Prej 3 ditëve qeveria bullgare është pa ministër të shëndetësisë, pasi i titulluari në këtë post Nikollaj Petrov dha dorëheqje. Nuk kishte shpjegim zyrtar për shkakun, për të cilin kryeministri Borisov ta pranojë dorëheqjen. Por në shoqëri mbizotëroi teza e një reportazhi televiziv, se tërheqja e Petrovit është e lidhur me marrëveshje të paligjshme për rreth 800 mijë euro me një firmë, të përfaqësuar prej një sipërmarrësi, me të cilin bashkëjeton vajza e tij në marrëdhënie familjare. Kazusi është i njohur akoma para emërimit të Nikollaj Petrovitq derisa ka qenë shef i Akademisë Ushtarako-Mjekësore. Mirëpo, duket se gjatë zgjedhjes së tij për ministër kjo nuk është marrë parasysh. Më herët Prokuroria Ushtarake e Rrethit të Sofjes refuzoi të formojë procedurë paragjyqësore mbi këtë çështje, me qenë se nuk ka zbuluar të dhëna për krim. Pas dorëheqjes së ministrit, refuzimi i Prokurorisë Ushtarake të Rrethit të Sofjes do të kontrollohet nga Prokuroria Ushtarake e Apelit.
Ndërkohë në hapësirën publike u paraqitën jehona pozitive për Nikollaj Petrovin i cili dha dorëheqje. Shoqërisë së mjekëve i ka bërë përshtypje se për periudhën e shkurtër të udhëheqjes së tij ai ka qenë një bashkëbisedues i mirë. Ai është bërë dhe ministri i parë i shëndetësisë i cili ka mundur ta bindë ministrin e financave në domosdoshmërinë prej një shtimi të ndjeshëm të buxhetit të shëndetësisë. Përveç kësaj në dallim të të tjerëve ai nuk e ka filluar mandatin e vet ministror me mohimin e çdo gjëje të bërë përpara tij. Jo vetëm rrethet mjekësore, por edhe disa politologë e pranuan mundësinë, se deri në ndërrimin e Nikollaj Petrovit është arritur, sepse ai ka prekur interesat e dikujt.
Por, sido që të dalin shkaqet e vërteta për tërheqjen e ministrit të shëndetësisë, ato nuk do të hedhin poshtë faktin se ky resor është mbase më i pambrojturi në qeveritë e vendit prej shumë viteve e këtej. Që nga fillimi i kalimit drejt demokracisë, Bullgaria ka pasur 22 ministra të shëndetësisë. Po të përjashtojmë dhe ata teknikë, vetëm dy qeveri nuk i kanë ndërruar ministrat e vet të shëndetësisë/ ajo socialiste e Zhan Videnovit dhe kabineti “Borisov-2”/, por që të dyja nuk e kanë përfunduar mandatin e vet të plotë por e kanë përfunduar përpara afatit. Në qeverinë e tanishme të tretë të Bojko Borisovit ndërrimi i ministrit të shëndetësisë është ndryshimi i parë personal, por kabineti i parë i Borisovit mbeti në histori me 4 titullarë në këtë post. Statistika tregon në mënyrë të dykuptimtë se, resori është shumë problematik. Shumë problematik është edhe tani, kur dorëheqja nga posti ministror përkon me fillimin e debatit për Buxhetin e Shtetit gjatë vitit 2018 dhe me përkeqësimin e debateve rreth mangësisë kronike financiare në sistemin shëndetësor.
Për mot projektbuxheti i shtetit parashikon një shtim të mjeteve për shëndetësi me 500 milionë leva/ rreth 250 milionë euro/, por drejt këtij debati shkohet me një deficit të besimit politik ndaj udhëheqjes së sektorit. Në këtë sfond mponohet ndjenja, se ndërrimi i ministrit të shëndetësisë nuk është çështje e një problemi të korrupsionit, por një farë diagnozë për gjendjen e reformës së shëndetësisë-e pa kënaqshme, e diskutuar, e cila i nënshtrohet interesave jo publike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..