Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vllado Tilev mjekon shpirtin e veglave muzikore

БНР Новини

Ta prekë shpirtin e veglave me tela – kjo ka qenë ëndrra e Vllado Tilevit. Ai është rritur në një familje artistike dhe që në moshën 12 vjeçe, duke u gjendur në atelienë e luthierit të një fqinji të tij e ka ndier në vetveten thirrjen, që e ka shoqëruar gjatë tërë jetës së tij.

“Kjo është një ndjenjë e brendshme – kthehet në fëmijërinë e tij Vllado Tilev. – Çdo njeri i ka interesat dhe ëndrrat e veta. Mendoj se që në këtë moshë të hershme unë isha i sigurt se do të merresha me këtë – më tepër si hobby, krahas profesionit të muzikantit. Mirëpo, më vonë ai u dhashë krejtësisht pas profesionit të luthierit.

Снимка

Violina e Zaharias Fisherit nga viti 1803Tashmë më shumë se 20 vjet Vllado Tilev restauron vegla me tela dhe krijon instrumente muzikore në atelienë e vet. Sipas fjalëve të tij, mjeshtri i mirë duhet të jetë muzikant me duar të shkathëta, prandaj ai e ka mbaruar konservatorin në qytetin gjerman Essen në degën e violonçelit dhe njëkohësisht me këtë i ka vizituar atelietë e luthierëve, kurse sot e praktikon profesionin e vet në nivel botëror. Vllado Tilev thotë se i ka kuptuar disa prej sekreteve të instrumenteve të familjeve të famshme muzikore gjatë shekullit XVII dhe XVIII Stradivari, Amati, Guarneri. 

Në dallim të shpirtit të njeriut instrumentet janë të vdekshme, pavarësisht se themi se ato kanë shpirt në kuptimin e tërthorë – është i mendimit luthieri. – Ato në fakt janë materi dhe si gjithçka materiale në këtë botë vjetrojnë. Materia e tyre ndryshohet, deformohet, madje degradohet dhe në një moment vetitë e drurit zhduken. Kështu pas 500 vitesh veglat muzikore, të cilat tani kushtojnë miliona, nuk do të mund të përdoren. Nga ana tjetër nuk është e qartë se sa nga veglat e sotme do të mund të tingëllojnë mirë pas 250 – 300 vitesh. Ndoshta një numër i madh. Kjo do të thotë se vjetrimi i materialit është me rëndësi kyçe për tingullin.

Violonçelistja e talentuar Sifej Uen-Tringov është një prej muzikantëve, të cilët i bien një prej instrumenteve të krijuara nga Vllado Tilevi.Është me rëndësi të madhe gjithashtu se kush do të jetë pronari i instrumentit, është i bindur luthieri.

Kur të kesh një vegël të shkëlqyeshme, por je një muzikant i keq, atëherë instrumenti prishet pas një kohe të veçantë dhe e humb thimbrin e bukur. Prandaj është shumë rëndësishëm nëse muzikanti e lejon instrumentin për t’u zhvilluar, për të vibruar në mënyrën e duhur, këtej e tutje edhe tingëllimi do të përmirësohet gjithnjë e më shumë.

Vllado Tilev kërkon duar të sigurta për instrumentet e tij. Vitin e kaluar fondacioni i tij në ndihmë të muzikantëve të rinj u dorëzoi dy vajzave nga shkolla muzikore në Sofje një violinë dhe një violonçel.

"Në nëntor do të ketë një dëgjim të ri në Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov”, sepse kam qëllim të japë edhe një violinë – thotë Vllado Tilev. – Ajo nga viti i kaluar do të mbetet edhe këtë vit te Marina Marinova, që ta mbarojë klasën e 12, si dhe violonçeli – te Nauma Najman. Ideja tjetër e fondacionit është që t’i dhurojmë pesë violina të vogla shkollës muzikore për fëmijët më të vegjël, sepse ata shumë shpesh ndeshen me probleme në gjetjen e instrumentit të përshtatshëm.

Bashkë me violinistin e famshëm bullgar Minço Minçev

Para disa dekadash një djalë i vogël qëndronte i mahnitur para artit të mjeshtrit në atelienë e luthierit. Kurse sot, në botën materiale dhe të teknologjive të larta nuk ka se kush të shkojë atje ku mjekohet shpirti i violinave.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të 32-të, Bosilegradi bëhet kryeqyteti ballkanik i gëzimit të fëmijëve për Pashkë

Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..

botuar më 25-04-15 3.15.MD

E folura e bullgarëve në Shqipëri ende ruan pasurinë e të folurës popullore bullgare

Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës.  Ajo e mblodhi..

botuar më 25-04-06 10.05.PD
Regjisori Robert Budina

Regjisori shqiptar Robert Budina: Shikuesit duhet të shohin thellë

Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..

botuar më 25-03-31 4.15.MD