Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njerëzit e verbër mund të gjejnë vendin e vet në jetë

Njerëzit e verbër mund të gjejnë vendin e vet në jetë, pavarësisht nga gjendja e tyre fizike, mendon Spas Karafezov, kryetar i vatrës kombëtare të kulturës për njerëz të verbër “Llouis Braille”

БНР Новини
Foto: arkiv

Si fëmijë ai ka pikturuar bashkë me Kriston, i cili është me famë botërore, por në moshën 18 vjeçe, 2 muaj e 6 ditë në tavolinën e operacionit-ngjyrat i ikin dhe që atë ditë ai jeton në një botë pa pamje. Sot në moshën 83 vjeçe, Spas Karafezovit si një baba kujdeset për shpirtrat e njerëzve, të cilët e kanë fatin e tij.

Spas Karafezov kryeson Vatrën Kombëtare të Kulturës për njerëz të verbër “Llouis Braille”, të themeluar nga kompozitori i madh Petko Stajnov, e cila mot do të festojë jubileun e vet të 90. Institucioni është shtëpia e vetme botuese e letërsisë me shtyp braille dhe bibliotekë kombëtare me 3000 libra dhe 13 tituj elektronik. Vatra jo vetëm i përgatit librat me shtypin braille, por i transporton me transport të vet deri në shtëpitë e lexuesve të vet. Vite të tëra me radhë librat shkruhen me dorë - me bizë dhe pllakë, por me ndihmën e dhurimeve nga fondacioni “Shoqëria e hapur” dhe nga ambasada japoneze , tanimë 20 vjet shtypen në një printer të posaçëm.

Krijimi i librave braille është një proces shumë i shtrenjtë për shkak të letrës së importuar. Por, mjerisht shteti nuk lëshon para për këtë veprimtari dhe vatra mbështetet kryesisht tek sponsorët.

Që nga viti 1994 filluam të bëjmë libra elektronikë - akoma përpara se shtëpitë botuese bullgare të lëshojnë të vetat në treg, fillimisht në sistemin DOS, kurse që nga viti 2007, në sajë të Asociacionit për linguistikë kompjuterike, përmes softuerit SpeechLab - tregon Spas Karafezov. Me ndihmën e këtij programi njeriu i verbër mund të hyjë në internet dhe të mund të punojë me telefon, me kompjuter, dhe me tabletë. Dosja tërhiqet prej një serveri i cili punon 24 orë tek ne dhe teksti transformohet në fjalim. Mund të dëgjohet, të ndryshojë shpejtësia, të kërkohen faqet, në përgjithësi çdo gjë e cila bëhet në kompjuter.”

Duke i përdorur të ashtuquajturit ekrane me prekje, njerëzit e verbër mund të hapin çdo lloj libri me gisht dhe të lexojnë tekstin. Por, ato janë shumë të shtrenjta dhe nuk janë sipas xhepit të studentëve dhe të njerëzve punues - në dallim për shembull ntë Gjermanisë, e cila ua shpërndan falas të zënëve nga ana profesionale. Për shkak të teknologjive, lexuesit në braille pakësohen me çdo një vit të ardhshëm që vjen, por prapë së prapi letra braille është një mjet i pazëvendësueshëm për shkrimin e këndimin dhe për kulturën, më në veçanti në qoftë se njeriu mëson gjuhë të huaja, mendon Spas Karafezov.

Shansi për punë të njerëzve të verbër është shumë i vogël – thotë ai. Me mjete të Bashkimit Evropian  qeveria jep mundësi në kuadrin e disa programeve, por përqindja është e ulët. Mjerisht, mënyrat për një realizim pune janë mjaft të kufizuara, sepse e gjithë bota është e ndërtuar mbi të parit dhe çdo gjë shërbehet nga ana vizuale. Kurse me përparimin e teknologjive shumë nga funksionet nuk i ka - në qoftë se në kohën e kaluar njerëzit e verbër kanë punuar me dorë, ka pasur zanate të veçanta, ka pasur telefonistë, sot e gjithë kjo nuk përdoret. Por, profesionet intelektuale po vazhdojnë të kenë rëndësi, prandaj është i rëndësishëm arsimi. Një fëmijë i verbër nuk duhet të rritet i izoluar, por duhet që në një moshë të herët  të arsimohet të mund të përdorë programet moderne kompjuterike, displejet me prekje e kështu me radhë. Është me rëndësi që ai të jetë jo vetëm në nivelin e shokëve të vet pjesëmarrës në procesin mësimor, në universitet, por bile dhe në një nivel më të lartë, që të ketë sukses në jetë.”

Spas Karafezov shton se, ka njerëz të rinj të cilët kanë suksese të mjaftueshme  nga këto rrethe - juristë, pedagogë në shkollat për fëmijë të verbër, krijues. Kurse në lidhje  me ditën ndërkombëtare të njerëzve të verbër - 13 nëntor, ai ju uron që të gjithëve të jenë të  guximshëm dhe të përgatiten mirë për jetën.

Që të mund të kenë sukses, integrimi niset nga vet ata - të mund të formohen nga brenda, të mund të mbrojnë dinjitetin e vet me nder. Mendoj se një njeri, pavarësisht nga rrethanat dhe nga gjendja fizike, gjithmonë mund të gjejë vendin e vet në jetë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD