Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ballkani mund të bëhet një shtyllë stabiliteti në kufirin e BE-së

БНР Новини
Gjatë bisedimeve Dimitër Gllavçev dhe Nikolaos Vucis nënvizuan problemet, të cilat kërkojnë zgjidhje të përbashkëta.
Foto: BGNES

Kryetari i Kuvendit Bullgar Dimitër Gllavçev dhe homologu i tij grek Nikolaos Vucos diskutuan në Sofje marrëdhëniet e dy shteteve, problemet që kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, korridorin transportues multimodal, i cili do t’i lidhë qytetet Ruse dhe Selanik dhe kryesinë tonë të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian: Takimi ishte hapi i radhës në komunikimin e nivelit të lartë mes dy shteteve.

Tema kryesore ishte krijimi i ashtuquajturit Grupi Ballkianik në kuadrin e Bashkimit Evropian, në të cilin do të hyjnë Bullgaria, Greqia dhe Rumania. Perspektiva për aderimin e Ballkanit Perëndimor është theksi i Kryesisë bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe tri shtetet anëtare të Bashkimit mund të bëhen ura ndaj shteteve të tjera nga rajoni, duke i ndihmuar për plotësimin e kritereve për aderim.

Problemet e përmendura, të cilat kërkojnë përpjekje të përbashkëta janë kriza e klandestinëve, çështjet e stabilitetit dhe sigurisë, zhvillimi ekonomik dhe afrimi social. Bashkëbiseduesit ranë dakord se nuk duhet të ketë një Evropë e shpejtësive të ndryshme dhe se kërkesat dhe rregulloret e Bashkimit duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë nga të gjithët.

Koniunktura historike, në të cilën Bullgaria do ta fillojë kryesinë e saj të Këshillit të BE-së, është shumë e rëndësishme – tha Kryetari i Parlamentit grek, sepse diskutimi për të ardhmen e Evropës është në kulmin e tij. Gjatë 6 muajve  - nga janari deri në qershor të 2018-ës politikanët evropianë do të duket t’u japin përgjigje pyetjeve a do ta përforcojnë Bashkimin Evropian dhe a do të vazhdojë të ekzistojë ai?

Nikolaos Vucis premtoi përkrahje nga ana e Greqisë gjatë kohës së kryesisë bullgare, sepse Greqia ka mjaft përvojë si anëtare e vjetër e Bashkimit. Kryesia e shtetit tonë do të japë mundësi për të dëgjuar zërat e shteteve ballkanike, të cilat mund të kontribuojnë për qëndrueshmërinë në kufirin e jashtëm të Bashkimit. Simbolet e bashkëpunimit janë projektet infrastrukturore në fushën e transportit dhe komunikimeve. Tani më i madhi prej tyre është korridori transportues multimodal që do të t’i lidhë portet e lumit Danub me ato të Detit të Zi dhe Detit Egje. 

Për sa u përket marrëdhënieve dypalëshe Dimitër Gllavçev nënvizoi se Bullgaria dhe Greqia kuptohen shumë mirë edhe duke folur për marrëdhëniet mes qeverive, edhe për ato mes të dy popujve. Nga ana e vet Nikolaos Vucis falënderoi për mirëpritjen e Bullgarisë për studentët, afaristët dhe nëpunësit grekë tek ne, kështu edhe për punën e mrekullueshme të profesorëve në specialitetin e filologjisë greke në universitetet bullgare, të cilët përforcojnë lidhjet dhe shkëmbimin kulturor mes dy shteteve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD