Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shtëpia prej bronzi” – nga trashëgimia kulturore drejt modernizmit

БНР Новини

Gjatë muajit të parë të vitit 2018 një ngjarje do t'i japë një pamje krejtësisht të re një vendi emblematik për kryeqytetin tonë. Sheshi, në të cilin dikur ngrihej mauzoleu i Gjeorgji Dimitrovit, do të bëhet bazamenti i skulpturës më të madhe-godinë në botë, të krijuar nga një bashkatdhetari ynë. Shkaku për vendosjen e saj është kryesia e ardhshme bullgare në Këshillin e Bashkimit Evropian, kurse instalimi do të mbetet në sheshin “Aleksandër Batenberg” deri në fund të vitit 2018. “Shtëpia prej bronzi” është e ndërtuar prej mbi njëmijë elementesh prej bronzi të derdhura me dorë, kurse autori i saj Pllamen Dejanoff po punon mbi të tanimë 20 vjet. Skulptori i cili ka lindur në qytetin Veliko Tërnovo është i mahnitur fortë akoma si fëmijë nga arkitektura vendase. Më vonë ai njihet dhe me tregimin e Lju Korbjuzie “Një udhëtim drejt Lindjes” /“Voyage d‘Orient“/.Gjatë vizitës së tij në Bullgari në fillim të shekullit të kaluar arkitekti franko-zviceran Sharll Eduard Zhanre-Ljo Korbjuzie mahnitet nga shtëpitë e qytetit Veliko Tërnovo dhe përshkruan nyje unikale strukturore dhe mjeshtërinë e artizanatit. Vite të tëra me radhë Pllamen Dejanoff studjon dhe koleksionon dorëshkrimet e tij. Ja dhe hollësira të tjera për dizajnin konceptuar të “Shtëpisë prej Bronzi”.

СнимкаKy nuk është projekti i vetëm, mbi të cilin kam punuar gjatë 12 vjetëve të fundit. Përse e zgjodha bronzin? Për mua ky është një material shumë interesant, klasik dhe i përjetshëm. Në ditët tona ai përdoret kryesisht prej skulptorëve, por jo dhe nga arkitektët. Kjo kundërvënie më pëlqen. Gjithmonë më ka bërë një përshtypje të madhe përjetshmëria e këtij metali fisnik dhe gëzohem se arrita të krijoj një skulpturë të madhe prej tij. Në fillim shumë inxhinierë dhe arkitektë më thoshin, se është e pamundur të ndërtohet një skulpturë e tillë në hapësirë prej këtij metali. Pas një studimi të gjatë të mbi 100 lidhjeve dhe nyjave të ndryshme prej bronzi, gjetëm të përshtatshmen, e cila na lejojë këto përmasa.

Zhvillimi i projektit kalon përmes fazave të ndryshme. Në fillim ai është i lidhur vetëm me arkitekturën në Bullgari, më posaçërisht me Arbanasin, Veliko Tërnovon dhe Trjavnën. Në etapën e dytë skulptori fillon të kërkojë lidhjet midis meterialeve të ndryshme dhe gërshetimin midis drurit, gurit dhe qelqit.

Realizimi i projektit u bë i mundshëm në Bullgari në sajë të Ambasadës të Australisë, të Baskisë së Kryeqytetit, të arkitektit të përgjithshëm Zdravko Zdravkov dhe të kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova” – thotë Pllamen Dejanoff, i cili prej viteve jeton në Austri.

Në rrugën të cilën e kalon deri në Sofje, “Shtëpia prej bronzi” është e përshëndetur nga muze të shumtë. Pjesë nga instalimi tregojnë 120 ekspozita në Itali, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Kina e të tjera.

Shtëpia prej bronzi”, vetë për nga vetja e vet është një krijim arti, ajo nuk është monument i lidhur me personalitete dhe ngjarje të caktuara – nënvizon Pllamen Dejanoff. Shumë njerëz e lidhin vendin me mauzoleun, por në fakt kjo hapësirë ka ekzistuar dhe përpara tij. Mendoj se, kjo është një mënyrë e mirë që të mund të rimendojmë rëndësinë e saj. Shpesh dëgjoj fjalët: “Kur instalimi do të ngrihet në Bullgari, gjëja e parë të cilën do ta bëjmë është që të vijmë ta shikojmë”. “Këta janë njerëz të cilët janë të lidhur fort me artin dhe arkitekturën moderne. Më shumë më emocionon fakti se si do të pranohet skulptura nga kryeqytetasit, si do të përdoret gjatë këtij 1 viti. Atje mund të realizohen ngjarje të ndryshme, si për shembull koncerte, shfaqje teatrale, ekspozita. Vet skulptura jep mundësinë të mund të përdoret - ajo është një hapësirë e hapur. Mbase në Sofje ajo do të fitojë një aplikim të ri. Në Gjermani për shembull qe përdorur si një klasë shkolle. Do të jem i lumtur po të pranohet mirë, kurse si do të përdoret do të saktësohet më pas.

Paralelisht me “Shtëpinë prej bronzi” Pllamen Dejanoff punon dhe mbi një projekt tjetër gjatë 8 vjetëve të fundit. Qëllimi i tij është të mund të mbrohen nga shkatërrimi monumentet arkitekturore në Bullgari, kryesisht godina nga fundi i shekujve15-16. Ndërtesa të tilla janë shumë të rralla dhe të vlefshme dhe hasen më shumë në Arbanasi dhe në Mellnik. “Aktualisht detyra ime kryesore është që ato të restaurohen me të njëjtat materiale dhe teknologji, me të cilat i kanë ndërtuar në kohën e kaluar. Do të gëzohem që ato të hapin dyer si monumente arkitekturore të kulturës për të gjithë” – thotë skulptori.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Foundation Plamen Dejanoff Sofia/CMS Sofia



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD