Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit respektojmë kujtesën e Shën Stefanit – martirit të parë të krishterë. Ai u shugurua dhjak nga nxënësit e Jezu Krishtit dhe si ata posedonte dhuntinë të shërojë të sëmurë me duart. I frymëzuar nga besimi Shën Stefani u bë arkidhjak (i pari) në bashkinë e krishtere të Jerusalemit, e cila kujdesej për vejushat dhe nevojtarët. Ajo ishte aq mirë dhe е drejtë е rregulluar, se hebrenjtë të mposhtur nga zilia trilluan shpifje për Shën Stefanin para Sinedrionit duke e akuzuar në blasfemi. Në Sinedrion shenjtori përgënjeshtroi të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, duke demaskuar mosbesimin e hebrenjve, duke dhënë shembuj nga tërë historia e popullit hebraik që nga Avraami deri te mbreti Solomon. Hebrenjtë nuk deshën të pranojnë fjalët e shenjtorit dhe ia dorëzuan turmën, e cila e vrau me gurë. Sipas shkrimeve të shenjta, Shën Hyjlindësja dhe Shën Joan Gojarti duke shikuar vdekjen e tij prej martiri i drejtuan lutje të ethshme zotit. Duke vdekur Shën Stefani iu drejtua Zotit për të falur armiqtë e tij. Kujtesa për vdekjen e tij prej dëshmori me kalimin e viteve u harrua. Mezi në fund të shekullit IV, pasi u zbuluan lipsanet e tij, kujtesa për të u rimëkëmbë si një shembull i mëshirës dhe i dhurimit.
Sipas burimeve të lashta armene dhe latine, kisha shënon kujtesën e tij më 26 dhjetor, pas Lindjes së Krishtit. Mirëpo, më vonë në Bizant, kisha caktoi 26 dhjetorin për të kremtuar Tubimin e Shën Hyjlindëses, ndërsa kujtesën e shenjtorit Stefan e shtyri më 27 dhjetorin. Kjo respektohet deri në ditët tona. Festa e Shën Stefanit lidhet ngushtë me Lindjen e Shpëtimtarit.
Emrin e shenjtorit e mban një nga shenjtërit e shpirtit bullgar – Kisha e Hekurt “Shën Stefani” në Stamboll, të cilën e lidhim me luftën për pavarësi kishtare bullgare. Kjo kishë ortodokse bullgare përbën një bazilikë me tre anijata në formën e kryqit, me ornamente të bukura, të punuara fund e krye prej elemente të hekurta. Altari është i orientuar te Briri i Florinjtë, ndërsa mbi narteksin ngrihet një kambanore prej 40 metrash. Kisha e hekurte u ndërtua në fund të shekullit XIX, kur kolonia bullgare në Stamboll numëronte 50 mijë veta. Shenjtërimi solemn u bë nga ekzarku Josif I ditën e Lindjes së Hyjlindëses – 8 shtatorin e vitit 1898.
Në traditën popullore Dita e Shën Stefanit “mbyll ciklin e festave të Krishtlindjes”. Dita është e shënuar për të gjithë. Në trapezën familjare vihet lakër e tharmë dhe byrek me mish. Këtë ditë çiftet e sapomartuara frekuentojnë krushqit dhe prindërit. Ditë të emrit kanë njerëzit me emra bullgarë: Stefan, Stefana, Stefka, Venko, Stojan, Stojko, Stoiçko, Stoimen dhe të gjithë emrat e përngjashme. Të gjithëve urojmë një festë të ndritshme!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..