Javën e kaluar mes pushtetarëve dhe opozitës në Bullgari përsëri kishte tension lidhur me çështjen e pranisë së NATO-s në Detin e Zi. Duke u bazuar te pohimet e përhapura nga agjencitë ndërkombëtare se NATO-ja po krijon forca të reja shumëkombëshe në Detin e Zi, liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova kërkoi që Kryeministri Bojko Borisov ta informojë Parlamentin se çfarë e ka ndryshuar pozitën e qeverisë ndaj kësaj çështjeje. Ninova kishte parasysh faktin se para një viti e gjysmë Kryeministri kishte shpallur se është kundër krijimit të Flotës së Detit të Zi. Mirëpo, siç shihet, nuk ka ndryshim të pozitës së qeverisë. Ministria e Mbrojtjes shpalli kategorikisht se nuk ka plane për krijimin e forcave shumëkombëshe në Deti e Zi, por bëhet fjalë për formimin e një brigade shumëkombëshe në Rumani me vendim të NATO-s, gjë që dihet që nga viti i kaluar. Në të vërtetë Bullgaria do të marrë pjesë më 27 tetor me një fregatë në trajnimin “Sea Guardian” për luftimin e terrorizmit, por ky angazhim është marrë përsipër që prej shumë kohe dhe për këtë është informuar Presidenti Rumen Radev në cilësinë e Kryekomandantit të Forcave të Armatosura. Për këtë shkak Kryeministri Borisov shprehu moskuptimin e tij se pse socialistët duan që ai të japë shpjegime në Parlament. Tensioni mes pushtetarëve dhe opozitës shkaktoi një debat publik, në të cilin u përfshinë edhe ekspertë ushtarakë. Atje gjenerali Sëbi Sëbev mbrojti tezën se mungesa e bilancit ushtarak në Detin e Zi është në favor të Rusisë dhe nga pikëpamja ushtarake duhet t’i përgjigjet kësaj mungese të bilancit ushtarak me një prani më të madhe ushtarake. Në këtë kontekst eksperti supozoi se në të ardhmen do të ketë më shumë vizita të përfaqësuesve të NATO-s në portet ushtarake të Bullgarisë dhe të Rumanisë. Në fund të fundit u bë e qartë se gjatë javës kemi qenë dëshmitarë të akoma një episode të debateve kronike për angazhimet e vendit tonë ndaj NATO-s, të cilat shpërthejnë kohë pas kohe për shkak të qëllimeve të brendshme dhe jo të atyre të politikës së jashtme.
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..