Pas dy netësh të tensioneve emocionale dhe skandaleve Parlamenti pranoi buxhetin e shtetit për vitin 2018. Në fakt buxhetet e pranuara janë tri – ai i sigurimit social, ai i Arkës Shëndetësore dhe ai i republikës. Këto janë ligjet më të rëndësishme për vitin përkatës.
E reja dhe më e rëndësishmja sivjet është se pas pothuaj 10 vitesh të ekonomive të ashpra, duket se më në fund shteti mund të lëshojë pak më shumë para për sektorët me prioritet. Bëhet fjalë për sistemin e sigurimit social dhe pensionistët, arsimin, sigurinë dhe mbrojtjen dhe shëndetësinë. Për këto sfera do të përdoren 1.7 miliardë euro më shumë, sesa ishin paratë për to gjatë vitit 2017.
Shumë apo pak janë këto mjete, a mundej më shumë, për çfarë do të harxhohen ato, cilat janë rezultatet e pritshme? Të gjitha këto pyetje nuk kanë përgjigje të njëkuptimshme dhe nuk mund të ketë.
Në vend të parë duhet thënë se shpenzimet e më shumta vijnë nga të ardhurat më të larta të shtetit prej tatimeve. Ato janë më shumë sepse ekonomia funksionon mirë, bullgarët konsumojnë me entuziazëm, eksporti nuk mbetet prapë – të gjitha këto faktorët ndikojnë pozitivisht treguesit e makroekonomikes.
Duket se gjithçka është në rregull – edhe ndihmat sociale për njerëzit e varfër, edhe pensionet do të jenë më të larta, parat për shëndetësi do të jenë më shumë (mes të tjerash kjo është fusha më e kritikuar për shkak të mungesës së refermova), ato për arsimin, sigurinë dhe për ushtrinë – gjithashtu. Natyrisht mjetet e parashikuara nuk do të jenë të mjaftueshme për zgjidhjen e të gjitha problemeve në shtet. Shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave tashmë lëshuan flamujt e zinj në ndërtesën e tyre duke treguar kështu keqardhjen e tyre për shkak të “vdekjes së studimeve shkencore në Bullgari” në sajë të mungesës së financimit.
Kështu duket shumë logjike pyetja për çfarë do të përdoren paratë, çfarë do të jetë efekti i këtyre gjilpërave financiare.
Shkenca e pareformuar dhe jofitimprurëse, e cila nuk mund të konkurrohet është një shembull shumë i përshtatshëm, i cili e vë në dyshim efikasitetin e subvencionimeve shtetërore. Është kështu, sepse nuk është respektuar rregulla e artë se reformat duhet të jenë kusht për ofrimin e më shumë parave. Në rasin me buxhetin bullgar për vitin e ardhshëm duhet të thuhet se për këto reforma të rëndësishme nuk flitet me fjalë, por me shifra. Dhe diçka më shumë – për sektorët më të pareformuar dhe më joadekuat subvencionet janë më të larta. Kjo është në fuqi siç për sektorin social, kështu edhe për fushat e arsimit, sigurisë, shëndetësisë dhe drejtësisë.
Ndër mënyrat më efektive për imponimin e reformave është lidhja e financimit me kushtin për reforma. Ai, i cili paguan, e zgjedh muzikën – kështu thuhet në një proverb bullgar. Mirëpo reformat gjithmonë janë të dhimbshme dhe vlera e tyre elektorale është e lartë. Kur të pakënaqurit bëhen shumë votat për qeveritarët pakësohen. Aktualisht qeveria gëzon miratimin dhe ndjenjat e ngrohta të qytetarëve, në shtet ka paqe sociale, të ardhurat janë duke u rritur, nuk ka kërcënime serioze nga jashtë. Dhe kur shfaqen njerëz të pakënaqur reagohet me urgjencë – me para, poste më të larta apo kompromise. Cikli ekonomik ka rritur kulmin e tij dhe prandaj qeveria është më dorëdhënë. Mirëpo ekspertët paralajmërojnë se balona do të plasë dhe ulja në tokë do të jetë e vështirë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..