Kryetari i Kuvendit Bullgar Dimitër Gllavçev dhe homologu i tij grek Nikolaos Vucos diskutuan në Sofje marrëdhëniet e dy shteteve, problemet që kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, korridorin transportues multimodal, i cili do t’i lidhë qytetet Ruse dhe Selanik dhe kryesinë tonë të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian: Takimi ishte hapi i radhës në komunikimin e nivelit të lartë mes dy shteteve.
Tema kryesore ishte krijimi i ashtuquajturit Grupi Ballkianik në kuadrin e Bashkimit Evropian, në të cilin do të hyjnë Bullgaria, Greqia dhe Rumania. Perspektiva për aderimin e Ballkanit Perëndimor është theksi i Kryesisë bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe tri shtetet anëtare të Bashkimit mund të bëhen ura ndaj shteteve të tjera nga rajoni, duke i ndihmuar për plotësimin e kritereve për aderim.
Problemet e përmendura, të cilat kërkojnë përpjekje të përbashkëta janë kriza e klandestinëve, çështjet e stabilitetit dhe sigurisë, zhvillimi ekonomik dhe afrimi social. Bashkëbiseduesit ranë dakord se nuk duhet të ketë një Evropë e shpejtësive të ndryshme dhe se kërkesat dhe rregulloret e Bashkimit duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë nga të gjithët.
Koniunktura historike, në të cilën Bullgaria do ta fillojë kryesinë e saj të Këshillit të BE-së, është shumë e rëndësishme – tha Kryetari i Parlamentit grek, sepse diskutimi për të ardhmen e Evropës është në kulmin e tij. Gjatë 6 muajve - nga janari deri në qershor të 2018-ës politikanët evropianë do të duket t’u japin përgjigje pyetjeve a do ta përforcojnë Bashkimin Evropian dhe a do të vazhdojë të ekzistojë ai?
Nikolaos Vucis premtoi përkrahje nga ana e Greqisë gjatë kohës së kryesisë bullgare, sepse Greqia ka mjaft përvojë si anëtare e vjetër e Bashkimit. Kryesia e shtetit tonë do të japë mundësi për të dëgjuar zërat e shteteve ballkanike, të cilat mund të kontribuojnë për qëndrueshmërinë në kufirin e jashtëm të Bashkimit. Simbolet e bashkëpunimit janë projektet infrastrukturore në fushën e transportit dhe komunikimeve. Tani më i madhi prej tyre është korridori transportues multimodal që do të t’i lidhë portet e lumit Danub me ato të Detit të Zi dhe Detit Egje.
Për sa u përket marrëdhënieve dypalëshe Dimitër Gllavçev nënvizoi se Bullgaria dhe Greqia kuptohen shumë mirë edhe duke folur për marrëdhëniet mes qeverive, edhe për ato mes të dy popujve. Nga ana e vet Nikolaos Vucis falënderoi për mirëpritjen e Bullgarisë për studentët, afaristët dhe nëpunësit grekë tek ne, kështu edhe për punën e mrekullueshme të profesorëve në specialitetin e filologjisë greke në universitetet bullgare, të cilët përforcojnë lidhjet dhe shkëmbimin kulturor mes dy shteteve.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..