Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grigor Dimitrov e përfundoi vitin në këmbët e majës

БНР Новини
Foto: BTA

Grigori gjithmonë ka qenë një top lojtar, por tenisi nuk vërtitet vetëm rreth rezultateve të mira në ndeshjet. Përkushtimi, stërvitjet dhe stimuli të vazhdosh të përmirësosh lojën tënde – e gjithë kjo duhet të jetë në dukje dhe pikërisht kjo rastisi me Grigorin. Ky është vlerësimi jo i ndonjë tjetri, por i trajnerit të tenistit bullgar Grigor Dimitrov Daniel Vallverdu. Që nga mesi i vitit 2016 e këtej ai zhvillon potencialin e bullgarit dhe e nxori deri në stinën më të suksesshme në karrierën e tij.

Në fakt asnjë nuk ka dyshuar në talentin e Dimitrovit, i cili është i njohur nëpër të gjithë botën me lëvizjet e tij atraktive dhe me mjeshtëritë. Por, përpara se ai dhe Vallverdu  të fillojnë punën e tyretë përbashkët gjatë stinës së kaluar, përpara Grigorit  kishte opsione të shumta dhe bile ai vet pohon se nuk ka qenë i sigurt sesi të veprojë dhe të zhvillojë lojën e tij. Filozofia e Vallverdus është të jesh i balancuar gjithmonë-në fushë, jashtë saj, kur je më përpara në rezultat ose në momentet vendimtare të ndeshjes. Trajneri mundohet që të pakësojë deri në minimum faktorët, të cilët mund të çojnë deri në humbjen e përqendrimit. Jo më pak e rëndësishme është se kujdeset për marrëdhëniet miqësore në skuadër. Në fund të fundit venezuelasi mundi të thjeshtojë lojën e bullgarit kështu që ai të realizojë stinën e vet më të mirë deri në këtë moment. Dimitrovi e përfundoi vitin nën numrin 3 në ranglistën botërore, pasi mundi të fitojë 4 tituj-në Brisbane, në Sofje, në turneun në Cinsinnaty, kurse në Londër fitoi 1500 pikët maksimale me 5 fitore prej 5 ndeshjeve, dhe kjo si debutues i parë, i cili fiton turneun final të Asociacionit të lojtarëve të tenisit profesional ATP nga viti 1998 e këtej. Në final Grigori mundi belgun David Goffin në 3 setet e lojës me 7:5, 4:6 dhe 6:3. Kështu pas fundit të stinës së tenisit, ylli bullgar i tejkaloi mjaft pretendentët e rinj kryesorë për arritjen e majës, duke u renditur në vend të tretë në botë me një aktiv të përgjithshëm prej 5150 pikëve. Tenisti ynë më i mirë la pas shpinës së vet sportistë të mëdhenj si Aleksandër Zverev /4610 pikë/, Dominic Thiem /4015 pikë/ dhe Marin Çiliç /3805pikë/ .

Dhe me diçka tjetër do të mbahet mend kjo stinë e Grigor Dimitrovit –me pjesëmarrjen e tij në Kampionatin e Hapur të Australisë. Gjysmëfinalja epike aty midis atij dhe Rafael Nadalit u shpall për një nga 5 ndeshjet më të mira në turnetë e “Grand Sllam”-it gjatë vitit 2017. Ndeshja spektakolare në Melburn zuri vendin e tretë në klasifikimin vjetor të Asociacionit të tenistëve profesional /ATP/. Nadal e fitoi ndeshjen me  6:3, 5:7, 7:6 (5), 6:7 (4), 6:4 pas pothuajse 5 orë lojë. Grigori luajti në mënyrë të shkëlqyeshme. Cilësia e tenisit sonte qe jashtëzakonisht e lartë. Mendoj se që të dy meritonim të jemi në final. Ishte një ndeshje e shkëlqyer, tha pas kësaj Nadali. Sipas gjykimit të matur të Dani Vallverdus një humbje si kjo, të cilën e përjetoi Grigori kundër Nadalit në Australi mund të ndikojë negativisht lojën në përgjithësi. Grigorin akoma e dhemb nga kjo humbje, me qenë se ishte kaq afër deri tek finali i tij i parë nga “Grand Sllam”-i. Atëherë ai luante tenisin e vet më të mirë dhe pavarësisht nga kjo nuk mundi, por e kthyem këtë humbje në diçka pozitive. Përvoja e grumbulluar e ndihmoi gjatë kohës së ndeshjeve të mëdha  gjatë vitit, e rezultatet pozitive i pamë dhe në Londër – komentoi Vallverdu.

Stina 2017 tanimë është në histori. Konkurrenca gjatë vitit 2018 do të jetë më e madhe . Shumë nga top lojtarët e tenisit do të kthehen përsëri në fushë pas traumave të ndryshme. Një sfidë serioze për Grigor Dimitrovin është më të paktën të mund të mbajë pozitat e fituara gjatë këtij viti. Një detyrë kjo jo shumë e lehtë, zgjidhjen e së cilës  do të duhet ta kërkojë vet ai, kuptohet me ndihmën dhe përkrahjen e të gjithë ekipit të tij. Kurse ne na mbetet që ti urojmë shumë sukses!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov (djathtas) dhe Novak Gjokoviq

Grigor Dimitrov dhe Novak Gjokoviq takohen në një ndeshje bamirësie në Sofje

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..

botuar më 24-09-17 2.39.MD
Bullgaret kundër Zimbabvesë (nga e majta në të djathtë): Nurgyll Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva

Shahistet bullgare e nisën me fitore pjesëmarrjen në Olimpiadën e Budapestit

Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..

botuar më 24-09-12 9.48.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me një mësim të hapur për fëmijë në Sofje para takimit me Novak Xhokoviç

Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...

botuar më 24-09-10 6.23.MD