Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti - si një picë e shijshme dhe me shumë harxh

БНР Новини
Sipas Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov (majtas) Ministri i Financave Vlladisllav Goranov vendos në tavolinë një buxhet si “picë “Kalcone” me shumë harxh”.
Foto: BTA

Qeveria pranoi projektin e Ministrisë së Financave për buxhetin shtetëror për vitin 2018. Tani është radha e Parlamentit, i cili duhet ta miratojë atë dhe të pranojë ligjin përkatës financiar. Nuk priten befasi, sepse koalicioni qeverisës mes partisë GERB dhe nacionalistëve ka një shumicë të mjaftueshme në Kuvendin Popullor dhe zakonisht miraton pa probleme dhe vështirësi projektligjet e kabinetit. Duke folur për buxhetin alternativ të socialistëve, të cilët e cilësojnë atë si të drejtë dhe social, mundësitë për pranimin e tij janë tepër të vogla.

Në fakt edhe buxheti i propozuar nga qeveria i ka pretendimet se është më social  në krahasim me të gjitha buxhetet e deritanishme. Autorët e tij nuk pushojnë të nënvizojnë katër theksat e buxhetit për vitin 2018 – arsimin, mbrojtjen dhe sigurinë, sferën sociale dhe shëndetësinë, për të cilët lëshohen 1.6 mlrd euro më shumë krahas vitit të kaluar. Rritja nuk është e vogël duke pasur parasysh se shpenzimet publike për 2018-ën pritet se do të arrijnë 20 miliarda euro. Ajo është e mundshme në sajë të treguesve të mira të ekonomisë sonë, të cilat sipas prognozave do të mbeten të tilla edhe gjatë vitit të ardhshëm (tani rritja është 4%).

Parashikohet se mësuesit në arsimin e mesëm do të marrin 15% më shumë para, shëndetësia është gjithashtu ndër sferat me prioritet, kurse ushtria dhe policia do të disponojnë me 300 mln. euro më shumë. Rritja e pensioneve do të jetë 3.8%, paga minimale arrin 260 euro. Dhe e gjithë kjo është e mundshme duke mbrojtur nivelin e ulët të tatimit të sheshtë prej 10%, i cili është i vlefshëm për të gjitha lëndët e ekonomisë. Në të njëjtën kohë nuk pritet një rritje e deficitit buxhetor (sipas prognozave ai nuk do të tejkalojë 1% prej PPB-së) dhe nuk do të merren borxhe të reja në tregjet ndërkombëtare. Pritjet se pjesa më e madhe e Produktit të Brendshëm Bruto do të përdoreshin për shpenzime publike nuk u realizuan dhe kështu qytetarët dhe biznesi do të disponojnë me më shumë para për konsum dhe investime. Para disa vjetësh ministri i atëhershëm i financave Simeon Djankov e kishte cilësuar buxhetin si “një picë pa mish”, kurse tani Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Politikës Ekonomike dhe Demografike Valeri Simeonov flet për “një picë “Kalcone”me shumë harxh”.

Mirëpo jo të gjithët janë të kënaqur. Sindikatat, duke pasur parasysh tregueset e mira ekonomike, kërkojnë më shumë para për nëpunësit dhe kohët e fundit organizuan në Sofje një protestë kombëtare me kërkesa për rritjen e pagave. Në fakt problemi me shpërblimin e punës vazhdimisht ashpërsohet dhe përfshin sa më shumë sektorë. Sipas ekspertëve financiarë ekonomia bullgare e ka arritur kufirin e aftësive të saj për rritje dhe nuk mund të ofrojë më shumë para në se nuk merren borxhe të tjera shtetërore. Mirëpo askush nuk do të rekomandojë një hap të tillë, aq më shumë se po pritet se Bullgaria më në fund do të pranohet në “dhomën e pritjes” të Eurozonës. Aderimi tek mekanizmi valutor ERM2 kërkon ca kufizime të politikës financiare të shtetit, posaqërisht në lidhje me deficitin buxhetor. Supozohet se kryesia e ardhshme bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 do të ndihmojë procesin e aderimit tonë në Eurozonë.

Në sfondin e kësaj tabloje të mirë financiare po vëzhgohet një proces i uljes së investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Bullgari. Dhe ato janë ndër motorët kryesorë të mekanizmit për pakësimin e papunësisë dhe për rritjen e PPB-së, sepse biznesi bullgar me vështirësi gjen mjete financiare për rritjen e efikasitetit të sektorëve dhe industrive të ndryshme. Këtu duhet përmendur se tek ne ka një deficit në rritje të krahut cilësor të punës. Disa punëdhënës pohojnë se kjo është pengesa kryesore për zhvillimin e biznesit të tyre. Papunësia në shtet është afër minimumit sanitar – 6%, mirëpo ata që tani janë të papunë nuk mund t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës – ata janë pa asnjë kualifikim. Njerëzit me aftësi dhe kompetenca prej kohësh janë punësuar në Bullgari, apo janë realizuar jashtë shtetit.

Mund të them se buxheti për vitin 2018 është përqendruar mbi problemet e rëndësishme për Bullgarinë. Shpresojmë se gjatë kohës së realizimit të tij nuk do të ketë befasi të pakëndshme në tregjet ndërkombëtare dhe se tregu i punës do të stabilizohet në një nivel më të lartë, në përputhje me kërkesat e industrive të teknologjisë së lartë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD