Organi i lartë i myslimanëve bullgarë – Kryesia e Komunitetit të Myslimanëve, dorëzoi për herë të parë çmimet e tij për kontribut për fenë. Islami është religjioni i dytë për nga numri i besimtarëve tek ne. Sipas të dhënave të Institutitit Kombëtar të Statistikave pothuaj 1 milion janë myslimanët në Bullgari, apo 12,2% prej popullsisë së shtetit.
Pas ndryshimeve demokratike të vitit 1989 Kryesia e Komunitetit të Myslimanëve u bë institucioni zyrtar, i cili organizon, udhëheq dhe kujdeset për aktivitetet religjioze të myslimanëve. Sivjet u dorëzuan çmimet e para të këtij institucioni, të cilat e mbajnë emrin e udhëheqësit të parë shpirtëror të myslimanëve në Bullgari Hoxhazade Mehmed Muhijddin Efendi (Hocazade Mehmet Muhiddin Efendi) dhe ceremonia u zhvillua në datën, kur ai është zgjedhur në këtë post gjatë vitit 1910 – 8 dhjetor.
Mbajtësi i parë i çmimit “Hocazade Mehmet Muhiddin Efendi” u bë Presidenti Rosen Plevneliev (2012-2017), i cili e meritoi atë me përpjekjet e tij për bashkimin e shoqërisë, me nderin e treguar institucional ndaj fesë së myslimanëve dhe me qëndrimin pozitiv ndaj komunitetit të myslimanëve në vend. Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë Mysliman Vedat Ahmet shpjegoi se mesazhi kryesor, të cilin e drejtojnë myslimanët, ka të bëjë me praktikat e mira dhe shembujt për bashkëjetesë, tolerancë dhe respekt reciprok ndërmjet religjioneve.
“Rosen Plevneliev dha një shembull për qëndrim tolerant, që mund ta bashkojë popullin bullgar. Ai i kushtoi një vëmendje të veçantë komunitetit mysliman në Bullgari – diçka, e cila deri atëherë mungonte në shoqërinë tonë. Ai arriti të tregojë se myslimanët janë pjesë e popullit bullgar. Në fillimin dhe në fundin e mandatit të tij ai vizitoi Kryesinë tonë. Ai u bë presidenti i parë, i cili katër vite me radhë shtronte darka iftari gjatë muajit të Ramazanit. Kështu tregoi nderin e vet ndaj komunitetit të myslimanëve. Me rëndësi të madhe është gjithashtu qëndrimi i tij ndaj represioneve të regjimit komunist, nga të cilat më keq kanë pësuar myslimanët në Bullgari.”
Këshilli i Lertë Mysliman ia dorëzoi çmimin vjetor “Hocazade Mehmet Muhiddin Efendi” hoxhës 92-vjeçar Mehmed Hamid nga fshatit Ribnovo (në rajonin e qytetit Bllagoevgrad, Bullgari Jugperëndimore) për kontribut për mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit mysliman dhe për edukimin e të rinjve. Musa Durlu e meritoi dekoratën me shembullin e mirë si një prindër, i cili kujdeset për edukimin e pesë fëmijëve të tij, të cilët janë nxënës në Shkollën Fetare në qytetin Momçillgrad (Bullgari Jugore). Një afarist i ri nga qyteti Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) e mori këtë dekoratë për këtë se është i pari në Bullgari, i cili prodhon ushqime me certifikatë për “hallal” standarde, sipas të gjitha kanuneve të islamit. Me të njëjtin çmim ishte dekoruar gjithashtu imami i ri Erdinç Sylejman (Erdinç Süleyman) – për nismat e tij inovative në fushën e arsimit religjioz, të cilat i zhvillon në fshatin Benkovski, në rajonin e qytetit Kërxhali (Bullgari Jugore) dhe në fshatra të tjera.
Kryesia e Komunitetit të Myslimanëve synon që dorëzimi i dekoratave “Hocazade Mehmet Muhiddin Efendi” të bëhet një traditë. Kështu çdo vit më 8 dhjetor ceremonia do të tregojë respekt për bashkëjetesën e mirë dhe tolerancën ndërmjet religjioneve. Dhe kjo është një gjë, për të cilën kanë nevojë edhe llojshmëria etnike, edhe ajo fetare në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotot janë të dhëna nga Komuniteti i Myslimanëve bullgar
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..