Përpara disa ditëve rrezatoi pema e Krishtlindjeve përpara administratës së Qarkut në qytetin Sofja. Pema përveç se gjendet në bulevardin qendror të kryeqytetit për shëtitje, është speciale sepse për zbukurimin e saj janë kujdesur ata të cilët më shumë e ndiejnë magjinë e Krishtlindjes – fëmijët. Me një entuziazëm të madh vogëlushët vendosën topat me shumë ngjyra, ku natyrisht për ta momenti më emocionues është ndezja e dritave të pemës. Iniciativa është e Shoqatës së grave “Toka e Egër”, e cila prej dy vjetëve ndihmon aktivisht fëmijët në një gjendje të pa barabartë , inkurajon talente të reja, përkrah njerëzit e moshuar dhe kërkon bashkëmendimtarë në iniciativat e veta bamirësisë.
Themeluese dhe kryetare e Shoqatës së grave “Toka e Egër” është Vanja Llambeva , kryetare bashkie e fshatit Tuden, komuniteti i Godeçit /Bullgaria Perëndimore/:
“Paraprakisht kishim shpërndarë materiale të ndryshme, të cilat fëmijët i përdorën gjatë punimit të lojërave. E gjithë ideja u kthye në një festë të shkëlqyer – zbukurimin e punuan vogëlushët nga të gjithë fëmijët e kopshtit në qytetin Botevgrad, kurse këtu në Sofje erdhën 10 fëmijë nga kopshti “Sinçec”, që të marrin pjesë në zbukurimin e pemës për Krishtlindjet. Në fund të verës nënshkruam një marrëveshje midis Shoqatës së grave “Toka e Egër” dhe Administratës Rajonale në kryeqytet, dhe që atëherë kemi mjaft iniciativa të përbashkëta. Formuam një ekspozitë të pikturave të fëmijëve në godinën e Rrethit të Sofjes, në të cilën morën pjesë fëmijë me aftësi të kufizuara, me të cilët ne punojmë. Kohët e fundit Shoqata e Grave “Toka e Egër”, kaloi dhe në një nivel kombëtar, me fjalë të tjera kemi qendra për të ndihmuar fëmijët në qytete të ndryshme në vend. Në fillim u regjistruam si “Klub i Grave” dhe prandaj mundohemi për t'iu përgjigjur gjithçkaje, e cila prek problemet e gruas, të nënës dhe të fëmijëve.”
Sytë e fëmijëve shkëlqejnë jo vetëm në festat e Krishtlindjes - fëmijët kanë nevojë për një përkrahje dhe për një fushë për të paraqitur potencialin e vet gjatë gjithë vitit dhe pikërisht ky është kuptimi sipas ekipit të Shoqatës së Grave “Toka e Egër”. Sipas Vanja Llambevës, shoqëria jonë nuk bën mjaft për integrimin e plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Fushatat e bamirësisë shpesh janë të përqendruara rreth festave, kur njerëzit më lehtë i hapin zemrat e tyre për bamirësi. Por vogëlushët me nevoja të veçanta kanë domosdoshmëri për iniciativa të tilla gjatë gjithë periudhës së vitit, të cilat ta ndihmojnë zhvillimin e tyre.
“Këta janë njerëz, të cilët janë adekuatë, të cilët mundin dhe thjesht duhet t'u jepet shans për t'u paraqitur dhe ne pikërisht këtë po mundohemi të bëjmë-përmes nismave të ndryshme sportive, përmes artit dhe muzikës. Pavarësisht nëse fëmijët janë të talentuar ose janë fëmijë me aftësi të kufizuara ose nevoja të veçanta, ne u japim shans që të mund të kërkojnë vetveten në veprimtari të ndryshme, të mund të jenë të angazhuar dhe të mund të motivohen.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..