Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libri – një dhuratë për shpirtin

БНР Новини

Të zgjedhësh peshqesh për një njeri të dashur nuk është një detyrë e lehtë, më në veçanti kur do që ai patjetër të jetë special, të mund të sjellë gëzim, të ngrohë zemrën, të kthehet në një kujtim të shtrenjtë. Vlerën e tij mund ta kuptojmë kur pyesim veten sesa kushton buzëqeshja e njeriut, të cilin do ta gëzojmë ose ndjenja, të cilën do ta provojmë kur peshqeshi e prek me dashurinë e vet qenien tonë më të dashur. Çfarë të zgjedhim? Një send të shtrenjtë ose diçka të dobishme? Në qoftë se jemi prindër, do të zgjedhim atë të cilën e mendojmë se është e nevojshme për fëmijën tonë. Por cila është ajo – një celular, loja e radhës ose ndonjë libër? Por për njeriun pranë, për prindërit tanë?

Përpara viteve, kur ishim fëmijë i gëzoheshim shumë librit, të cilin prindërit tanë na e dhuronin për ditëlindje ose për Vitin e Ri. Dhe sikurse, libri i ilustruar bukur më shumë e tërhiqte vëmendjen tonë, sesa një rrobë e bukur ose ndonjë lodër. Libri ishte nga njëra anë një formë e komunikimit me autorin, por edhe me prindërit tanë ose me shokët, me të cilët pastaj bisedonim për atë që kemi lexuar. Në ditët tona lodrat e bukura dhe të lustruara, tabletat, më shumë e tërheqin vëmendjen e fëmijëve, por pavarësisht nga kjo libri i bukur për fëmijë akoma vazhdon të jetë një peshqesh i kërkuar për vogëlushët:

"Po, kështu është - pohon Galina Zllatareva, autore dhe botuese e librave për fëmijët. Dhe mbase ky është njëri nga shkaqet kryesore që panairi i librit të zhvillohet në mesin e muajit dhjetor, fill përpara festave në fund të vitit. Njerëzit, duke kërkuar peshqeshe, zgjedhin  të blejnë fëmijës një libër, si shtesë ndaj peshqesheve të tjera. Kjo është diçka shumë e mirë, e cila ruhet si një traditë në familjen bullgare. Më gëzon shumë, se prindërit blejnë libra. Ajo, të cilën e ve re në panairin e librit është sesi njerëzit në mosha të ndryshme zgjedhin libra për peshqesh. Rreth një e treta prej grave, të cilët vijnë në stendat tona, duan të dërgojnë libra jashtë shtetit, nipit ose mbesës, të cilët rriten në një mjedis tjetër gjuhësor. Kështu që ata  të mund të mësojnë germat, që të mund të ruajnë vetëdijen bullgare – kjo është një gjë shumë e mirë.

Снимка

Por kur libri për fëmijë është dhuruar me shumë dashuri dhe urime nga më të përzemërtat, fëmija e ndjen mesazhin. “Kjo magji - të të zërë gjumi në prehrin e mamasë, derisa ajo të lexon nga libri i dashur, nuk ka sesi të zhduket, sepse është një pjesë nga jeta”, thotë Zhana Ivanova, botuese e librave për zhvillim shpirtëror dhe personal. Sipas saj, libri i bukur vazhdon mes gjërave më të preferuara për peshqeshe. Në fakt ai ze vendin e dytë pas ekskursionit. Dhe në qoftë se ekskursioni do të na ndihmojë të ndërrojmë realitetin me një përjetim të këndshëm, libri do të na çojë në një botë tjetër ose do të na ndihmojë të zbulojmë veten. Si një formë shpirtërore e udhëtimit dhe ajo do të na ndihmojë të largohemi nga problemet e përditshme:

"Në libër mund të gjesh përgjigjen e një pyetjeje konkrete, recetën për sukses, shembullin pozitiv për marrëdhënie harmonike. Që të gjitha këto gjëra i gjejmë si në letërsinë artistike, po kështu dhe në letërsinë e specializuar. Në literaturën e specializuar mjekët dhe specialistët në fusha të ndryshme, në një mënyrë mjaft të kuptueshme na japin në dorë kyçin për një shëndet të mirë apo për marrëdhënie më harmonike me njerëzit përreth. Si punojmë, me çfarë ushqehemi, kur biem për të fjetur, si ngrihemi, a kemi kohë të shkojmë mes natyrës... Këtu vjen dhe magjia e librit -  në mbrëmje të lexosh disa faqe dhe të të zërë gjumi me ndjenjën se je pasuruar me diçka. Në vend që t’i lëmë detyrat tona për ditën e nesërme, le të lexojmë disa faqe, të cilat na shpien në një botë tjetër. Libri është si një pasqyrë e asaj, të cilën e kërkon dhe nganjëherë mund ta gjesh shumë qartë zgjidhjet e problemeve duke lexuar."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD