Ta prekë shpirtin e veglave me tela – kjo ka qenë ëndrra e Vllado Tilevit. Ai është rritur në një familje artistike dhe që në moshën 12 vjeçe, duke u gjendur në atelienë e luthierit të një fqinji të tij e ka ndier në vetveten thirrjen, që e ka shoqëruar gjatë tërë jetës së tij.
“Kjo është një ndjenjë e brendshme – kthehet në fëmijërinë e tij Vllado Tilev. – Çdo njeri i ka interesat dhe ëndrrat e veta. Mendoj se që në këtë moshë të hershme unë isha i sigurt se do të merresha me këtë – më tepër si hobby, krahas profesionit të muzikantit. Mirëpo, më vonë ai u dhashë krejtësisht pas profesionit të luthierit.
Tashmë më shumë se 20 vjet Vllado Tilev restauron vegla me tela dhe krijon instrumente muzikore në atelienë e vet. Sipas fjalëve të tij, mjeshtri i mirë duhet të jetë muzikant me duar të shkathëta, prandaj ai e ka mbaruar konservatorin në qytetin gjerman Essen në degën e violonçelit dhe njëkohësisht me këtë i ka vizituar atelietë e luthierëve, kurse sot e praktikon profesionin e vet në nivel botëror. Vllado Tilev thotë se i ka kuptuar disa prej sekreteve të instrumenteve të familjeve të famshme muzikore gjatë shekullit XVII dhe XVIII Stradivari, Amati, Guarneri.
“Në dallim të shpirtit të njeriut instrumentet janë të vdekshme, pavarësisht se themi se ato kanë shpirt në kuptimin e tërthorë – është i mendimit luthieri. – Ato në fakt janë materi dhe si gjithçka materiale në këtë botë vjetrojnë. Materia e tyre ndryshohet, deformohet, madje degradohet dhe në një moment vetitë e drurit zhduken. Kështu pas 500 vitesh veglat muzikore, të cilat tani kushtojnë miliona, nuk do të mund të përdoren. Nga ana tjetër nuk është e qartë se sa nga veglat e sotme do të mund të tingëllojnë mirë pas 250 – 300 vitesh. Ndoshta një numër i madh. Kjo do të thotë se vjetrimi i materialit është me rëndësi kyçe për tingullin. “
Është me rëndësi të madhe gjithashtu se kush do të jetë pronari i instrumentit, është i bindur luthieri.
“Kur të kesh një vegël të shkëlqyeshme, por je një muzikant i keq, atëherë instrumenti prishet pas një kohe të veçantë dhe e humb thimbrin e bukur. Prandaj është shumë rëndësishëm nëse muzikanti e lejon instrumentin për t’u zhvilluar, për të vibruar në mënyrën e duhur, këtej e tutje edhe tingëllimi do të përmirësohet gjithnjë e më shumë.”
Vllado Tilev kërkon duar të sigurta për instrumentet e tij. Vitin e kaluar fondacioni i tij në ndihmë të muzikantëve të rinj u dorëzoi dy vajzave nga shkolla muzikore në Sofje një violinë dhe një violonçel.
"Në nëntor do të ketë një dëgjim të ri në Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov”, sepse kam qëllim të japë edhe një violinë – thotë Vllado Tilev. – Ajo nga viti i kaluar do të mbetet edhe këtë vit te Marina Marinova, që ta mbarojë klasën e 12, si dhe violonçeli – te Nauma Najman. Ideja tjetër e fondacionit është që t’i dhurojmë pesë violina të vogla shkollës muzikore për fëmijët më të vegjël, sepse ata shumë shpesh ndeshen me probleme në gjetjen e instrumentit të përshtatshëm.”
Para disa dekadash një djalë i vogël qëndronte i mahnitur para artit të mjeshtrit në atelienë e luthierit. Kurse sot, në botën materiale dhe të teknologjive të larta nuk ka se kush të shkojë atje ku mjekohet shpirti i violinave.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..