Banorët e fshatit Hitrino në rrethin e qytetit Shumen (Bullgari Veriore) do ta mbajnë mend 10 dhjetorin e vitit 2016 si data më tragjike në jetën e tyre. Një aksident hekurudhor i një treni dhe një shpërthim i cisternave me polipropilen dhe gaz propan-butan i rrafshoi me tokë shtëpitë dhe godina përreth. Ata, të cilët e përjetuan tragjedinë e përshkruajnë situatën si pas një lufte. Statistika po kështu është marramendëse – 7 janë viktimat, 29 janë të plagosurit rëndë, kurse 27 janë shtëpitë e djegura krejtësisht.
Të dy makinistët fajtorë për këtë aksident hekurudhor do të përgjigjen përpara gjyqit për shkaktimin e vdekjes së 7 vetave dhe për lëndimet e akoma 14 të tjerëve. Hetimi ka saktësuar se treni ka hyrë në rajonin e stacionit me një shpejtësi pothuaj dy herë më të lartë sesa është ajo e lejuar prej 40 kilometrave. Infrastruktura e hekurudhës ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur asnjëfarë parregullsie teknike, e cila mundej ta shkaktonte këtë situatë të rëndë.
Një vit pas tragjedisë në Hitrino viktimat akoma presin para për riparimin e të shtëpive të veta, kurse oborret e tyre u përngjajnë shesheve të ndërtimit. Për rivendosjen e fshatit qenë lëshuar 5 milionë leva përmes ministrisë sociale dhe akoma mbi 2 milionë leva nga Kryqi i Kuq Bullgar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetari i bashkisësëi fshatit Hitrino Nuridin Ismaill bindi se të gjithë banuesit e fshatit do të kenë çati mbi kokët e tyre gjatë këtij dimri.
Por a kanë arritur njerëzit të shpëtohen nga tmerri i kësaj ngjarjeje? Ja dhe përgjigjen e kryetarit të bashkisë:
“Duhet të kalojë shumë kohë, që të mund Hitrino të harrojë atë që ngjau përpara 1 viti – koha është e ndryshme për njerëzit, të cilët përjetuan fate të ndryshme dhe humbje të ndryshme. Në kuadrin e 1 viti arritëm shumë, por brenga dhe vuajtja e njerëzve mbase do tu mbetet për tërë jetën. Dhimbja rreth humbjes së njerëzve të afërt është e madhe. Kjo ngjarje në të vërtetë i ndryshoj njerëzit, por unë jam i sigurt se me kalimin e kohës ata pak nga pak do të kthehen drejt mënyrës normale të jetës së tyre.”
Tragjedia në Hitrino mundi të bashkojë popullin bullgar dhe të tregojë dhembshuri ndaj njerëzve në vuajtje. Kryetari i Bashkisë së fshatit është shumë falënderues për këtë: “ Ashtu siç tragjedia i bashkoi njerëzit në Bullgari, asgjë tjetër nuk i ka bashkuar. Njerëzit nga e gjithë Bullgaria, pa rëndësi se nga kush regjion janë, nga cila bashki, ose fe, kështu u bashkuan rreth humbjeve të fshatit tonë dhe u bashkuan, saqë dhanë shembull për një bashkim kombëtar. Këtë mirësi, këtë ngrohtësi ne e pranuam me lot në sy dhe u prekëm nga ndjeshmëria e popullit tonë.”
Cvetan Cvetkov nga Hitrino është njëri nga njerëzit, i cili e ka përjetuar këtë tmerr. Zëri i tij akoma dridhet kur kthehet drejt kujtimeve të këtij mëngjesi fatzi më 10 dhjetor 2016:
“Tragjedia është e madhe. Kam parë shumë filma të tmerrshme, por një tmerr të tillë nuk kam parë. Nuk munda tu besoj syve të mi, mendoja se ndodhem në një skenar makthi. Unë isha akoma në krevat, kur dëgjova pëplasje, ndjeva vibracione të mëdha, mendova se po hyn ndonjë kamion i madh brenda në shtëpi. Pas kësaj u dëgjua një bubullimë e madhe e cila theu të gjitha dritaret. Dola jashtë dhe pash se i gjithë qielli ishte i kuq si zjarr. Shumë njerëz si unë akoma nuk mund ta kapërcejnë frikën dhe tmerrin, shumë shpesh shikoj në ëndërr zjarr dhe dëgjoj klithmat e njerëzve, të cilët kërkojnë ndihmë.”
Në lidhje me përvjetorin nga tragjedia më 17 dhjetor në stacionin hekurudhor Hitrino do të jepet një kurban sipas traditës së krishterë dhe asaj myslimane.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..