Për Hristo Todevin mali është para se gjithash liri. Ai është një rikthim te rrënjët dhe një shans të zbulojë diçka të humbur. Krahas kësaj është edhe një zbulim. Për nga profesioni është analizues ekonomik. Para afro 20 vitesh filloi të merret me alpinizëm. Që atëherë e deri më sot kohën e lirë i kushton malit. Bukuritë, të cilat i zbulon gjatë udhëtimeve të shumta i përjetëson në fotografi.
Objektivi i tij kap kuadro magjepse ose romantike të cilat rikrijojnë malin herë të mbuluar me dëborë ose me akull, herë me ngjyrat laramane të vjeshtës, ose plotë gjelbërim. Mali në fotografitë e Hristo Todevit tërheq me këndet e egra, ku rrallë shkelet këmba njerëzore.
Është i bindur, se rajone të tilla ka edhe në malet me popullaritet si Rilla. Mirëpo, mali, i cili e josh më shumë Hristo Todevin është Rodopa. Para kohe bashkë me udhëtarin fotograf Nikollaj Genov realizuan fotoalbumin “Rodopa. Mali i shenjtë”. Në disa rajone lindore të malit Rodopa njeriu mund të bredhë kilometra të tëra pa takuar ndonjërin.
“Ka një rajon në Rodopet Lindore, ku gjithnjë kthehem. Ky është rajoni Sarë kaja – një shkëmb 50 metrash me shpellë në formën e pëllëmbës njerëzore. Përreth ka disa mëhalla ku banojnë vetëm dy veta – xha Shaban nga Mumxhidam dhe Gyllbijaz nga Murga. Aty rrallë herë vijë ndonjëri. Ky është rajoni midis fshatrave Bezvodno dhe Tri Mogili, dhe liqenit artificial Borovica. Shtigjet pothuajse nuk shihen. Është një aventurë të vërtetë, që njeriu të frekuentojë këtë rajon”, tregon Hristo.
Para 14 vitesh Hristo Todevi filloi të klasifikoj dhe të rikrijoj në letër vrimat në formën e trapezit të gërryera në shkëmbinjtë. Ato hasen shpesh në Rodopet Lindore.
“Kudo që të shkoj, gjithnjë bëj fotografi, kështu që të numëroj vrimat e gërryera në shkëmb për të kërkuar ndonjë logjikë. Kjo për arsye të arrijmë të zbulojmë sekretin e këtyre shenjtëroreve misterioze. Shkëmbejmë informacion për arritjet tona me miq të cilët gjithashtu interesohen. Dekadat e fundit shumë njerëz filluan të shfaqin interes jo vetëm ndaj misterit të komplekseve të gërryera në shkëmbinjtë, por edhe ndaj të gjitha vendeve të shenjta në mbarë Bullgarinë.”
Fotografitë që bëjnë alpinistët gjithnjë dallohen nga fotografitë e tjera të maleve, sado të bukura të jenë ato. Lidhur me këtë Hristo Todevi shpjegon, se “për disa prej fotografive kërkohej një dozë rreziku që të zgjidhet vendi më i përshtatshëm nga ku të fotografohet”.
Përsa iu përket ëndrrave të alpinistit Hristo Todev, ato lidhen me Pakistanin – luginat dhe gjilpërat Trango, akullnajorin Balltoro. Nga ndonjëherë me miq ngjitin Dolomitët në Italinë e Veriut dhe Alpet Shqiptare – një nga malet e fundit të egra me maje të pjerrëta në Evropë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..