Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e kështjellës mesjetare Cepina në malin e Rodopeve

БНР Новини

Në një prej luginave më të mëdha të malit Rodope – ajo e Cepinës, në një majë të lartë ngrihet kështjella e Mesjetës Cepina. Studimet arkeologjike të kështjellës filluan që gjatë vitit 1960, kurse disa vjet më vonë, në vitin 1966 ajo u shpall vlerë e patundshme kulturore me rëndësi kombëtare. Sipas arkeologëve rajoni është populluar që në fund të shekullit të pestë para Krishtit. Historiania Veliçka Macanova na shpjegoi se për zbulimin e sekreteve të Cepinës me rëndësi të madhe janë monumentet me shkrim nga shekujt XII-XIV:

Снимка

Një prej dokumenteve më të rëndësishme është i ashtuquajturi “sigilij” – një dokument zyrtar i despotit Aleksij Sllav, kushtuar manastirit të Mellnikut “Shën Mëria Spileotisa” /“Shën Mëria nga Shpella”/ që nga viti 1220, që ruhet në Manastirin e Vatopedit në Aton. Atje ai shënon se e transferon kryeqytetin nga Cepina në Mellnik. Kështu ajo ka mbetur rezidenca e tij verore. Për ekzistencën e kështjellës së vjetër dhe manastirit të Cepinës së pari ka shkruar Stefan Zahariev, një figurë e shquar dhe letrar i njohur nga epoka e Rilindjes në veprën e tij “Përshkrimi i Kazasë së Tatarit”, 1870. Ndaj kështjellës ka shfaqur interes gjithashtu linguisti dhe historian rus Polihrontij Agapieviç Sirku nga Shën Petersburgu. Në një prej kishave të kështjellës ai ka zbuluar derën e altarit dhe ikona prej mermeri të apostujve Shën Pjetër dhe Pavli. Sot ato janë ekspozuar në Ermitazh.”

Снимка

Veliçka Macanova na tregoi më shumë hollësi për kështjellën dhe jetën e pasur në epokat e kaluara, gjë të cilën e pohojnë mbeturinat e kështjellës:

Gjatë shekullit të parë para Krishtit në Rodopet Veriperëndimore ka banuar fisi trak besi. Ata e kanë shndërruar kodrën shkëmbore në një vend të shenjtë. Janë zbuluar disa vatra kulti ,ku trakët e fisit besi i kanë kryer praktikat e tyre fetare. Është zbuluar plastikë dhe qeramikë zoomorfe dhe antropologjike, që dëshmojnë për një veprimtari të shumëllojshme fetare dhe një jetë të pasur shpirtërore të këtij fisi trak. Në fund të shekullit IV (në vitin 396) pikërisht të ashtuquajturit “besi” ishin fisi i fundit trak që e pranoi krishterimin nga peshkopi Nikita Remesianski. Në vend të vendit të shenjtë u ndërtua një bazilikë e madhe e krishterë. Një pjesë prej mbeturinave të saj ruhen edhe sot e kësaj dite. Pranë saj në vazhdim të dy shekujve (V-VI) kishte një manastir me gjithsej 26 banesa. Veprimtaria fetare është dokumentuar nga një sërë artefaktesh. Interes përbëjnë ampula prej plumbi për vaj të bekuar me imazhe të shenjtorëve dhe shtypi monogram i patricit Thoma. Deri në marrjen e pushtetit nga mbreti Kallojan (1197 – 1207), Krahina e Rodopeve ka qenë në kufijtë e Perandorisë Bizantine. Ajo kaloi në kufijtë e Shtetit Bullgar pas fitores së mbretit Kallojan tek Edreneja në vitin 1205 dhe pushtimit të Plovdivit. Për perfekt ai emëroi i afërmi i tij sevasti Aleksij Sllav – një prej personaliteteve më të shquara në historinë bullgare, ballkanike dhe të Mesjetës. Pas vdekjes së mbretit Kallojan dhe marrjes së pushtetit nga Borili, Aleksij Sllav u shpall udhëheqës i pavarur i Krahinës Veriperëndimore të Rodopeve me kryeqytet Cepina. Atje u përfshinë një sërë kështjellash të fortifikuara – Stanimahos (Kështjella e Asenovgradit), Kriçim, Batkun, Perperikon, Jakoruda, Nevrokop, Mellnik, Sjar, Petriç, Ilindenci etj. në luginën e lumit Struma. Ai e shndërroi Cepinën në një fortifikatë. Në citadelë u dislokua pallati i udhëheqësit – me kullën mbrojtësi (donzhon) dhe një ndërtesë zyrtare, edhe të dyja me rezervuar nëntokësor. Në bërthamën e brendshme të qytetit despoti Sllav ndërtoi dy kisha, me rezervuar dhe ndërtesa bujqësore, të cilat ta shërbejnë kompleksin e kishës. Ato kanë pasur mbishkrime në mure dhe dysheme prej tullash me kryqe të gdhendura. Fasadat e jashtme të kishës ishin zbukuruar me pllaka të ngjyrosura (si ato të Nesebërit). Një kryq i bronztë (enkolpion), i mbajtur nga një figurë shpirtërore, flet për statusin e lartë në hierarkinë kishtare. Kështu Cepina zhvillohej si një qendër kryesore e jetë administrative, ekonomike dhe shpirtërore në Rodopet Veriperëndire – me zanate të zhvilluara shumë mirë dhe lidhje tregtare me vendet fqinje.

Снимка

Sipas bashkëfolëses sonë gjatë të gjitha këtyre shekujve kështjella nuk është sunduar dhe ajo e shpjegon këtë me faktin se sipas vetë kronistëve bizantinë ajo ka qenë shumë e fortifikuar dhe sundimi i saj do të ishte shumë i vështirë. Cepina edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i fshehë në vetveten sekretet e veta, sepse “trualli është shumë i pjerrët me denivelim të madh. Nuk janë të studiuara dhomat e kazermës. Por strukturat më të rëndësishme të Antikitetit të Vonshëm dhe Mesjetës janë studiuar dhe konservuar.”

Снимка

Buzë kodrës, ku ngrihet kështjella, ka një qendër informative me një koleksion muzeor. Atje është paraqitur historia e kështjellës dhe studimet arkeologjike. Janë eksponuar gjithashtu artefakte të ndryshme, të cilat flasin për jetën e përditshme të popullsisë gjatë epokave të ndryshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD