Në ditën e parë të kësaj jave u bëmë dëshmitarë të një dështimi të pashembullt të mbledhjes së Këshillit konsultativ të sigurisë kombëtare pranë Presidentit të republikës. Ky organ nuk është detyruar të marrë vendime, mirëpo ideja është që të bashkërendojë veprimet dhe synimet e faktorëve të ndryshëm politikë për çështje të rëndësishme për shoqërinë tonë. Në rastin konkret një çështje e tillë është përcaktimi i masave legjislative për kundërvënien e korrupsionit.
Pas dëgjimit të raporteve të institucioneve përkatëse nuk u diskutua pozita e përbashkët dhe Presidenti e mbylli mbledhjen për shkak të “mungesës së kuorumit”. Kryeministri vonoi për të për shkak të takimit të tij me punëtorë protestues, disa zëvendëskryeministra nuk ishin të pranishëm, disa prej pjesëmarrësve të tjerë u larguan para përfundimit të saj. Në këtë situatë Partia Socialiste Bullgare akuzoi qeveritarët se pengojnë përpunimin e strategjisë për luftimin e korrupsionit, kurse nga partia në fuqi GERB arsyetuan mungesën dhe ikjen e parakohshme të përfaqësuesve të saj me “detyra pune”. Tepër i indinjuar, sepse e kishte thirrur Këshillin konsultativ të sigurisë akoma më 30 gusht, Presidenti Radev komentoi me ton therës se luftimi i korrupsionit mund të arrijë sukses vetëm kur ai bëhet prioritet ndër angazhimet e tjera të politikanëve dhe shpalli mbledhjen tjetër të Këshillit më 17 tetor, pa ndryshuar temën e saj.
Konfrontimi mes përfaqësuesve të partisë qeverisëse dhe Presidentit pritej, sepse gjatë ditëve të fundit GERB-i drejtpërsëdrejti akuzoi kreun e shtetit në korrupsion, kurse nga ana e tij Presidenti u përgjigj se partia qeverisëse ka filluar luftë kundër tij dhe do ta marrë përgjigjen adekuate.
Nga Këshilli paraprakisht u larguan dhe përfaqësuesit e Lëvizjes për të Drejtat dhe liritë dhe parisë “Volja” – diçka që tregon negligjencën e tyre ndaj këtij problemi.
Një negligjencë, e cila është e pakuptueshme dhe e shqetësuese, po të kemi parasysh se korrupsioni në Bullgari kritikohet vazhdimisht nga Brukseli tashmë aq shumë vite me radhë. Negligjencë në një çast, kur Sofja kërkon nga Komisioni Evropian ndërprerjen e monitorimit të rendit të brendshëm dhe të sistemit të drejtësisë, kështu edhe pranimin tonë në Hapësirën e Shengenit. E pakuptueshme është gjithashtu kundërvënia e ashpër mes politikanëve, pavarësisht nga domosdoshmëria për konsolidimin e përpjekjeve në lidhje me kryesinë bullgare të këshillit të Bashkimit Evropian, e cila do të fillojë pas më pak se tre muajsh.
Pak pas dështimit të mbledhjes së Këshillit konsultativ të sigurisë kombëtare qeveria doli me një komunikatë, në të cilën pohoi se të gjitha pohimet për bojkotimin e mbledhjes nga ana e qeverisë janë spekulative. Qeveria përkrah plotësisht përpjekjet e Presidentit të republikës për konsolidimin e institucioneve në kundërvënien e korrupsionit dhe kabineti do të vazhdojë aktivisht të marr pjesë në këtë proces – thuhet gjithashtu në këtë komunikatë. Qeveria nënvizoi gjithashtu se luftimi i korrupsionit është ndër prioritetet e punës së saj, duke përfshirë këtu përgatitjen e legjislacionit kundër korrupsionit deri në fundin e këtij viti.
Mundësinë për ta bindur shoqërinë bullgare në këto pohime kabineti do ta ketë pikërisht pas një jave – më 17 tetor, kur do të zhvillohet mbledhja e dytë e Këshillit Konsultativ me të njëjtën temë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..