Nga data 1 janar Bullgaria merr përsipër presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në kuadrin e 6 muajve ajo do të jetë iniciator i një sërë forumeve, të cilat janë me një interes të përgjithshëm për vendet nga Bashkimi Evropian. Një shfaqje e tillë është takimi, i përgatitur nga Agjencia Shtetërore “Arkiva” të shefave të arkivave të shteteve nga Bashkimi Evropian të planifikuar për 5 dhe 6 qershor 2018.
Posaçërisht për forumin mikpritësit po përgatisin disa botime luksoze me dokumentet më të vlefshme nga arkivat e shtetit. Botimet do t'u shpërndahen përfaqësuesve të institucioneve të arkivave nga Bashkimi Evropian. Është punuar dhe një video me dokumente dhe fotografi, të cilat ruhen në Agjenci. Në të tingëllon zëri i këngëtares së njohur popullore Valja Ballkanska. “Mendoj se kjo është një kartëvizitë e mirë për Agjencinë dhe për vendin tonë” – shënon docenti Mihaill Gruev, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”.
Mes aksentëve në takim janë mbrojtja e të dhënave personale dhe shqyrtimi i kodit etik për punonjësit e arkivave, i cili të mund të garantojë interesat e personave të tretë. Docenti Gruev vuri në dukje se, ky është një problem botëror dhe me qenë se arkivat nëpër botë grumbullojnë një informacion të madh për nga vëllimi dhe kjo natyrisht që krijon mundësi për shpërdorim me të dhënat personale. Një aksent tjetër i rëndësishëm është arkivimi elektronik:
“Kjo është një sfidë e madhe për të gjitha arkivat në botë. Duhet të pohoj se, sistemet më të zhvilluara arkivore kanë shkuar shumë më përpara prej nesh. Arkivimi elektronik nuk është vetëm një problem bullgar. Në një farë kuptimi ai është evropian dhe botëror. Bashkërisht me agjencinë shtetërore për administrimin elektronik po punojmë për kalimin në etapa të funksionimit të institucioneve shtetërore në mënyrë elektronike. Ka një vendim të qeverisë nga nëntori i vitit 2018 ,që të gjitha të dhënat në shtet të paraqiten në mënyrë elektronike. Kjo automatikisht ve në rend të ditës çështjen se çfarë të bëhet me dokumentet, të cilat dalin nga përdorimi i tanishëm dhe duhet të arkivohen. Këtu është vendi të ndajmë digjitalizimin nga arkivimi elektronik. Digjitalizimi përfshin dokumente, origjinalet e të cilave janë në letër, kurse arkivimi elektronik është i dokumenteve, të cilat në të ardhmen do të krijohen mbi mbartës elektronik dhe fare nuk do të kalojnë përmes një ekuivalenti në letër. Ato do të arkivohen në pamjen në të cilën janë krijuar. Përmes digjitalizimit po mundohemi të mbrojmë dokumentet, duke pakësuar përdorimin e origjinaleve në letër dhe që këtu e tutje pas digjitalizimit të një dokumenti ai do të përdoret vetëm gjatë botimeve fototipi ose për ekspozita.”
Mes blerjeve të reja në fondet e Agjencisë Shtetërore janë dokumente nga studiuesi i poetit Hristo Botev – Ivan Klinçarov, të dhuruar nga nipërit e tij Suzana Klinçarova dhe Ivan Klinçarov. Midis tyre janë origjinali i letrës së Hristo Botevit dhe kartëvizita e kapitenit të anijes “Radecki” Dagobert Englender.
Një gjetje tjetër e vlefshme janë dokumentet e profesorit Viden Tabakov – profesor i studimeve kozmike në universitetin në Sinsinati, Shtetet e Bashkuara. Sipas fjalëve të docentit Gruev, profesori është një personalitet jashtëzakonisht interesant, për të cilin nuk dimë bile se ka marrë pjesë gjatë përgatitjes së fluturimit historik kozmik deri në Hënë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..