Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi vjetor i autoriteteve vendore bullgare

БНР Новини

Më 12 tetor në Bullgari shënuam Ditën e bashkive bullgare, kurse sot, 15 tetor, zhvillohet takimi i 12-të vjetor i autoriteteve vendase. Në lidhje me këto ngjarje para Radios Kombëtare Bullgare Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive Ginka Çavdarova komentoi se problemet kryesore të pushtetit vendor në bullgari janë borxhet e larta, të cilat tashmë janë për 200 mln. leva (100 mln. euro). Sipas të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shëtit shpenzimet e 59 bashkive (prej 256 bashkive ekzistuese në Bullgari) i tejkalojnë të ardhurat 30%.

Shoqata e Bashkive çdo vit negocion me Ministrinë e Financave për rritjen e mjeteve suplementare për baskitë dhe insiston për një skemë më të qartë për shpërndarjen e mjeteve suplementare për autoritetet vendore. Bashkitë kërkojnë gjithashtu decentralizim financiar si një mundësi për përmirësimin e situatës së tyre, kurse bëjnë gjithashtu përpjekje për rritjen e të ardhurave të veta. Analizat tregojnë se pavarësisht nga kjo borxhet e autoriteteve vendore mbeten relativisht të larta.

Sivjet në takimin e 12-të të autoriteteve vendore do të diskutohen sfidat e lidhura me implementimin e qeverisjes elektronike, pakësimi i barrës administrative për qytetarët dhe biznesin, ofrimi i shërbimeve lehtësisht të arritshme administrative dhe çështje të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm të bashkive.

Pushteti qendror i kupton këto probleme  dhe periodikisht zhvillon nisma të ndryshme për diskutimin e tyre. Një shembull për këtë ishte takimi i thirrur gjatë qershorit sivjet nga kryeministri Bojko Borisov i qeverisë me përfaqësues të autoriteteve vendore për diskutimin e masave të mundshme për uljen e barrës administrative dhe për lehtësimin e regjimeve për punë me qytetarët. Bashkitë presin nga pushteti qendror ndihmë dhe prandaj në takimin e tyre të sivjetshëm janë ftuar Kryeministri, ministra , përfaqësues të parlamentit dhe ekspertë të dalluar.  Angazhimi i ndërsjellë me problemet ekzistuese tregon se vullnet dhe dëshirë për zgjidhjen e tyre ekziston. Mirëpo karakteri kronik i këtyre problemeve dëften se rezultate të kënaqshme akoma nuk janë arritur.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD