Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

50 vjet Baleti “Arabesk”

Sezoni jubilar i Baletit “Arabesk” do të zgjatet deri në verën e vitit 2018 me veprimtari interesante, të cilat do të prezantojnë arritjet e mëdha të këtij formacioni

БНР Новини

Kur flitet për baletin modern dhe për eksperimentimin në sferën e koreografisë, pa dashje bëhet asociacion me Baletin “Arabesk”. Gjatë 50 viteve të ekzistencës ai u afirmua si një balet nga klasa botërore. Në këtë shkollë origjinale formohen artistë universal. “Që para 20 vitesh në konceptin e baletit “Arabesk” është ideja për skenën e hapur – rrëfen Borjana Seçanova, udhëheqëse artistike dhe drejtoreshë e formacionit, dhe vazhdon:

Gjatë nëntorit ishte premiera e koreografëve Asen Nakov dhe Filip Millanov “Zhurma e qytetit – kutia e zezë”. Ky është një projekt, i cili realizohet jo vetëm me kërcimtarë nga trupi, por edhe me studentë dhe nxënës. Në fund të nëntorit do të prezantojmë shfaqjet e dekoruara në konkursin “Margarita Arnaudova”. Kjo është veprimtaria me më shumë rëndësi, që realizohet nga formacioni, sepse një nga kërkesat është, që koreografia e baletit të jenë nën mbi tingujt e muzikës bullgare. Vitet e fundit konkursi u zgjerua dhe shihet një pjesëmarrje ndërkombëtare. Një fakt i gëzueshëm është se edhe koreografë të huaj prezantojnë vepra me muzikë bullgare.

Gjatë dhjetorit Baleti “Arabesk” do të shfaqë vepra të dashura si “Liqeni i mjellmave”, “Hirushja” dhe “Arrëthyesja”. Gjatë janarit admiruesit e baletit do të shikojnë ekspozitën me fotografi nga shfaqjet skenike të baletit. Në hapjen e saj do të prezantohet libri “50 çaste me artistët e baletit “Arabesk”. Ai përbën një tregim i historisë së formacionit rikrijuar nga koreografja shumëvjeçare e grupit Milla Iskrenova. Sezoni jubilar i baletit do të vazhdojë deri te verën e vitit 2018 me veprimtari interesante, të cilat do të prezantojnë arritjet më të mëdha të formacionit. Mirëpo, si kërcimtarët arrijnë të përballojnë të gjitha sfidat. Borjana Seçinova është kategorike, se:

Kërkohet bindje, se atë që bën është prirja juaj. Të tillë janë kërcimtarët e Baletit “Arabesk”. Në sajë të punës me koreografët e huaj, artistët tanë arrijnë të përsosin teknikën. Që nga viti 2010 jemi pjesë e Grupit të Teatrit Muzikor Shtetëror “Stefan Makedonski”. Ngandonjëherë kjo krijon pengesa administrative, por nga ana tjetër disponojmë skenë për shfaqjet tona.

Disa mendojnë, se liria e baletit të sotëm e bënë tepër të arritshëm. Është fakt se ka njerëz të cilët preferojnë vetëm shfaqjet klasike. Lidhur me këtë Borjana Seçanova shpjegon:

Problemi i baletit është se ai është një art abstrakt. Ai disi i përngjan muzikës – disa preferojnë muzikën klasike, ndërsa të tjerë nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. Baleti ndikon mbi shqisat. Njeriu vallëzon kur është i lumtur ose i dashuruar. Mirëpo, të gjithë njerëzit duhet të kenë të qartë, se nëpërmjet baletit mund të tregojnë ndjenjat e tyre.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD