniell shpreson se do ta ndryshojë këtë dhe do ta përqendrojë vëmendjen e shoqërisë te problemet e tyre. Idetë e tij janë lidhur gjithashtu me krijimin e akoma një sajti, i cili do të paraqesë në gjuhën angleze kuriozitetet historike dhe natyrore te ne. Dëshira e djalit të ri është që t’u tregojë të huajve se vendi ynë mund t’i befasojë jo vetëm me gratë e bukura dhe alkoolin e lirë, por edhe me të kaluarën e pasur, kuzhinën e shijshme dhe zanatet e ruajtura, të trashëguara nga mjeshtërit e njohur.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..