Në fondet e Bibliotekës Shtetërore Ruse krahas monumenteve të tjera të shkruara unike sllave, ruhen afro 1000 dorëshkrime të lashta bullgare. Për më të moçmet dhe më interesantet prej tyre mësojmë nga bashkëpunëtorja e Degës “Dorëshkrime” dhe paleografe profesoresha Marina Krutova:
“Dihet, se ndër dorëshkrimet më të lashta me prejardhje bullgare është Apostulli Sllepçenskli shkruar në pergamenë nga fundi i shekullit XII. Të gjitha faqet e këtij dorëshkrimi përbëjnë të ashtuquajturat palimpsesti – mbi tekst të fshirë grek shkruhet teksti i ri. Ky është një libër me jetëshkrime. Apostulli u zbulua nga mbledhësi i njohur i dorëshkrimeve Viktor Grigoroviç në Manastirin Slepçenski të burrave “Shën Joan Paraardhësi” në fshatin Slepçe, në vitin 1844. Në tekstet e grumbulluara nga Grigoroviç ka edhe një libër i njohur si Parimejniku i Hilendarit – një libër me tekste kishtare nga Ungjilli i Vjetër. Ai u zbulua në Manastirin e Hilendarit në Aton. Një monument tjetër interesant është një psaltir me tekste falltare nga gjysma e dytë e shekullit XIII. Me këtë psaltir profetizoheshin. Një shfrytëzim i tillë jo kanonik i teksteve nuk ishte karakteristik vetëm për Bullgarinë, por edhe për Rusinë. Viktor Grigorieviç e mori këtë dorëshkrim në vitin 1844 në Aton.”
Në Bibliotekën Shtetërore Ruse ruhen edhe një sërë dorëshkrimeяг të tjera interesante, megjithëqë nuk janë aq të lashta. Ato janë dorëshkrimet e lidhura me emrin e mitropolitit të Kievit dhe të Mbarë Rusisë Grigorij Cambllak – një shkrimtar bullgar dhe përfaqësues i Shkollës Letrare të qytetit Tërnovo, aktivisht kishtar të Bullgarisë, Moldavisë, Serbisë dhe Rusisë.
“Kur bëhet fjalë për dorëshkrime bullgare, patjetër duhet të përmendim trashëgiminë e madhe krijuese të nxënësit të famshëm të vëllezërve Shenjtor Kirill dhe Metodij – Shën Klimenti i Ohrid” – thekson profesoresha Kurtova dhe shton se në Degën “Dorëshkrime” në Bibliotekën e Moskës ruhen shumë vepra të tij.
“Duhet të theksojmë, se me kalimin e kohës emri i këtij shkrimtari të famshëm fillon të harrohet. Në shekullin XIX ai pothuajse nuk ishte i njohur, madje mendohej se disa prej veprave të tij unike janë të autorëve të tjerë. Për shembull “Lavdërimi për Llazarin katër ditor” mendohej, se nuk është i Shën Klimentit, por i shenj Joan Gojarti. Mirëpo, në shekullin XIX pas një harrese shumëvjeçare arkeografi dhe bibliograf rus Vukoll Undollski zbuloi në një katalog të moçëm të peshkopëve bullgarë emrin e peshkopit Kliment. Në sajë të veprave shkencore të bibliografit Vukoll Undollski personaliteti dhe vepra e Klimentit të Ohrid tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve” – thekson profesoresha Krutova.
Dorëshkrimet bullgare ishin në qendrën e vëmendjes së një sërë shkencëtarësh të njohur bullgarë, të cilët interesoheshin për monumentet e lashta të shkruara. Të tilla janë Viktor Grigoroviç, Petër Sevastjanov, konti Nikollaj Rumjancev e të tjerë. Viktor Grigoroviç ishte ndër sllavistët e parë rusë, të cilin universiteti rus e përcolli me shërbim nëpër trojet sllave për të mbledhur materiale në terren. Kështu në vazhdim të tri viteve (1844 – 1847) ai rrethonte, kërkonte, mblidhte monumente të lashta të shkruara, të cilët u bënë objekt i studimeve shkencore.
“Viktor Grigoroviç i kushtoi tërë jetës kërkimin dhe mbledhjen e librave. Më interesantët prej tyre ai zbuloi gjatë udhëtimeve. Ai kërkonte dorëshkrime në Rusi, në Ballkan, në Lajpcig. Disa prej dorëshkrimeve i blinte, të tjerë shkëmbente për dorëshkrime të tjera që mbante posaçërisht me vete. Një sërë dorëshkrimesh i mori nga murgjit si dhuratë, ose vet i kopjoi. Në bibliotekë ruhen kopje të dorëshkrimeve bullgare riprodhuara me përpikëri nga Viktor Grigoroviç. Kur shikonte se dorëshkrimet zhdukeshin të harruar, atëherë ai i merrte për të ruajtur për brezat. Kështu Grigoroviç arriti të zbulojë më se 200 dorëshkrime – një pjesë prej të cilave në gjuhën bullgare.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: rsl.ru
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë,..