Fundi i çdo viti shënohet me anketime lidhura me mendimet, me të cilët njerëzit e përcjellin vitin e vjetër dhe presin vitin e ri. Sivjet një përshtypje të madhe bënë të dhënat e prezantuara nga Qendra “Trend”, sipas të cilëve në kufirin midis dy viteve afro 60 për qind prej bullgarëve janë të lumtur. Mirëpo, po aq janë edhe të pakënaqurit nga gjendja e tyre materiale. Anketimi evidenton një varësi të madhe midis lumturisë dhe moshës – përqindja e të lumturve është më e lartë ndër të rinjtë. Me kalimin e viteve kuota e të lumturve gradualisht po ulet. Ata të cilët e caktojnë veten si të lumtur janë ndër njerëzit me të ardhura më të larta dhe me arsim më të lartë.
Të pakënaqur nga jeta janë mezi 10 për qind nga të anketuarit. Mbi 60 për qind prej bullgarëve nuk janë të kënaqur nga standardi i tyre të jetesës. Është tepër shqetësuese, se 54 për qind nuk presin që kjo të ndryshohet vitin e ardhshëm. Pesimistët ekstremë janë 16 për qind. Ata mendojnë, se standardi i tyre jetik gjatë vitit të ardhshëm do të keqësohet. Shpresat për ndryshimin e standardit jetik gjithashtu janë në varësi të moshës – të rinjtë nga 18 deri në 39 vjet janë më optimist, se sa njerëzit në moshë mbi 60 vjet.
Anketimi evidenton një siguri përsa i përket punës. Vetëm 8 për qind prej të anketuarve mendojnë, se ndonjëri prej të punësuarve në familje mund të shkurtohet, ndërsa 9 për qind mendojnë se mund të mbeten pa punë vitin e ardhshëm
Nga Agjencia “Trend” saktësojnë, se 37 për qind prej të anketuarve nuk punojnë dhe pjesa dërmuese prej tyre janë pensionistë. Ndër bullgarët çdo i pesti thekson, se ka para të kursyera. Çdo i dyti mendon, se do të jetojë më mirë në se të ardhurat mujore do të jenë nga 500 deri në 1000 euro, ose nga 1000 deri në 2000 leva.
Analizuesit komentojnë, se rroga e treguar iu pëprgjigjet realiteteve të tregut të punës. Për një të katërtën e kryeqytetasve, ku shpërblimi mesatar i punës është më i lartë, të ardhurat e dëshiruara janë mbi 1250 euro, ose 2500 leva.
Një theks tjetër i anketimit është se një e treta prej të anketuarve shprehin se në se kanë probleme me sigurimin personal nuk do të kërkojnë ndihmën e policisë, por të të afërmve. Besim te policia në zgjidhjen e problemeve të tilla deklarojnë 58 për qind prej të anketuarve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..