Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fitch” dhe “Standard&Poor's” përmirësuan vlerësimet për Bullgarinë, investitorët janë të kënaqur

БНР Новини
Foto: arkiv

Dy prej agjencive më të mëdha të vlerësimit të kreditit sapo rritën vlerësimet e tyre për Bullgarinë. “Fitch” hoqi minusin e saj nga BBB-ja, kurse “Standard&Poor's” shtoi ndaj B-ve të veta një A ('BBB-/A-3' ). Tani po presim edhe mendimin e “Moody’s”, mirëpo ekspertët janë të mendimit se kjo agjenci gjithashtu do të rrisë vlerësimin e saj për Bullgarinë dhe për ekonominë bullgare.

Çfarë në të vërtetë është kuptimi i këtyre vlerësimeve të kreditit?

Ato vlerësojnë shkallën e rrezikut për investitorët, të cilët dëshirojnë të blejnë në tregjet ndërkombëtare letra shtetërore me vlerë. Sa më i lartë është vlerësimi i agjencive, aq më i ulët është rreziku për investitorët dhe aq më i pranueshëm  është çmimi i këtyre letrave me vlerë. Rejtingu më i lartë është AAA. I tillë është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumicës së shteteve më të zhvilluara, pavarësisht se kohët e fundit ka sinjale se këto vlerësime mund të reduktohen, siç ishte rasti me Francën, së cilës i ishte hequr njëra A.

Natyrisht Bullgaria nuk mund të krahasohet me liderët botërorë në fushën e ekonomisë. Ajo ndodhet në “mesin e artë” të B-ve dhe bile del përpara shumë shteteve të tjera të kalibrit të saj, me potencial të ngjashëm ekonomik. Këto letra “B” do të thonë se investimi në borxhin bullgar fsheh rreziqe, se në ekonomi  mungon balanca, se ka probleme dhe njëfarë paqëndrueshmërie politike dhe sociale. Mirëpo në përgjithësi rreziqet për investime në këtë lloj fletëobligacionesh shtetërore janë të pranueshme dhe leverdishmëria e këtyre letrave me vlerë është e mirë. Kjo është pikëpamja e blerësve të obligacioneve bullgare. Nga pikëpamja e shtetit, i cili i përdor ato për të mbledhur para të freskëta apo për të shlyer borxhet e vjetra, vlerësimet pozitive të agjencive të kreditit do të thonë se nuk do të paguajmë norma tepër të larta të interesave për borxhet e marra dhe se Bullgaria relativisht lehtë mund të gjejë blerës për letrat shtetërore me vlerë.

Rritja e fundit e vlerësimit të kreditit të Bullgarisë vjen në një moment, kur ekonomia jonë lëviz me ritme të përshpejtuara, financat publike janë në gjendje të mirë, thesari është plotë, konsumi dhe eksporti janë duke u rritur. Në këtë sfond pozitiv shteti ynë shpalli se gjatë vitit të ardhshëm nuk do të marrë borxhe të reja nga tregjet ndërkombëtare. Kështu kjo në njëfarë mase i bën vlerësimet e mira të agjencive të panevojshme, sepse letra me vlerë do të ofrohen vetëm në tregun e brendshëm dhe me përmasa të kufizuara.

Mirëpo vetë fakti i rritjes dhe përmirësimit të rejtingut kreditor është diçka shumë pozitive dhe inkurajuese, sepse është një vlerësim i paanshëm për gjendjen aktuale dhe për perspektivat e afërta për zhvillimin ekonomik të Bullgarisë. Ato pothuajse plotësisht koincidojnë me prognozat  e institucioneve bullgare, të cilat presin një rritje prej pothuaj 4%. Si ekspertët e kreditimit, kështu edhe qeveritarët bullgarë janë të mendimit se perspektivat janë të qëndrueshme dhe s’ka kërcënime reale për ekonominë tonë, e cila po funksionon mirë. Me fjalë të tjera tani dhe në të ardhmen e afërt aftësia për pagim e Bullgarisë është dhe do të vazhdojë të jetë pozitive dhe shteti do të mund t’i shlyejë borxhet e marra.

Rritja e rejtingut kreditor të Bullgarisë është një ftesë ndaj të gjithëve që dëshirojnë të zhvillojnë projekte, të lidhin kontrata, apo të investojnë në Bullgari. Ky vlerësim i thotë atyre se shteti është i mirë  për biznes dhe kushtet janë të favorshme. Pikërisht për mesazhe të tilla Bullgaria ka një nevojë të ashpër tani. Sepse kohët e fundit investimet e drejtpërdrejta të huaja tek ne janë duke u pakësuar, kurse ato janë përshpejtuesi kryesor i konsumit të brendshëm dhe punësimit. Ato nga ana e tyre janë premisat e domosdoshme për stabilitet dhe zhvillim pozitiv. Kështu që nga kjo pikëpamje rrita e rejtingut kreditor  të shtetit është një shenjë pozitive, që flet për perspektiva të mira.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD