Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëshkrime të lashta bullgare ruhen në fondet e Bibliotekës Shtetërore Ruse

БНР Новини
Jetëshkrimi i Shenjtorit Kirill Filozof, shekulli XIV
Foto: rsl.ru

Në fondet e Bibliotekës Shtetërore Ruse krahas monumenteve të tjera të shkruara unike sllave, ruhen afro 1000 dorëshkrime të lashta bullgare. Për më të moçmet dhe më interesantet prej tyre mësojmë nga bashkëpunëtorja e Degës “Dorëshkrime” dhe paleografe profesoresha Marina Krutova:

Снимка

Dihet, se ndër dorëshkrimet më të lashta me prejardhje bullgare është Apostulli Sllepçenskli shkruar në pergamenë nga fundi i shekullit XII. Të gjitha faqet e këtij dorëshkrimi përbëjnë të ashtuquajturat palimpsesti – mbi tekst të fshirë grek shkruhet teksti i ri. Ky është një libër me jetëshkrime. Apostulli u zbulua nga mbledhësi i njohur i dorëshkrimeve Viktor Grigoroviç në Manastirin Slepçenski të burrave “Shën Joan Paraardhësi” në fshatin Slepçe, në vitin 1844. Në tekstet e grumbulluara nga Grigoroviç ka edhe një libër i njohur si Parimejniku i Hilendarit – një libër me tekste kishtare nga Ungjilli i Vjetër. Ai u zbulua në Manastirin e Hilendarit në Aton. Një monument tjetër interesant është një psaltir me tekste falltare nga gjysma e dytë e shekullit XIII. Me këtë psaltir profetizoheshin. Një shfrytëzim i tillë jo kanonik i teksteve nuk ishte karakteristik vetëm për Bullgarinë, por edhe për Rusinë. Viktor Grigorieviç e mori këtë dorëshkrim në vitin 1844 në Aton.”

Apostulli Slepçenski, fundi i shekullit XII

Në Bibliotekën Shtetërore Ruse ruhen edhe një sërë dorëshkrimeяг të tjera interesante, megjithëqë nuk janë aq të lashta. Ato janë dorëshkrimet e lidhura me emrin e mitropolitit të Kievit dhe të Mbarë Rusisë Grigorij Cambllak – një shkrimtar bullgar dhe përfaqësues i Shkollës Letrare të qytetit Tërnovo, aktivisht kishtar të Bullgarisë, Moldavisë, Serbisë dhe Rusisë.

Kur bëhet fjalë për dorëshkrime bullgare, patjetër duhet të përmendim trashëgiminë e madhe krijuese të nxënësit të famshëm të vëllezërve Shenjtor Kirill dhe Metodij – Shën Klimenti i Ohrid” – thekson profesoresha Kurtova dhe shton se në Degën “Dorëshkrime” në Bibliotekën e Moskës ruhen shumë vepra të tij.

Parimejniku i Hilendarit, shekulli XII

Duhet të theksojmë, se me kalimin e kohës emri i këtij shkrimtari të famshëm fillon të harrohet. Në shekullin XIX ai pothuajse nuk ishte i njohur, madje mendohej se disa prej veprave të tij unike janë të autorëve të tjerë. Për shembull “Lavdërimi për Llazarin katër ditor” mendohej, se nuk është i Shën Klimentit, por i shenj Joan Gojarti. Mirëpo, në shekullin XIX pas një harrese shumëvjeçare arkeografi dhe bibliograf rus Vukoll Undollski zbuloi në një katalog të moçëm të peshkopëve bullgarë emrin e peshkopit Kliment. Në sajë të veprave shkencore të bibliografit Vukoll Undollski personaliteti dhe vepra e Klimentit të Ohrid tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve” – thekson profesoresha Krutova.

Shkalla e Shën Joan Lestviçnik

СнимкаDorëshkrimet bullgare ishin në qendrën e vëmendjes së një sërë shkencëtarësh të njohur bullgarë, të cilët interesoheshin për monumentet e lashta të shkruara. Të tilla janë Viktor Grigoroviç, Petër Sevastjanov, konti Nikollaj Rumjancev e të tjerë. Viktor Grigoroviç ishte ndër sllavistët e parë rusë, të cilin universiteti rus e përcolli me shërbim nëpër trojet sllave për të mbledhur materiale në terren. Kështu në vazhdim të tri viteve (1844 – 1847) ai rrethonte, kërkonte, mblidhte monumente të lashta të shkruara, të cilët u bënë objekt i studimeve shkencore.

Viktor Grigoroviç i kushtoi tërë jetës kërkimin dhe mbledhjen e librave. Më interesantët prej tyre ai zbuloi gjatë udhëtimeve. Ai kërkonte dorëshkrime në Rusi, në Ballkan, në Lajpcig. Disa prej dorëshkrimeve i blinte, të tjerë shkëmbente për dorëshkrime të tjera që mbante posaçërisht me vete. Një sërë dorëshkrimesh i mori nga murgjit si dhuratë, ose vet i kopjoi. Në bibliotekë ruhen kopje të dorëshkrimeve bullgare riprodhuara me përpikëri nga Viktor Grigoroviç. Kur shikonte se dorëshkrimet zhdukeshin të harruar, atëherë ai i merrte për të ruajtur për brezat. Kështu Grigoroviç arriti të zbulojë më se 200 dorëshkrime – një pjesë prej të cilave në gjuhën bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: rsl.ru



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull i ri pranë Sandanskit mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Athanasi i Madh

E vetmja kishëz në vend që mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Thanasi dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Nevrokopit Serafim, raporton Andon Kotev - një nga iniciatorët e idesë për ndërtimin e tempullit. Ai tha për..

botuar më 25-01-17 7.20.PD

Delegatët e UNESCO-s do të vizitojnë Kishën e Bojanës

Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ,  të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga..

botuar më 25-01-12 8.35.PD

144 vjet Shkolla e Lartë Detare në Varna përgatit kuadro të kualifikuara

Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..

botuar më 25-01-11 7.35.PD