Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspedita e 26-të Antarktike Bullgare

Tashmë një çerek shekull Bullgaria shkruan histori në Kontinentin e Akullt. Monument i alfabetit cirilik do të vihet në Antarktidë në kuadrin e ekspeditës së 26-të kërkimor shkencore bullgare aty

БНР Новини

Studiuesit bullgarë realizojnë ekspeditën e radhës në Kontinentin e Akullt. Pas një udhëtimi të gjatë plotë rreziqe për shkak të akullnajave, më 1 dhjetor grupi i parë mbërriti në bazën “Shën Klimenti i Ohrid” në ishullin Livingstën.

Detyra e tij është që të përgatitë bazën për jetën e re aty”, tha profesori Hristo Pimpirev – kryetar i Institutit Antarktik Bullgar. Ai nis me grupin e dytë shkencëtarësh më 13 dhjetor për të realizuar Ekspeditën e 26-të Antarktike Bullgare.

Edhe gjatë këtij sezoni ka disa sfida para studiuesve bullgarë. Ata duhet të ndërtojnë një garazh për makinën e kalueshme kudo “Manitu”, me të cilën studiuesit bullgarë disponojnë që nga viti i kaluar. Mbi çatitë e të gjitha godinave do të vihen panele diellore, kështu që të zvogëlohet shfrytëzimi i karburanteve për ngrohje.

Ekspedita bullgare duhet të përfundojë edhe një projekt të përbashkët me Mongolinë. Së bashku do të vënë një Monument të Alfabetit Cirilik në Antarktidë. Në të ka një ampulë me dhe nga trojet bullgare. Mbi monument janë të rikrijuara pamjet e krijuesve të alfabetit sllav Shenjtorët Kirill dhe Metodij. Më shumë hollësi për projektin sjell profesori Pimpirev:

СнимкаPjesët e monumentit udhëtojnë për në Kontinentin e Akullt në bordin e një anijeje spanjolle. Presim që në mesin e shkurtit ata të vijnë në bazën bullgare. Pas kësaj do të montojmë kështu që të ushtrojmë një ndikim më të vogël mbi ambientin rrethues. Kjo do të jetë një punë shumë precize. Vetëm me tre bulona do të mbërthehet me shkëmbin, në të cilin nuk duhet të ketë bimësi, myshqe, likene sepse ato nuk duhet të dëmtohen. Çdo gjë që vihet dhe ndërtohet në Antarktidë duhet t’u përgjigjet kërkesave të rrepta ekologjike.

Studiuesit bullgarë i mbeten besnik Antarktidës edhe kur kthehen duke ia kushtuar libra. Deri tashti dolën nga shtypi nja 15 vepra në të cilat janë të botuara rezultatet e studimeve dhe përshtypjet e shkencëtarëve tanë. Që pas ekspeditës së parë në vitin 1993 profesori Hristo Pimpirev dhe docenti Borisllav Kamenov, botuan librin “Takimi me Antarktidën”. Të dy ata janë gjeologët e parë bullgarë, të cilët zhvilluan studime shkencore në këtë shkretëtirë të akullt. Pas qëndrimit njëmujor në bazën e ishullit Livingstën Izabell Shopova shkroi librin “Në jug nga arsyeja”.

Në fillim të nëntorit ishte premiera e almanakut “Toka e panjohur Jugore – Terra Australis Incognita” me përpiluese Gergana Lapteva dhe konsultues, profesor Hristo Pimpirev dhe doktor Ljubomir Ivanov. Në të janë të përmbledhura shumica e hartave të njohura deri tashti gjeografike, në të cilat rikrijohet Antarktida që nga lashtësia përmes shekujve e deri në ditët tona.

Снимка

СнимкаNë fillim të dhjetorit në aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” u prezantua libri i radhës i profesorit Pimpirev – “Antarktida – Jugu i ftohtë”. Për të autori rrëfen:

Ky është një botim luksoz në gjuhën bullgare dhe në të angleze dhe ia kushtohet përvjetorit të 25-të të pranisë bullgare në Kontinentin e Akullt. Në të u mblodhën fotografitë më të mira të bëra prej neve. Përshkruhet bota bimore dhe kafshore, natyra e Antarktidës. Bëhet analizë të të gjitha 25 ekspeditave. Ky është libri më i ri për Antarktidën, i cili do t’u japë mundësi lexuesve të zbulojnë se çfarë ka arritur Bullgaria për një çerek shekull në Kontinentin e Akullt.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD