Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët debatojnë problemet për të drejtat e njeriut në forumin Evropian-Aziatik në Sofje

БНР Новини

Të drejtat e njeriut  janë norma dhe parime sociale, të cilat e dallojnë njeriun nga kafsha dhe kanë një karakter të detyrueshëm akoma që në momentin e lindjes. Nivelet e lirisë personale, si dhe ato të shprehjes, janë mes treguesve bazë për demokracinë e një vendi. Përcaktuese janë dhe për standardin e jetës dhe të qytetarëve të saj. Mjerisht, akoma jo pak shtete janë në fund të klasifikimeve mbi këta tregues. Në këtë kuptim, çdo një debat në këtë drejtim është i mirëseardhur, mjaft që të çojë deri në vendime konkrete. Midis 7dhe 9 nëntorit, Sofja është mikpritëse e seminarit për “Të drejtat e njeriut dhe fëmijët”, nën egjidën e Forumit Evropë-Azi /ACEM/, e cila është organizata më e madhe për bashkëpunim midis Evropës dhe Azisë, në të cilën anëtarësojnë 53 shtete. Me rëndësi është të themi se vendi ynë është i pari nga Evropa Qendrore dhe Lindore, në të cilin organizohet një takim i ngjashëm. Temat bazë të seminarit, i cili është një ngjarje shoqëruese nga kalendari i  kryesisë Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, janë ndihma shtetërore për shpëtim dhe zhvillim, mbrojtja e fëmijëve të prekshëm dhe partneriteti ndërkombëtar në këtë drejtim.

Ofelija Këneva, kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, sqaron:

Офелия Кънева"Kur flasim për të drejtat e fëmijës dhe të njeriut në shekullin e 21, ne kemi nevojë prej urave të shumta, që të mund të jemi të sigurt, se çdo një prej nesh, pavarësisht nga fakti se ku ndodhet, do të përfitojë nga të drejtat themelore. Ajo e cila është aksent në debatet është në 3 drejtime. Njëra është bashkëpunimi ndërshtetëror dhe ndërkombëtar sa u përket të drejtave të fëmijëve. E dyta është lidhur me fëmijët në rrezik, duke llogaritur rreziqet e reja, të cilat mijëvjeçari i ri i hap përpara brezave të ardhshëm. Në këtë numër hyjnë lëvizja e lirë e njerëzve, sfera digjitale, dhuna midis njerëzve. Drejtimi i tretë është i lidhur me mundësitë për një pjesëmarrje aktive të fëmijëve  në marrjen e vendimeve, të cilat i prekin drejt për së drejti. Bullgaria është mikpritëse për fëmijët prej 30 shteteve, të cilët debatojnë rreth po këtij rendi të ditës, mbi të cilin debatojnë dhe të moshuarit."

Vendimet, të cilat ata i marrin, do të përfshihen pranë konkluzioneve nga seminari. Kështu për herë të parë në historinë e Forumit “Evropë-Azi” /ACEM/ , fëmijët në moshë midis 14 dhe 18 vjeç do të paraqesin pikëpamjen e vet  mbi problemet, të cilat na prekin  të gjithë ne, dhe do të dëgjohen në një nivel kaq të lartë. Gjatë hapjes së forumit, Ministri i Punës dhe i Politikës Sociale Biser Petkov deklaroi se, shtëpitë e specializuara për fëmijët pa prindër në Bullgari janë pakësuar deri më 36. Për krahasim - gjatë vitit 2010, numri i tyre ka qenë 137. Aktualisht në to ka më pak se 1000 fëmijë, por institucionet shtetërore  po vazhdojnë të kërkojnë mundësi për integrimin e tyre jashtë shtëpive. Gjetja e prindërve strehues familjar ose kthimi i tyre tek prindërit  biologjik janë vendimet më të mira  për zhvillimin e tyre dhe për nevojat e tyre personale.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Georg Gjeorgjiev bindi se, aksesi i barabartë i fëmijëve deri tek arsimi dhe kultura është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe qeveria po e vazhdon punën e vet në këtë drejtim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD
 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD